Plagosësi i polices në gjykatë, deputetët e opozitës nxirren jashtë: Gjyq politik për të fshehur dhunën ndaj 18-vjeçarit

Në Gjykatën e Tiranës po zhvillohet seanca gjyqësore për masën e sigurisë për Daniel Drobajn, ndërsa deputetët e opozitës, ashtu si media nuk janë lejuar në sallë (lexo ketu). 

Deputetët e PD dhe LSI Klevis Balliu, Flamur Noka, Kejdi Mehmetaj, Gent Strazimiri dhe Brahimllari fillimisht nuk pranuan që të dalin nga salla, por gjyqtari Besnik Hoxha ndërroi sallën dhe pas 40 minutash nisi seancën. Deputetët e opozitës e kanë kundërshtuar vendimin duke akuzuar kryeministrin Rama se po tenton që të fshehë dhunën ndaj 18-vjeçarit. 

“Opozita është e bashkuar për të mbështetur deri në fund banorët, pasi janë qytetarë të denjë, meritojnë që të kenë shtëpitë e tyre. Terrori, dhuna dhe arroganca ndaj qytetarëve do të ndalohet. Të kompensohen të gjithë deri në një”tha Noka.

Ndërsa Brahimllari i LSI u shpreh se ndaj Drobajt është ushtruar dhunë dhe kjo sipas tij është e papranueshme, pasi është një student që ka mbaruar gjimnazin me mesatare 9.6.

“Është tipik gjyq politik dhe Rama urdhëroi që opinioni mos të njihet me dhunën që është ushtruar. Edi Rama kërkon ti mbyllë gojën të gjithë shqiptarëve. Është e turpshme si policia ushtron dhunë ndaj një studenti që ka mbaruar me 9.6 mesatare.

Nuk ka të drejtë Rama të ushtrojë dhunë as ndaj Danielit as ndaj të tjerëve. Përveç deputetëve është urdhëruar të dalë jashtë edhe përfaqësuesi i Avokatit të Popullit. Prokuroria të hetojë, por ushtrimi i dhunës ndaj Danjelit është e papranueshme” deklaroi ai.

Daniel Drobaj hodhi kapsollën e cila i dëmtoi rëndë gishtat efektives së "Shqiponjave" Ina Nuka gjatë protestës së dhunshme para Kuvendit ditën e enjte.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • art: 26/11/2018 18:24

    Propozoj: Mqs ka mbaruar te mesmen me 9.6, ti jepet e drejta te vrasi e te presi, pa u penalizuar. Te parin Nul Moken,

    Përgjigju
  • Tini: 26/11/2018 16:53

    Keta deputet jane drejtuesit e vertete te dhunes . Ku ka ne BE te dali deputeti te mbroj krimin kunder organeve, te rendit, ose me keq te shtyj policine . Ata duhen denuar penalisht per mbeshtetje te dhunes . Mjaft me deputet koti di Noka , Saluanji dhe kompani . Shteti duhet te veproj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Hapa pas për titullin, Klopp: U kërkoj falje tifozëve

Hapa pas për titullin, Klopp: U kërkoj falje tifozëve