Babai vrau të bijën dhe e groposi në kopshtin pranë shtëpisë në Greqi, nëna: Vajzën s'e shihja prej 12 vitesh (VIDEO)

BERAT - Vrasja e 28-vjeçares shqiptare nga babai i saj në Greqi i cili më pas groposi në kopshtin pranë shtëpisë trupin e pajetë, tronditi mbarë opionionin publik jo vetëm në shtetin fqinj, por edhe në Greqi (Lexo këtu). Prindërit ishin divorcuar disa vite më parë dhe Anxhelina Petro jetonte me babain e saj Aleko Petro në Alepou të Korfuzit. Pjesa tjetër e familjes ndodhet në Berat. Report Tv ka kontaktuar me nënën e vajzës, Xhezmije Hoxhallari e cila shprehet se të bijën, Anxhelinën nuk e shihte prej 12 vitesh, ndërsa me të bisedonte në telefon. Ajo kërkon ndihmë për kthimin e trupit në Berat pranë familjes, ndërsa ka edhe një apel për drejtësinë që të japë dënimin e merituar për ish-bashkëshortin e saj.  

Kisha 12 vite që nuk e shihja vajzën. Vetëm flisnim në telefon. Apeli im është që trupi i vajzës të kthehet në Berat për varrimin. Drejtësia të vihet në vend për ish-bashkëshortin. Nuk dimë asgjë, se u dashurua, se çfarë.Ata prunë njerëz, erdhën këtu. Por unë nuk dua ta qajnë atje, dua këtu në shtëpinë time ta qaj. Tërë jetën nuk ma lanë ta takoj. Të vetë tani ta qaj tek kriminelët jo. Të jetë femra 28 vjeçe dhe të vritet kështu, nuk e shpjegoj dot. 

Xhezmije Hoxhallari, nëna e Anxhelina Petros

Sipas mediave greke, motiv për vrasjen makabër ka qenë lidhja e 28-vjeçares shqiptare me një të ri afgan, lidhje të cilën nuk e pranonte babai i saj, Aleko Petro. 52-vjeçari mësohet se e ka goditur vajzën disa herë me një shufër hekuri në kokë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Dhe më pas trupin e pajetë të të bijës e ka groposur në kopshtin pas shtëpisë për të humbur gjurmët.

Ora 08:10
Ja kush është vajza e vrarë nga i ati në Greqi, foto nga vendi i ngjarjes
  • /b.ha./Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:

      A ka politika frikë nga SPAK-u?



    ×

    Lajmi i fundit

    Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

    Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët