'Babalja' në 'Repolitix', a rrezikon mandatin deputeti Salianji? Gazetari: Thirret në Prokurori Florenc Hoxha

Çështja "Babale 1" ishte temë e emisionit "Repolitix" në Report Tv, nën drejtimin e gazetarit Denis Minga. Të ftuar në emision janë ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi, avokat Spartak Ngjela si dhe gazetarët Ferdinand Dervishi dhe Elton Qyno. Nën hetim nga Prokuroria, krahas Albert Veliut dhe kunatit të tij, është vënë edhe deputeti i PD, Ervin Salianji, ndërsa detyrim paraqitje Krimet e Rënda kanë dhënë për gazetarin Jetmir Olldashi. 

Gazetari i "Shqiptarja.com", Elton Qyno, tha se javën e ardhshme do paraqitet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ish-drejtori i Policisë Bashkiake, Florenc Hoxha, i cili ka intervistuar Fredi Alizotin, video kjo e publikuar dy ditë më parë nga deputeti i PD, Ervin Salianji.  

Sot ai është pyetur në cilësinë e personit që zhvillohen hetime. Do tregohet në vijim nëse do i komunikohet akuza e kallëzimit të rremë, njësoj si dhe Albert Veliut e Fredi Alizotit. Javën tjetër pritet të vijë dhe të pyetet në prokurori personi që ka invervistuar Fredi Alizotin, Florenc Hoxha. Për çfarë e ka intervistuar dhe për çfarë e ka nxjerrë. Edhe sot, Salianji ka thënë se këtë person nuk e kam takuar ndonjëherë, por në qershor 2018 Florenc Hoxha më ka thirrur dhe më ka dorëzuar një material, ku më ka thënë se ky është personi që ka bërë rolin e Agron Xhafajt.

Elton Qyno, gazetar i Report Tv

Spartak Ngjela: Kjo është luftë kundër Ministrit të Brendshëm. Këtë sturkturë mentale nga Sali Berisha. Frika i ka çuar këtu, por frikën e kanë nga Ministri i Brendshëm. 

Fatos Klosi: Opozita duhet të heqë dorë nga këto, të mos merret me "Babalet". Parlamenti iu ka mbetur, duhet ta shfrytëzojnë. Po vjen fundi i legjislaturës dhe do jepet llogari përpara njerëzve për ca gjëra të tjera. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Plasa: 13/10/2018 16:12

    KUSH I ha mutrat we DHJET nga GOJA Spurdhak Ngjela ?? TELEVIZIONET Jane KTHYER NE prodhues te ideologjise fashiste MAFIOZE QE PO mbajne te NGUJUAR NJEREZIT DHE po HELMOJNE te VERTETEN .SITUATA eshte e frikeshme.Kush eshte I forteci LIDHUR me QEVERINE SHKON me chi per te KULTIVUAR KANABIS .KU ESHTE TAHIRI ?? KU ESHTE SOTA ?? PO KURUMI ?? A DO TA MBYLL RAMA BIZNESIN E VELLAIT Qe ka DISA vjet koka e BINGOVE .DEGRADOI RININE E SHQIPERISE ME ( NE CDO KL KATROR NJE KAZINO ) ME ZI NUK KA .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

U ndalua në Serbi, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U ndalua në Serbi, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës