Pas mosbindjes civile ku u bllokuan katër akse rrugore nacionale, kryetari i PD, Lulzim Basha mblodhi aleatët në selinë blu, ku morën pjesë edhe përfaqësuesit e LSI. Basha u shpreh dyshues lidhur me tëheqjen e Ramës nga tarifa në "Rrugën e Kombit" kur u shpreh se më parë ai duhet të lirojë 11 të arrestuarit.
I pyetur se cili do jetë skenari i opozitës ditët në vijim, kreu demokrat theksoi se do mbështesë të gjitha aktet e mosbindjes civile të qytetarëve.
"Edi Rama sot ka pranuar fatjin, por përsa kohë mban në burg 11 të pafajshëm, nuk është tëhequr. I bashkohemi kërkesës së qytetarë për lirimin e 11 pengjeve të fajeve të Edi Ramës. Ata nuk janë fajtorë, por pengje të fajit të Edi Ramës. Ai duhet të anulojë menjëherë e përgjithmonë taksën kurruptive të "Rrugës së Kombit", do japë përgjegjësi ligjërisht dhe penalisht për urdhrat e paligjshëm që ka rrëmbyer qytetarët nga shtëpitë e tyre. Përsa kohë kjo nuk ndodh opozita do qëndrojë në krah të protestës legjitime të qytetarëve kuksianë për lirimin e pengjeve.
Trau, taksa, tarifa e Edi Ramës ishte ajo që i shtyu shqiptarët në protestë. Kanë ngritur shqiptarët në këmbë në solidaritet me qytetarët e Kukësit. Do vazhdojmë të mbështesim të gjitha aktet e mosbindjes civile të qytetarëve".Lulzim Basha, Kryetar i PD
Basha e cilësoi të paligjshëm vendimin e gjykatës për të lënë në burg 11 kuksianët. "Nuk duhet të jenë ata në burg, por kriminelët që ka liruar Edi Rama".

Komente

Thirrje shume e bukur kjo mbeshtesni kush shkaterron sepse shkaterrimin e keni me embrion Shkaterruat dogjet grite eprete cdo gje nen siglen se ishin komuniste edhe pemet I prete e kthyet vendin ne shkretetire Pyesni veten cfar fituam??? Populli humbi ju shitet e privatesuat ku deshet e sa deshet e per nje kohe te shkurter na u bete milionere kur deri me 1997 te gjithe kishim vetem 2 pale breke Si mund te jeni ju per popullin???!!e te mendoni per te? tju vije turp ty Luli e ti kryemadhi qe i genjeni e jua vodhet shqetsimin e protesten atyre njerezve hallezhinj e I shtyte te djegin se qe te dy bashke me partite tuaja jeni ne pike te hallit e doni ta terhiqni vemendjen nga keto Na lini me hallet tona e emanciponi partite e zgjithni rruget demokratike jo urrejtje e shkaterrim Per te gjithe politikane : Ne jemi nje vend i Vogel qe ju me xhepat tuaj na fusni e do ishit rregulluar me kohe e vakt po aty ska vend per ne se I kini plot me para Vetingu shpresa jone
PërgjigjuO lul o debil po me fatmirin do konkurosh o bukurosh . Ti se kupton që je bo si bloz fatmir mediu gerdeci qe karkaleci ngeci s'shkon më kjo pun se ha më populli sapunin për djath . Prandaj thiri menjes e reago e qorr mos u bo
Përgjigju