Basha viziton familjet e tre viktimave në Mat: Masakra e djeshme e frymëzuar nga krimi në pushtet

MAT - Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vizitoi këtë mbrëmje familjet e tre viktimave të masakrës së djeshme në Mat për t'u shprehur ngushëllimet për humbjen e njerëzve të tyre të dashur. Basha gjithashtu vizitoi edhe të plagosurin Astrit Hani, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Burrrelit. Pas daljes nga spitali kreu i opozitës tha se masakra e djeshme është e frymëzuar nga krimi në pushtet.

Ngjarja e djeshme ka tronditur jo vetëm Burrelin por gjithë shqiptarët, ajo tregon kapitullimin total të shtetit përballë krimit dhe gjendjen e pasigurisë që mbretëron nga Shëllia në qendër të Tiranës, nga Shkodra në Vlorë. Modeli nga të cilat frymëzohen këto ngjarje kriminale ku 5 njerëz kanë humbur jetën brenda 24 orëve është ai që duhet të marrë fund dhe të zëvendësohet nga një qeverisje e përkushtuar, një qeverisje e cila kujdeset për sigurinë e qytetarëve dhe është pranë tyre në ditë të vështira si kjo e sotmja. I bëj thirrje kryeministrit të kyçë gojën që e përdor me fjalor harbuti për çdo gjë dhe t'u shprehë ngushëllimet 3 familjeve dhe në veçanti familjarëve të 3 viktimave të kësaj masakra shtazarake, t'u ofrojë siguri qytetarëve të Matit dhe të gjithë Shqipërisë. Ndonëse jam i bindur se çdo fjalë nga ana e tij nuk e zëvendëson ndjenjën e pasigurisë që mbijeton dhe as të ngushëllojë për dhimbjen e thellë që ndjejnë qytetarët e Matit.

Lulzim Basha, kryetar i PD

Shefi i opozitës theksoi se PD dhe opozita e bashkuar me ardhjen në pushtet do të rikthejnë sigurinë në vend, duke rivendosur me dorë të hekurt forcën e ligjit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eni: 13/10/2018 04:15

    Pasojat e vitit 97 sala akoma vazhdon te vras shqipetare e para se i la injorant dhe e dyta i paisi te gjithe me armey

    Përgjigju
  • TATA: 13/10/2018 03:57

    Ky don qeveri qe ti vrase vete popullin sic vrau 97 .sic vrau ne Gerdec.sic vrau ne bulevard pra qeveria e kriminelit lulzime merr persiper te vrase vete dhe ndalon vrasjet mes shoshoqt .O zot chale njeri asht qe armatosi vete popullin ne 97 tani shkon neper shpia me demek se se i dhimset .jo jo ky bon politik me Babale dhe fatkeqesira ska prgrame dhe arltenativa tjera .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet