POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Bashkëpunimi Vlorë-Korfuz, ndeshje mes dy universiteteve/ Dritan Leli: Ky takim është një shkëmbim përvojash mes fqinjëve

Bashkëpunimi midis dy vendeve për të krijuar ura miqësie. Kjo ka qenë motoja e aktivitetetit të zhvilluar në Korfuz midis Universitetit Ismail Qemali të Vlorës si dhe Universitetit të Korfuzit.

Një ndeshje futbolli miqësie midis dy universiteteve ka mbledhur në stadiumin e Korfuzit jo vetëm qytetarë, por edhe kreun e bashkisë së Vlorës Dritan Leli së bashku më atë të Korfuzit, Kostandinos Nikolauzos .

Në shkëmbimin e dhuratave ish-futbollisti i Flamurtarit, Vasil Ruci ka dhuruar një fotografi ku në të shkruhej se dashuria midis dy popujve, as blihet dhe as shitet, por vetëm dhurohet.

Gjërat e vogla sjellin punë të mëdha. Sot ndihem i lumtur që kam bërë këtë aktivitet. E kam shkruar se dashuria midis popujve as shitet as blihet, por dhurohet.

Vasil Ruçi, ish futbollisti i Flamurtarit

Ndërkohë trajneri i ekipit të Korfuzit, Janis Xhavara u shpreh se aktivitete të tilla afrojnë popujt.

Aktivitete të tilla afrojnë popujt dhe ky nuk është  i vetmi aktivitet, ai do të pasojë me të tjera në Himarë dhe në Prishtinë. Edhe pse Kosova nuk është njohur nga shteti Grek, ne si popull i njohim ata.

Janis Xhavaras, trajneri i ekipit të Korfuzit

Më pas krerët e bashkive respektive zhvilluan takim në Bashkinë e Korfuzit. Një përvojë e bukur midis dy vendeve tona , për të lidhur ura miqësie ka thënë, kreu i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli.

Ajo që ne kemi si qëllim është turizmi. Korfuzi është fillesa për të marrë njohuri dhe për t’i zbatuar ato.

Dritan Leli, Kryebashkiak i Vlorës

Ndërkohë që Kryebashkiaku i Korfuzit, Kostandinos Nikolauzos u shpreh se takime të tilla u japin më shumë mundësi për t’u njohur me kultura dhe shkëmbime eksperiencash. Më pas i gjithë delegacioni shqiptar bënë një vizitë nëpër qytetin e Korfuzit ku shijuan bukuritë që ofron ishulli i shumëvizituar nga mbarë bota.

f.g./b.ha.
Komento

Komente

  • Andeti: 15/10/2018 20:13

    Fitojm ne 3 me 0

    Përgjigju