BE kundër taksës së Kosovës për produktet serbe, Mogherini: Të hiqet menjëherë

Bashkimi Evropian e ka cilësuar vendimin e Kosovës, për rritjen e taksës në 100% ndaj produkteve serbe, si shkelje të marrëveshjes së CEFTA-s.

Përmes një njoftimi për media, përfaqësuesja e Bashkimit Europian, Federica Mogherini ka kërkuar nga shteti i Kosovës që ta revokojë menjëherë këtë masë.

“Vendimi i sotëm i Qeverisë së Kosovës për ta rritur taksën mbi mallrat nga Serbia dhe Bosnja në 100%, është shkelje e qartë e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë CEFTA, dhe frymës së MSA-së ndërmjet Kosovës dhe BE-së. Më tej ky vendim përkeqëson situatën pas taksës së parë prej 10% javën e kaluar. Qeveria e Kosovës duhet ta revokojë menjëherë këtë vendim”, thuhet në njoftimin për media të zyrës së Mogherinit.

Rritja e taksës ka shkaktuar reagime edhe në Serbi e Bosnje e Hercegovinë. Ministrat e qeverisë serbe e kanë cilësuar vendimin në fjalë si skandaloz, ndërsa presidenti serb, Aleksandër Vuçiç mësohet se ka kërkuar së fundmi një mbledhje me ambasadorët e huaj në Serbi dhe me Këshillin e Sigurisë.

Paraditen e sotme, qeveria e Kosovës e ndryshoi vendimin e 6 nëntorit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), e cila asokohe vendosi 10% masë mbrojtëse për produktet e importuara me origjinë nga Serbia e Bosnje e Hercegovina. Gjatë mbledhjes, ishte ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala që propozoi ndërrimin e masës nga 10 në 100 për qind për produktet e importuara. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 21/11/2018 22:29

    Pirdh thoi Mogerinit, pirdh!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Interi beson te Inzaghi, rinovon deri në vitin 2027

Interi beson te Inzaghi, rinovon deri në vitin 2027