POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Qeveria heq tarifën për përsëritësit, grup pune për 3 pikat e tjera, studentët: Protestë sërish

TIRANE- Ministria e Arsimit dhe Sportit ka pranuar njërën nga kërkesat e studentëve duke shfuqizuar nenin 4 të vendimit nr. 288 të majit 2018 të qeverisë për tarifën mbi kreditet për provimet e mbartura për studentët. Ndërsa në një konferencë të dytë për shtyp Nikolla bëri me dije se do të ngrihet një grup pune me përfaqësues nga ministria, universitetet dhe studentët për tre pikat e tjera. Vetëm disa minuta më pas, Qeveria mori vendimin për shfuqizimin e VKM-së dhe në kohë rekord u publikua në Fletoren Zyrtare.

Referuar tre pikave të tjera të studentëve, ministrja Nikolla fillimisht tha se 'kërkesa për pjesëmarrjen në bordin e administrimit është e paparë', pasi sipas saj nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës. Lidhur me kërkesën për përgjysmim të tarifës së studimit, Nikolla tha se është në dorë të universiteteve. Duke u ndalur te pika e fundit, kushtet në konvikte, ministrja u shpreh se qeveria ka investuar dhe do të investojë.

Vendimi i ministres Nikolla erdhi pas protestës së studentët të universiteteve të Tiranës, Korçës, Durrësit, Elbasanit, Vlorës dhe fakultetit të Juridikut në Shkodër, të cilët bojkotuan mësimin edhe ditën e sotme duke kërkuar plotësimin e kërkesave. Megjithatë, pavarësisht vendimit të Nikollës, protestat e studentëve do të vijojnë sërish nesër para Ministrisë së Arsimit. Studentët kërkojnë plotësimin edhe të tre kushteve të tjera. 

Paraditen e sotme në një moment situata u tensionua, pasi studentët në shenjë revolte hodhën drejt Ministrisë së Arsimit vezë, lapsa, stilolapsa, bidona dhe letra higjenike. Në Elbasan protesta agravoi në thyerje xhamash, ndërsa u shqye edhe një derë te fakulteti i Infermierisë. Ndërkohë që drejt fakultetit të Ekonomisë u qëllua me vezë nga studentët. Studentët mbyllën protestën rreth orës 15:50 ndërsa paralajmëruan mbajtjen e një tjetër tubimi nesër në orën 10:00 sërish përpara Ministrisë së Arsimit për plotësimin e të gjitha kërkesave. 

Katër kërkesat e studentëve
1. Anulimi i pikës 4 të vendimit nr. 288 të majit të 2018 për tarifat për kreditet për lëndët e mbartura (Pika e 4 e vendimit që anulua nga qeveria)
2. Përgjysmimi i tarifës së studimit
3. Përmirësimi i kushteve të konvikteve
4. Bordi i Administrimit të ketë numër të barabartë votash mes fakulteteve dhe Ministrise së Arsimit, duke shtuar një përfaqësues nga studentët në bord.                                                                                                                          

Ora 18:14
Heqja e tarifës për lëndët mbartura/ Tërhiqet nga protesta Këshilli Studentor i Universitetit të Shkodrës

Vendimi i Qeverisë për të shfuqizuar tarifën për lëndët e mbartura, ka dhënë efektet e para te protesta e studentëve. Dy anëtarë të Këshillit Studentor, Shkodër kanë njoftuar tërheqjen nga protesta.

Përmes një letre ku bëhet me dije tërheqja e Këshillit Studentor të Universitetit Luigj Gurakuqi, kryetari dhe sekretarja e Këshillit Studentor, Hysmir Idrizi dhe Albana Bushati kanë falenderuar studentët për pjesëmarrjen e tyre në protestë si dhe i kanë inkurajuar ato që të vijojnë procesin mësimor në mënyrë të rregullt.

Njoftimi  i Këshillit Studentor të Universitetit Luigj Gurakuqi, Shkodër për mospjesëmarrjen e mëtejshme të saj në protestën e studentëve karshi MAS
Ora 16:19
Studentët pastrojnë mbeturinat te Ministria e Arsimit pas mbylljes së protestës (VIDEO)

Në mbyllje të protestës, studentët e Universitetit të Tiranës të cilët protestuan për 6 orë me radhë përpara Ministrisë së Arsimit, kanë demonstruar edhe një anë qytetarie. Teksa shpërndaheshin ata kanë pastruar vendin nga mbeturinat. Në pamjet e sigururara nga Report Tv shihen studentët me qese në duar duke mbledhur mbetjet si shkopinj dhe pankarta përpara Ministrisë, të sjella aty nga vetë ata. Studentët kundërshtuan tarifën që i detyronte ata të paguanin për kreditet e çdo lënde të mbartur dhe nga ora 10:00 e deri në 15:50 bllokuan "Rrugën e Durrësit". Por qeveria vendosi shfuqizimin e VKM-së 288 duke hequr kështu tarifën, vendim i cili solli mbylljen e protestës për sot, pasi nesër ata do të protestojnë sërish për tre kërkesat e tjera.

Ora 15:50
6 orë përpara Ministrisë së Arsimit, studentët mbyllin protestën: Kthehemi sërish nesër në orën 10:00

Pas rreth 6 orësh, studentët e Universitetit të Tiranës kanë mbyllur protestën përpara Ministrisë së Arsimit, pasi qeveria shfuqizoi VKM-në 288 për tarifat mbi lëndët e mbartura. Prej orës 10:00 e deri në 15:50 studentët qëndruar përpara Ministrisë duke bërë thirrje për heqjen e tarifës për lëndët, përgjysmimin e tarifës së shkollimit si dhe kërkuan investime në sistemin universitar.

Megjithatë, studentët kanë paralajmëruar sërish protestë nesër po në orën 10:00 përpara Ministrisë së Arsimit për plotësimin e tre kërkesave të tjera. 

Ora 15:37
Zyrtare/ Qeveria shfuqizon pikën 4 të VKM nr.288: Studentët përsëritës nuk do të paguajnë

Këshilli i Ministrave bën zyrtar premtimin e dhënë nga ministrja Lindita Nikolla në mesditë se qeveria do të tërhiqej nga vendimi për heqjen e tarifave për lëndët e mbartura. Me firmë të kryeministrit Edi Rama, Qeveria ka shfuqizuar ditën e sotme (6 dhjetor 2018) VKM-në nr. 228 çka nënkupton se studentët nuk do t’i nënshtrohen tarifës për lëndët ku ata janë ngelës. "Pika 4 e vendimit nr.288, datë 21.05.2018, të Këshillit të Ministrave, shfuqizohet", thuhet në vendimin e Qeverisë.

Vendimi i Qeverisë për shfuqizimin e VKM-së nr.288

Studentët nuk do t’i nënshtrohen tarifës së shkollimit për kredit për detyrimet apo lëndët përsëritëse. Pas miratimit nga Këshilli i Ministrave, vendimi për shfuqizimin e tarifës është publikuar në kohë rekord në Fletoren Zyrtare duke marrë fuqi ligjore vendimi i ri dhe pezullimi i vendimit të mëparshëm.  

Vendimi i publikuar në Fletoren Zyrtare

Më herët reagoi edhe ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla e cila në një letër drejtuar studentëve protestues i njoftoi se është shfuqizuar pika 4 e VKM-së nr.288. datë 21 maj 2018, ndërsa për tre pikat e tjera shton se Ministria e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë është dakord për ngritjen e një grupi të posaçëm pune me përfaqësues të Këshillave Studentorë, MASR dhe Universiteteve. 

Letra e Nikollës drejtuar studentëve për shfuqizimin e pikës 4 të VKM-së
Ora 14:28
U hoq tarifa për mbetësit, Nikolla: Do të ngrihet grup pune për tre kërkesat e tjera

E ndërsa pranoi kërkesën e parë për shfuqizimin e pikës 4 të vendimit nr. 288 për heqjen e tarifës për studentët që kanë lëndë të mbartura, ministrja Nikolla përmes një deklarate për mediat në një dalje të dytë u shpreh se do të ngrihet një grup pune për tre kërkesat e tjera.

“Kjo protestë tregoi sesa pak informacion dhe komunikim kishte te studentët për gjithçka. Ndaj më shumë sesa rëndësia për heqjen e pikës 4 të VKM, kjo protestë ia vlejti për të ngjallur më shumë refleksion. Kam marrë një kërkesë nga këshillat studentore që më thotë se për kërkesat 2, 3, dhe 4 të ngrihet një grup pune nga këshillat studentorë, ministria dhe universitetet. Jam dakord dhe besoj që kjo është rruga e duhur që ne përmirësojmë shumëçka, por mbi të gjitha të ndërtojmë një dialog të shëndetshëm me të vërteta, ku bordet e administrimit, senatet dhe çdo aktor tjetër në jetën e universitetit”tha Nikolla. 

Tre kërkesat e studentëve për të cilat Nikolla tha se do të ngrihet grup pune janë; Përgjysmimi i tarifës së studimit, përmirësimi i kushteve të konvikteve dhe që bordi i Administrimit të ketë numër të barabartë votash mes fakulteteve dhe Ministrise së Arsimit, duke shtuar një përfaqësues nga studentët në bord.

Ora 14:25
Protesta/Ministrja Nikolla lajmëron një tjetër konferencë në orën 14:30

Pas takimit me rektorët dhe dekanët e universiteteve, ministrja Nikolla ka lajmëruar një tjetër konferencë shtypi në orën 14:30.

Ora 14:25
Jozefina Topalli: Studentët po protestojnë edhe kundër tradhtisë së opozitës

Ish-kryetarja e Kuvendit dhe ish-n/kryetare e PD, Jozefina Topalli përmes një postimi në Facebook thotë se studentët po protestojnë edhe për tradhtinë e opozitës. “Studentet- kujdestaret e kombit. Sot studentet po i japin nje drite shprese Vendit te tyre. Ata sot po protestojne kundra tarifave, por ne thelb

Protesta e tyre eshte kundra varferise se shumefishuar, kundra pamundesise per te jetuar nje jete sic e enderron cdo i ri; ata sot protestojne kundra papunesise te prinderve te tyre, kundra pensioneve qesharake te gjysherve te tyre; protestojne kundra padrejtesise, kundra brutatlitetit; kundra korrupsionit qe ka kap cdo qelize te ketij shteti; ata protestojne kundra krimit e pasigurise; protestojne ne fakt kundra qeverise dhe oligarkeve; kundra tradhetise se opozites dhe lidershipit te saj te korruptuar, si dhe kundra gjithe atyre qe pasurohen me karrigen politike qofshin ne pushtet apo opozite.

Ata sot protestojne kundra nje sistemi te kalbur qe nuk ka asgje te perbashket me ate qe studentet e 8 Dhjetorit kerkuan 3 dekada me pare. Ata sot po i japin shprese famijeve te tyre, shtepise se tyre, vendit te tyre te dashur. Ata po thojne : duam te jetojme ketu.. nuk duam te ikim si miliona shqiptare te tjere , vellezer e motra te tyre qe iken nga deshperimi. Bravooo studenta”.

Ora 14:05
Në protestë edhe studentët e Vlorës: Nuk i kemi prindërit deputetë, s’kemi lekë

Studentët e Universitetit të Vlorës kanë vendosur për të protestuar, por pas deklaratës së ministres Lindita Nikolla për tërheqjen nga tarifat. Studentët shprehen se nuk kanë mundësi të paguajnë asnjë tarifë shtesë dhe për këtë ndihen të detyruar të braktisin studimet dhe të largohen në emigracion. Studentët shprehen se prindërit e tyre nuk janë as deputetë, por jetojnë me të ardhura minimale. Ata paralajmërojnë se protesta do të vijojë deri në plotësimin e të gjitha kërkesave.

Ora 13:48
Tërheqja e MAS për lëndët e mbartura/ Studentët: Të plotësohen të gjitha kërkesat, duam arsim falas

E ndërsa një pjesë e studentëve janë larguar pas deklaratës së ministres Nikolla, pjesa tjetër vijojnë që të qëndrojnë para ministrisë së Arsimit duke kërkuar plotësimin e të gjitha kërkesave dhe arsim falas. “Protesta do të vijojë deri sa të dalë vendimi zyrtar, ndërkohë që duam plotësimin dhe të kushteve të tjera. Nuk ka pasur kërcënime në tërësi, ndoshta për persona të caktuar, por në tërësi jo. Deklarata e ministres për tërheqjen është e pranueshme për ne, por kërkojmë edhe plotësimin e kushteve të tjera. Sot protesta do të vijojë deri në orën 16:00, ndërsa nëse nuk do të plotësohen atëherë do të rikthehemi sërish” deklarojnë ata. 

Ora 13:00
Protesta e studentëve, Nikolla: Do të shfuqizojmë vendimin për tarifat për lëndët mbetëse

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla mesditën e sotme njoftoi se qeveria do të tërhiqet duke anuluar nenin 4 të vendimit nr. 288 për tarifën shtesë për provimet e mbartura për studentët. Përsa i përket pikës së dytë për përgjysmimin e tarifës, ministrja tha se është në dorë të universiteteve. Kërkesën për pjesëmarrjen në bordin e administrimit ajo e cilësoi si të paparë në asnjë vend të botës, ndërsa për kushtet në konvikte theksoi se do të investohet.

“Qeveria do të shfuqizojë që ditën e sotme pikën 4 të vendimit nr. 288 për tarifën për provimet e mbartura për studentët. Përsa i përket kërkesës për pjesëmarrje në bordin e administrimit më duket një kërkesë e paparë, nuk ndodh në asnjë vend të botës.

Nëse ka një precedent le të më tregojnë. Që nesër iu kërkoj që të realizoni transparencën e bordeve të administrimit. Ky debat është i shëndetshëm për të parë se çfarë bëhet me buxhetin që iu jepet universiteteve. Ne do të vijojnë proceset e inspektimit dhe monitorimit për të parë se sa buxheti shkon. Faleminderit studentëve që shërbyen si nxitës për të rritur komunikimin. Kushtet në konvlikte, kemi 18 mln euro për infrastrukturën e akomodimit. 

Përsa i përket kërkesës për përgjysmimin e tarifave; është e qartë që qeveria nuk bën ulje dhe ngritje tarifash, janë universitetet. Jeni të lutur që të shteroni një debat me studentët dhe pedagogët. Sot buxheti mbulon 70% të kostos reale të studimit. Është debat që do ti shkojmë deri në fund”deklaroi ministrja Lindita Nikolla.

 

Ora 12:51
PDIU: Studentët ishin ata që rrëzuan regjimin komunist, t’u plotësohen kërkesat

PDIU ka reaguar për protestën e sotme të studentëve. “Sot Tirana dhe disa qytete të Shqipërisë u ndezën nga prania e dhjetra mijëra studentëve që kërkonin të drejtat e tyre. Studentët ishin ata që rrëzuan regjimin komunist, e si brezi me idealist i shoqërisë shqiptare kanë një status të paprekshëm, e janë mbi të gjitha palët. Kërkesat e tyre duhen dëgjuar e duhet plotësuar çdo kusht që rinia të shkollohet mire, e të ketë një të ardhme në këtë vend. PDIU mbështet protestën e studentëve e deklaron se do të mbështesë çdo protestë të tyre sot e në vazhdim, duke refuzuar çdo akt arrogance e keqtrajtimi këtij brezi të mrekullueshëm të rinjsh. Gjithshka për të rinjtë. Dhjetori u kthye. Ky vend ka ende shpresë” deklaron PDIU.

Ora 12:50
Ministria e Arsimit lajmëron se do të ketë një komunikim me mediat pas pak

Ministrja e Arsimit dhe Sportit ka lajmëruar se do të ketë një komunikim me mediat pas pak minutash në lidhje me kërkesat dhe protestën e studentëve që po zhvillohet.

Ora 12:47
Studentët hapin rrugën për ambulancën te Rruga e Durrësit (VIDEO)
Ora 12:37
Studentët e Elbasanit mbyllin protestën: Nëse s’ka zgjidhje, nesër sërish bojkot

Studentët e Elbasanit kanë mbyllur protestën për ditën e sotme, ndërsa kanë paralajmëruar se nëse ministrja e Arsimit nuk do të pranojë kërkesat e tyre nesër do të bojkotojnë sërish mësimin për t’u rikthyer në protestë.

Ora 12:30
Protesta, studentët varin bluzat e bardha te hekurat e ministrisë (FOTO)
1 / 18
2 / 18
3 / 18
4 / 18
5 / 18
6 / 18
7 / 18
8 / 18
9 / 18
10 / 18
11 / 18
12 / 18
13 / 18
14 / 18
15 / 18
16 / 18
17 / 18
18 / 18

Protestës para Ministrisë së Arsimit i janë bashkuar dhe studentët e Universitetit të Mjekësisë dhe të Infermierisë. Ata kanë vendosur në kangjellat e godinës së ministrisë bluzat e bardha.

Ora 12:25
Protesta e studentëve, Presidenti: Institucionet të dëshmojnë përgjegjësi, dialog dhe zgjidhje

Presidenti i Republikes, Ilir Meta ka reaguar pas protestës së studentëve duke kërkuar nga institucionet të deshmojnë ndjeshmërinë dhe pergjegjësinë e duhur në adresimin e çështjeve. Meta shprehet se rinia është aseti ynë me i çmuar kombëtar, ndaj dhe kujdesi ndaj shqetesimeve dhe aspiratave të tyre duhet të jetë prioritet i të gjithëve, sidomos i institucioneve. 

“Presidenti i Republikes, Meta po ndjek me vëmendje protestat e studentëve të universiteteve në disa qytete të vendit. Duke vlerësuar situatën e krijuar, Presidenti Meta u bën thirrje autoriteteve dhe institucioneve pergjegjëse të deshmojnë ndjeshmërinë dhe pergjegjësinë e duhur në adresimin e çështjeve që shqetësojnë studentët, në përputhje me kuadrin ligjor dhe të frymës së dialogut për një zgjidhje sa më të shpejtë dhe të drejtë në interesin më të mirë publik.

Duhen bërë me shumë përpjekje për një arsim dhe edukim sa më cilësor, që garanton shanse të barabarta për të gjithë, pavaresisht mundësive të tyre financiare. Rinia është aseti ynë me i çmuar kombëtar, ndaj dhe kujdesi ndaj shqetesimeve dhe aspiratave të tyre duhet të jetë prioritet i të gjithëve, sidomos i institucioneve” thuhet në njoftimin e Presidencës. 

Ora 12:12
Protesta e studentëve/ Dom Gjergj Meta: Ju admiroj pafund, na dhatë një shembull të mirë

Dom Gjergj Meta, iIpeshkv i Rrëshenit, ka përshëndetur protestën e studentëve para Ministrisë së Arsimit. Përmes një postimi në rrjetet sociale ai shprehet se protesta e studentëve është përgjigja më e mirë për realitetin që është krijuar. “Rastesisht sot ju pashë në Tiranë duke protestuar. Ishit shumë.

Të rinj e të freskët. Kushedi sa ëndrra keni në zemrat tuaja. Por keni ndezur edhe te ne të rriturit dëshirën për të ëndërruar. Në fakt ndejta disi anash teksa ju shihja, sepse nuk doja të prishja atë dekor sikurse jua prishin përfaqësuesit e politikës sidomos asaj opozitare që duke mos pasur kauza vjedh kauzat tuaja.

Ju jeni në fakt përgjigja më e mirë ndaj atyre që duan të ikin nga ky vend sepse politika e qeverisë ua ka bërê t’u gërtitet ky vend. Ju jeni përgjigja më e mirë ndaj një grupimi opozitar pa mendim substancial, sidomos të atyre rioshave që janë plakur para kohe dhe ndaj një qeverisje pa vizion tërësor. Ju jeni përgjgja më e mirë ndaj ne të rriturve që mbetëm duke u kap nëpër studjo televizive pa asnjë produkt.

Faleminderit studentë! Jua di për nder që jeni dhe që ngrini zërin tuaj. Mos pranoni t’ju vjedhin kauzat apo t’ju blejnë. Forconi mendimin tuaj dhe shkojini deri në fund. Keni të drejtë derisa sa doni një të ardhme.  Ju mund ta bëni ndryshimin. Lëreni politikën plakë në “shenjtninë” e saj. Mos u ndalni. E drejta juaj është e ardhmja e vendit tonë. Ju admiroj pafund” shkruan Dom Gjergj Meta.

Ora 12:03
Kërkesat e studentëve/ Ministrja Nikolla takim me rektorët dhe dekanët

Ministrja Lindita Nikolla do të zhvillojë pas pak një takim me rektorët dhe dekanët në institucionin që drejton në lidhje me kërkesat e studentëve dhe protestën që po vijon para Ministrisë së Arsimit.

Ora 12:01
Protesta në foto, studentët vijojnë të qëndrojnë para Ministrisë së Arsimit

Protesta e studentëve sot para Ministrisë së Arsimit. Foto Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com

1 / 16

Protesta e studentëve sot para Ministrisë së Arsimit. Foto Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com

2 / 16

Protesta e studentëve sot para Ministrisë së Arsimit. Foto Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com

3 / 16

Protesta e studentëve sot para Ministrisë së Arsimit

4 / 16

Protesta e studentëve sot para Ministrisë së Arsimit

5 / 16

Protesta e studentëve sot para Ministrisë së Arsimit

6 / 16

Protesta e studentëve sot para Ministrisë së Arsimit

7 / 16

Protesta e studentëve sot para Ministrisë së Arsimit

8 / 16

Protesta e studentëve sot para Ministrisë së Arsimit

9 / 16

Protesta e studentëve sot para Ministrisë së Arsimit

10 / 16

Protesta e studentëve sot para Ministrisë së Arsimit

11 / 16

Protesta e studentëve sot para Ministrisë së Arsimit. Foto Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com

12 / 16

Protesta e studentëve sot para Ministrisë së Arsimit

13 / 16

Protesta e studentëve sot para Ministrisë së Arsimit. Foto Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com

14 / 16

Protesta e studentëve sot para Ministrisë së Arsimit

15 / 16

Protesta e studentëve sot para Ministrisë së Arsimit. Foto Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com

16 / 16
Ora 12:00
Protesta e studentëve nëpër rrethe për tarifat e shkollimit
Ora 11:55
Thyhen xhamat, shqyhet dera dhe qëllohet me vezë universiteti në Elbasan

Protesta në Elbasan ka agravuar në thyerje xhamash, ndërsa është shqyer edhe një derë te fakulteti i Infermierisë. Ndërkohë që drejt fakultetit të Ekonomisë është qëlluar me vezë nga studentët. Pas protestës në fakultete, studentët po marshojnë drejt qendrës së qytetit të Elbasanit.

Universiteti i Elbasanit i goditur me vezë
Ora 11:43
Elbasan, studentja me aftësi të kufizuara në protestë: Duam të drejtat tona (VIDEO)

Protestës në Elbasan ia është bashkuar edhe një studente tetraplegjike. Përpos katër kërkesave të studentëve, ajo kërkoi që të zbatohen të drejtat e personave me aftësi të kufizuara. “Do të kërkojë të drejtën e personave me aftësi të kufizuar, të pajisjen me bursa, me ndihma sociale që meritojnë, të mos ketë kushte, si për këtë që po protestojmë, të vihet në pah e drejta jonë” u shpreh studentja.

Ora 11:31
Kryemadhi përshëndet protestën: Politika duhet të mësojë prej jush

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka reaguar duke përshëndetur protestën e studentëve para Ministrisë së Arsimit. “Ju meritoni të jetoni të lumtur në Shqipëri. Politika duhet të mësojë prej jush” thotë ajo në një status në Facebook.

Ora 11:20
Anëtarja e këshillit studentor Shkodër: Ka presione nga rektori, por protesta do të vijojë

Anëtarja e këshillit studentor Shkodër, Melisa Braci, studente e Juridikut është dorëhequr nga këshilli, pasi ky organ nuk iu bashkua protestës. Ajo shprehet se ka pasur presione nga rektori Adem Bekteshi, por protesta do të vijojë dhe do të jetë masive. “Ika nga këshilli për shkak të debateve për protestat. Shumë nga anëtarët nuk ishin dakord që nxënësit të protestonin. Ka pak frikë, por besoj që shkodranët nuk janë frikacakë që të tundohen nga disa kleptokratikë. Kishte disa diskutime mes disa drejtuesve të universitetit të Shkdorës, në korridore, por besoj që nuk do të arrijë deri te ajo ndenja e revoltës së studentëve që nuk është politike. Do të ketë protestë masive. Ka qenë bëjnë mësim, por nuk e dinë se çfarë po ndodh, por besoj brenda pak orëve do të ezaurohet” tha ajo.

Ora 11:11
‘Nuk jemi marioneta’/ Studentët e Durrësit: Jo pallavra qeverie

Studentët e Durrësit vijojnë protestën duke u solidarizuar me Tiranën. Ata shprehen të vendosur për të vijuar protestën deri në plotësimin e të gjithë kërkesave.

Ora 11:08
Studentët e Korçës e mbyllin për ditën e sotme: Rikthehemi sërish nesër në protestë

Studentët e Universitetit të Korçës kanë përfunduar protestën për ditën e sotme, ndërsa shprehen se nesër do të vijojnë bojkotin dhe tubimin.

Ora 11:00
Revoltohen studentët, lapsa, letra dhe bidona drejt ministrisë së Arsimit

Studentët kanë hedhur letra higjenike, bidona, lapsa dhe stilolapsa drejt ministrisë së Arsimit, të revoltuar, pasi akuzojnë se janë bllokuar valët e internetit, ndërsa kërkojnë reagimin dhe plotësimin e katër kërkesave të tyre.

Studentët duke hedhur letra drejt Ministrisë së Arsimit
Ora 10:48
Njëra nga organizatoret e protestës: Presim përgjigjen e MAS, të reagojë edhe Dekanati

Viki Cipi është njëra nga studentet, që është në grupin e organizatorëve të protestës para Ministrisë së Arsimit. Ajo shprehet se protesta do të vijojë deri në plotësimin e kërkesave, ndërsa kërkoi një reagim edhe nga dekanati. “Kjo është dita e tretë e protestës. Studentët po protestojnë për të drejtat e tyre, plotësimin e katër pikave.

Do të zbatohet vullneti i studentëve, kemi dërguar një kërkesë te ministrja, kushdo nga përfaqësuesit të vijë në shesh, nuk kemi përse të ngjitemi lart. Sot kanë bojkotuar edhe Elbasani, Durrësi dhe bojkoti do të vijojë deri në anulimin e VKM-së. Kjo është rritje tarifash. Dekanati duhet të mbajë një qëndrim”deklaroi ajo për Report Tv.

Ora 10:35
REPORT TV sjell pamjet nga lart nga protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit

Protesta e studentëve sot para Ministrisë së Arsimit. Foto Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com

1 / 7

Protesta e studentëve sot para Ministrisë së Arsimit. Foto Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com

2 / 7

Protesta e studentëve sot para Ministrisë së Arsimit. Foto Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com

3 / 7

Protesta e studentëve sot para Ministrisë së Arsimit. Foto Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com

4 / 7

Protesta e studentëve sot para Ministrisë së Arsimit. Foto Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com

5 / 7

Protesta e studentëve sot para Ministrisë së Arsimit. Foto Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com

6 / 7

Protesta e studentëve sot para Ministrisë së Arsimit. Foto Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com

7 / 7

REPORT TV sjell pamjet nga lart të protestës së studentëve para Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Studentët nga të gjitha fakultetet dhe Bujqësori në Kamëz vijojnë prej orës 10:00 të ditës së stome protestën duke kërkuar plotësimin e katër pikave, kryesoja anulimi i tarifës për kreditet për lëndët e mbartura. ‘Jo kredi për kredite, jemi studentë, jo bankë. Jo zhvatje. E duam Shqipërinë si gjithë Europa. Nuk do të tërhiqemi nga e drejta jonë’ shprehen studentët. Lindita Nikolla në një intervistë për Report Tv u shpreh dje është e gatshme për të dialoguar, ndërsa shtoi se qeveria është e gatshme të shkojë drejt heqjes së tarifës nga VKM-ja dhe të jenë vetë universitetet dhe fakultetet ato që të vendosin lidhur me këtë tarifë nëse duhet aplikuar apo jo, por studentët kanë vijuar protestën. Ata shprehen se do të vijojnë deri sa të tërhiqet zyrtarisht vendimi.

Ora 10:32
‘Nuk dimë gjë’/ Studentët e Gjirokastrës nuk i bashkohen protestës

Studentët e Gjirokastrës nuk janë solidarizuar me pjesën tjetër të Universiteteve në Tiranë dhe rrethe duke mos e bojkotuar mësimin. Ata nuk kanë pranuar që të flasin duke thënë vetëm ‘nuk dimë asgjë për protestën’. Hera e fundit që studentët e Gjirokastrës kanë protestuar ka qenë shkurti i 1997, thotë gazetari i Report Tv, Piro Nase.

Ora 10:29
Studentët e Elbasanit nisin marshimin drejt qendrës së qytetit, bllokohet rruga

Studentët në Elbasan pas protestës para universitetit kanë nisur marshimin drejt qendrës duke shkaktuar bllokimin e qarkullimit.

Ora 10:28
Protestuesit në Tiranë para MAS: Nesër do të vijnë studentët nga rrethet

Studentët që po protestojnë para ministrisë së Arsimit dhe Sportit prej orës 10:00 deklarojnë se nesër do të vijnë në Tiranë dhe studentë nga rrethet. “Vijmë nga universiteti i mjekësisë, kërkojmë uljen e tarifës dhe kushte më të mira. Nesër do të na bashkohen studentët nga rrethet” deklarojnë ata për Report Tv.

Ora 10:25
Tarifat e krediteve, studentët protestë para Ministrisë së Arsimit (FOTO)

Protesta e studentëve sot para Ministrisë së Arsimit

1 / 8

Protesta e studentëve sot para Ministrisë së Arsimit

2 / 8

Protesta e studentëve sot para Ministrisë së Arsimit

3 / 8

Protesta e studentëve sot para Ministrisë së Arsimit

4 / 8

Protesta e studentëve sot para Ministrisë së Arsimit

5 / 8

Protesta e studentëve sot para Ministrisë së Arsimit

6 / 8

Protesta e studentëve sot para Ministrisë së Arsimit

7 / 8

Protesta e studentëve sot para Ministrisë së Arsimit

8 / 8
Ora 10:21
‘E duam Shqipërinë si gjithë Europa, hiqni tarifat’/ Studentët para MAS

Studentët e Tiranës janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit, ndërsa me thirrjet ‘E duam Shqipërinë si gjithë Europa, të hiqen tarifat, duam të drejtat tona” vijojnë protestën.

Ora 10:18
Studentët e Korçës: Po protestojmë për të drejtat tona, tarifat janë të papërballueshme

Studentët e Korçës po protestojnë në bulevard, ndërsa paralajmërojnë se nuk do të ndalen deri në tërheqjen dhe anulimin e vendimit.

Ora 10:09
Studentët e Universitetit Bujqësor të Kamzës në këmbë drejt Tiranës

Studentët e Universitetit Bujqësor të Kamzës po vijnë në këmbë drejt Tiranës për t’u bashkuar me pjesën tjetër të studentëve para Ministrisë së Arsimit. Studentët e Universitetit të Kamzës janë aktualisht te sheshi ‘Shqiponja’, ndërsa trafiku është normal.

Ora 10:05
Vijon protesta e studentëve në Elbasan: Do të vijmë në Tiranë

Në Elbasan prej orës 09:30 ka nisur protesta në universitetin e Elbasanit. Studentët deklarojnë se “Nuk do të ndalemi këtu, do të vijmë në Tiranë nëse do të jetë e nevojshme dhe nëse qeveria nuk do të reflektojë. Protesta deri në rrëzimin e vendimit” deklarojnë disa prej tyre.

Ora 10:00
Fillojnë dorëheqjet nga këshilli studentor i universitetit të Shkodrës

Melisa Braci, studente e Juridikut është dorëhequr nga këshilli studentor Shkodër, pasi ky organ nuk iu bashkua protestës.

Ora 09:50
Në Shkodër në protestë vetëm fakulteti Juridik, në Gjirokastër dhe Vlorë nuk ka tubime

Vetëm studentët e universiteteve të Gjirokastrës dhe Vlorës nuk i janë bashkuar protestës, ndërsa në Shkodër në protestë kanë dalë vetëm studentët e Juridikut

Ora 09:48
Studentët e Universitetit Bujqësor i shkojnë te dritarja pedagogut: Bashkohu me ne (VIDEO)

Disa studentë të Universitetit Bujqësor përpara se të niseshin te protesta para Ministrisë së Arsimit i bënë thirrrje një pedagogu që gjendej në auditore që të bashkohej me ta.

Ora 09:46
Protesta e studentëve, PD: Kështu nisi edhe lëvizja që rrëzoi diktaturën

E ndërsa ka publikuar një foto nga protesta e studentëve të një pankarte me mbishkrimin "1990 is Back", Partia Demokratike shprehet se “studentët e ‘Fan Nolit’ në Korçë i bashkohen grevës së studentëve të Tiranës! Parullat e tyre paralajmërojnë për një lëvizje si e ‘90-es, ku me vendosmërinë e tyre studentet nisen lëvizjen që rrezoi diktaturën” thotë PD-ja.

Foto e publikuar nga PD-ja
Ora 09:30
Protesta, marshimi i studentëve në Tiranë (FOTO)

Studentët marshojnë në Tiranë

1 / 12

Studentët marshojnë në Tiranë

2 / 12

Studentët marshojnë në Tiranë

3 / 12

Studentët marshojnë në Tiranë

4 / 12

Studentët marshojnë në Tiranë

5 / 12

Studentët marshojnë në Tiranë

6 / 12

Studentët marshojnë në Tiranë

7 / 12

Studentët marshojnë në Tiranë

8 / 12

Studentët marshojnë në Tiranë

9 / 12

Studentët marshojnë në Tiranë

10 / 12

Studentët marshojnë në Tiranë

11 / 12

Studentët marshojnë në Tiranë

12 / 12

Studentë nga të gjithë fakultetet në Tiranë kanë nisur marshimin e protestës drejt Ministrisë së Arsimit.

Ora 09:25
Studentët e Ekonomikut drejt ministrisë, bllokohet qarkullimi

Studentët e Ekonomikut marshim drejt Ministrisë së Arsimit, bllokohet qarkullimi

Ora 09:24
Studentët nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit (VIDEO)

Studentët në Tiranë kanë bojkotuar mësimin duke nisur marshimin drejt Ministrisë së Arsimit.

Ora 09:16
Studentët e Korçës: Kërkesat janë të panegociueshme

Studentët e universitetit të Korçës deklarojnë se protesta do të vijojë dhe kërkesat janë të panegociueshme. “Në orën 10:00 dorëzohet kërkesa në ministrinë e Arsimit, derisa të dalë një vendim do të vijojë protesta, është e panegociueshme” deklarojnë ata.

Ora 09:02
Kundër tarifave, nis në Korçë protesta e studentëve

Studentët e universitetit të Korçës kanë nisur protestën kundër tarifave për provimet e mbartura dhe plotësimin e kërkesave të tjera.

Ora 09:01
Lëvizja për Universitetin: Nis bojkoti, në orën 10:00 protestë te MAS

Studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale, të Histori Filologjisë, Gjuhëve të Huaja dhe të Shkencave të Natyrës kanë bojkotuar mësimin, ndërsa në orën 10:00 do të mblidhen para Ministrisë së Arsimit.

d.ba.
Komento

Komente

  • Fraiku: 06/12/2018 21:41

    Studentet nuk u organizuan dot keshtu kur u rriten tarifat e shkolles, as per te kundershtuar ligjin e arsimit te larte. Ende nuk dihet kush i organizoi kaq shpejt dhe kaq shume. Cili eshte qellimi final i kesaj proteste? Sikur cdo kerkese ti plotesoje qeveria ata do nxjerrin dicka tjeter deri ne arritjen e qellimit funal te atij grupi qe i ka organizuar.

    Përgjigju
  • Ggg: 06/12/2018 17:05

    BASHKIMI ben fuqine.... kuptojeni o popull shqiptar se cfare force ke nqs ngrihesh kur te shkelen te drejtat....Ska njeri qe te del perpara nqs je i bashkuar.... Do lumturohesha nqs do vepronim keshtu edhe per cmimet e ushqimeve, karburantin, drejtesine, shendetesine, pronat e te gjitha prapesite qe na bejne qeveritaret me dekada te tera

    Përgjigju
    • Robshi: 06/12/2018 18:18

      Respekt

  • Dumbledor: 06/12/2018 17:05

    mos o studente mos u merrni me interesat qeveritare te lul bashes dhe mones se po ju shfrytezojne ne maksimum per te ardh ne pushtet

    Përgjigju
  • 123: 06/12/2018 16:49

    pse nuk coheni per petagoget qe ju kerkojne lek sa qimet e kokes,nese do te mesonit dhe te merrni noten qe meritonit nuk do te kishit nevoje as te paguani per kreditet. disa nga ju aty jane te politizuar e disa te tjere kan dashur te bojkotojne mesimin e te bejne llogje. turp qe perdoreni nga politika ne kete menyre

    Përgjigju
    • Bakiu: 06/12/2018 17:09

      Ata studente e dine fare mire qe e keqja u vjen nga pedagoget dhe nuk regojne nuk flasin nuk e ngrene zerin eeshte per te ardhur keq qe po perdoren per interesa te partive politike

  • redi: 06/12/2018 16:45

    Protesta e studenteve per problemet ekonomike pati sukses se mbajti larg hienat e politikes qe kurre nuk perkrahen studentet kur ishin ne qeverisje

    Përgjigju
  • Vladimir: 06/12/2018 12:29

    Studente,,,,,bravo bravo,,,,, por kujdes nga PD-LSI

    Përgjigju
    • genci: 06/12/2018 16:39

      Ky Arlind Qorri Ben Mire te heqi doren nga keto brigadat e kuqe qe po krijon ne shqiperi se po merr meqafe rinin shqiptare

    • artani: 06/12/2018 16:37

      Keta student po perdoren nga opozita per perfitimiet e tyre personale te bashes dhe mones qartazi, nuk duhen shfrytezu studentet

  • xreport: 06/12/2018 11:48

    o kalamaja o ngelsa.... mos kujtoni se eshte njala me moniken ... te zbatohet reforma ne drejtesi sa me par te futen ne burg politikanet qe kan frik se keto protesta i bejne ato jo studentet e kafeneve

    Përgjigju
  • Gege Kosova: 06/12/2018 10:21

    Student shqiptare ne Shqiperi e Kosove.Kujtoni studentet shqiptare te viteve 1968 dhe 1981 e madaj "vishnju" ndonjeres parti politike, qofte opozitare sic jane kto aktuale ne Shqiperi e Kosove,as me pozitaret andej e kendej Drini.Por, mos pranoni te beheni vegel apo tramboline e askujt pervec Atdheu mbi te gjitha Shqiperise se shqiptareve.

    Përgjigju
  • toni: 06/12/2018 10:13

    gjysma e ktyre sdine te lexojne

    Përgjigju
    • Ops: 06/12/2018 10:31

      Me sa shoh dhe ti sdi te shkruash . Militant idjot

  • sufi: 06/12/2018 10:05

    Pritestat e stydenteve per kerjesa te drejta jane legjitime , si per tarifat , per kushtet ne konvekte e tjer . Universutetet qe marrin tarufat e larta , pse nuk rregullojne kushtet ne konvikte dhe ne auditore ? Ku shkojne oarate qe paguajn studentet . Sa oer PD eshre e kote te shprehen se keto protesta jane te njejta me ato te 90 . Ne cdo shtet ka grupime studentesh me pikpamje te ndryshme dhe kjo nuk di te thote qe te gjithe jane pro . Ne qeverisjen Rama ka demokraci se dhe numri i protestave eshte shume i madh , se be regjimin dhunues te Saliut . Ne kohen e PD jane vrare keter qytetar dhe plagosur me dhjetra , se dhuna ishte institucion

    Përgjigju
    • Bledi: 06/12/2018 16:34

      Proteste e politizuar komplet, disa perfitojne te lene oret , disa te tjere thiren nga militant te pd dhe lsi qe shfrytzojne cdo rast per te ber sikur ju rruhet per studentet ….

    • WTF: 06/12/2018 10:15

      Ik e meso te shkruash gjuhen letrare perpara se te japesh mendime per gjera qe nuk i kupton. Keta studente jane aq te trashe sa nuk arrijne te kuptojne se vendimarrjen e ka ne dore Rektorati i Universitetit qe eshte i pavarur dhe jo qeveria? Keta jane disa breke-grisur e bark-thare qe po i paguan LSI per t'i perdorur politikisht. Vetem nje budalla nuk e kupton!