Zvicra mposhti Serbinë me rezultatin 2-1 në ndeshjen e vlefshme për grupin E. Ndeshja ishte mjaft e tensionuar, pasi në fushë për Zvicrën ishte edhe 4 shqiptarë nga Kosova.

Dhe në fund ndodhi ajo që pritej, shqiptarët e Kosovës janë hakmarrë duke i shënuar dy gola Serbisë. Serbia e nisi mirë ndeshjen duke kaluar e para ne avantazh, por Zvicra nuk u dorëzua, Xhaka fillimisht barazoi, ndërsa për fitoren mendoi Shaqiri që i dha tre pikët e plota.

Shqiptarët e Zvicrës jo vetëm që fundosën serbët me dy golat, por i tërbuan, pasi bënë simbolin e shqiponjës. Një gjest i tillë ka sjellë irritimin e serbëve duke gjetur pasqyrim të gjerë në mediat në Beograd që e kanë cilësuar si provokim.