“Burgun e kam bërë në Shqipëri”, fjalët e para të biznesmenit Edmond Bego pas arrestimit në Igumenicë

“Burgun e kam bërë në Shqipëri”, fjalët e para të biznesmenit Edmond Bego pas arrestimit në Igumenicë

Biznesmeni Edmond Bego

Greqi- Biznesmeni shqiptar Edmond Bega, i cili u la në burg sot nga gjykata e Igumenicës me pretendimin se ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane për pjesëmarrje në organizatë kriminale, kontrabandë dhe trafikim të drogës (heroinë – kokainë), akuzë për të cilën është dënuar me 21 vite burg nga ky shtet, ka folur pak pas arrestimit.

Burime të Shqiptarja.com bëjnë me dije se biznesmeni ka deklaruar në policinë e Igumenicës se në lidhje me akuzat që e arrestuan ai e kishte kryer dënimin në Shqipëri.

“Është e vërtetë që unë jam Edmond Bega. E kam ndërruar identitetin, por për akuzat që ju më keni ndaluar unë e kam bërë burgun në Shqipëri”, ka deklaruar 48-vjeçari në komisariatin e Igumenicës.

Shqiptarja.com publikoi sot edhe vendimin e Gjykatës së Lartë për Begon, i cili dënohej me 4 vite e 4 muaj burg  për dënimin në shtetin italian. Por ndonëse ky vendim iu vu në dispozicion edhe autoriteteve greke, ata e kanë parë të udhës të presin dosjen e tij nga Italia.

Bego që njihet si biznesmen në fushën e ndërtimeve në Shqipëri, u arrestua dy ditë më parë në Greqi ndërsa kthehej nga pushimet në Korfuz. Që nga sot ai do të qëndrojë në burgun e Korfuzit në pritje të kërkesës për ekstradim nga autoritetet italiane.

Sipas ligjeve greke, afati për pritjen e kërkesës nga Italia është 10 ditë. Nëse urdhri i arrestit është në fuqi, atëherë Bego ekstradohet drejt Italisë dhe duhet të përballet me drejtësinë atje.

Nëse ky urdhër ka rënë, Bego lirohet me vendim të kryetari të gjykatës së Apelit në Korfuz dhe kthehet në Shqipëri. Nëse bëhet fjalë për të njëjtin vendim, lirimi ka shumë gjasë të ndodhë për shkak se ai vendim i marrë ndaj tij në Itali është njohur nga gjykata shqiptare.

 

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tosi: 20/08/2018 21:39

    po ceshte ky njeri me 5 emra dhe na qenka bisnesmen , oh pika e bisnesit ku ka arritur,,,,,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Basha: PD do të dorëzojë në Kuvend amendamente për të mbështetur SPAK

Basha: PD do të dorëzojë në Kuvend amendamente për të mbështetur SPAK