POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Burri e quante të shëndoshë, moderatorja shqiptare zbulon lidhjen e re: Më dashuronte që kur isha e martuar

Prezantuesja Hueyda El Saied dhe ish-bashkëshorti Michael Tamisier

Moderatorja shqiptare ka rrëfyer vetëm para pak ditësh se në jetën e saj ka mbërritur një njeri shumë special. Pas ndarjes nga Michael, babai i djalit të saj, Hueyda el Saied është tashmë në një lidhje me Tier, i cili drejton Institutin Financiar në Luksemburg. 

Blogeri Olti Curri i ftuar në emisionin “Rudina” për më të rejat e fundit nga showbizi, ka rrëfyer disa detaje të rejsa nga lidhja e re e prezantueses së njohur.

“Kur është ndarë nga bashkëshorti e ka takuar si mik Tier dhe e ka pyetur ‘pse u ndatë?’. Hueyda i kishte thënë se arriti deri në atë pikë sa bashkëshorti e quante aseksuale, përtace a të shëndoshë. Duke i thënë gjëra të tilla, Tier i kishte thënë se e dashuronte prej 5 vitesh.”- tregoi Olti.

Hueyda El Saied dhe partneri i saj i ri Tier

fl.mi.
Komento