“By**q*ra, këlyshë të Fatmir Xhafës”/ Kreu i PD në Gramsh kërcënon policët: Mbajeni mend ç'kam për t’ju punuar! /Video

Gramsh- Report Tv ka siguruar videon e plotë të konfliktit mes kryetarit të PD-së në Gramsh dhe punonjësve të Policisë. Elmaz Haruni, i shoqëruar me një tjetër shtetas, të quajtur Artur Rodhe me pozicion Sekretar organizativ i PD-së në Gramsh, kanë kundërshtuar urdhërin e uniformave blu për të dalë nga makina e për t’u t’u shoqëruar në Komisariat.

Në momentin që Haruni u ndalua nga Policia, qëllon me grusht xhamin e makinës. Rodhe, që drejtonte mjetin i kthehet “ça ke me xhamin mor burrë?”.

Disa çaste më vonë, Haruni nxehet dhe kërkon të dalë nga makina me forcë duke shtyrë derën me këmbë, pasi thotë se nuk ka bërë asgjë për t’u ndaluar nga policia. Ai ofendon dhe kërcënon uniformat blu. Gjatë konfliktit, nuk kanë munguar shprehjet banale dhe paralajmërimet e herëpashershme se Elmaz Haruni nuk është qytetar i thjeshtë por është kryetar i PD-së në Gramsh.

Ditën e djeshme, Partia Demokratike dhe deputeti Luçiano Boçi ngritën shqetësimin se Policia e Shtetit kishte ndaluar padrejtësisht Elmaz Harunin, për mosvënie të rripit të sigurimit. Deputeti Boçi akuzoi Policinë e Shtetit për një arrestim politik.

"Ditën e zhvillimit të Aktivit të degës së Partisë Demokratike, me pretekstin e mosvënies së rripit të sigurimit, policia private e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt arreston Kryetarin e PD Gramsh Elmas Harunin dhe sekretarin organizativ të kësaj dege. Ky është një arrestim i pastër politik dhe dëshmi e dorëzimit të policisë para krimit dhe trimërimit të saj pa arsye para qytetarit."-tha Boçi në emër të PD.

Më poshtë mund të lexoni  të zbardhur të plotë momentet kur kreu i PD-së Gramsh, kundërshton policët.

Debati i plotë:

Qytetar: Qetësohu, o qetësohu

Kryetari i PD-së në Gramsh: Me këta by*q*ra je dhe ti?

Polici: Të lutem zotëri me fjalorin

Kryetari i PD-së në Gramsh: Mbaje mend Tomorr Rama, kaq të them, mbaje mend, çkam për të punuar. O by*qi*ra o hashashxhinj.

Sekretari organizativ i PD-së në Gramsh: Më the ndalo, ndalova

Kryetari i PD-së në Gramsh: Hape mo derën se plasa, o ju qi*sha motrën! Hape derën! A ju q*sha motrën! A ro*t!. Mbaje mend ti! Ti, ti o by*q*r…

Qytetari: O xha Elmaz, këtu se po flasim bashkë…

Kryetari i PD-së në Gramsh: Ik ere mbushu

Shoferi: Nuk të takon të mbash çelësin.

Kryetari i PD-së në Gramsh: Ça ke moj zonjë? Hape derën të dal o burrë…Kemi gjë drogë?

Polici: Asgjë

Kryetari i PD-së në Gramsh: Ça kemi brenda? Ndalon kryetarin e PD-së së Gramshit, ça ke?

Polici: Ju lutem qetësohuni. Unë s’di gjë fare, unë duhet të bëj detyrën.

Kryetari i PD-së në Gramsh: Ej, shëno aty! Kryetari i Partisë Demokratike, ndalohet si person…pse qarkullon

Polici: I pirë.

Kryetari i PD-së në Gramsh: Ejjjjjjj…Mos ashtu ti, mbaje mend çdo të të punoj unë ty.

Polici: Po mirë mo dakord.

Kryetari i PD-së në Gramsh: Mbaje mend. As më rruhen le*të. E di çje ti për mua? Një këlysh i Fatmir Xhafës.

Dhe po të të dojë tr*pi ty, unë s’vij më. Çfarë kam shkelur?

Polici: Ju lutem dilni.

Kryetari i PD-së në Gramsh: Vetë e kruajte b*thën mo! E di çtë bëj unë ty.

Kryetari i PD-së në Gramsh: Ça kam shkelur unë me ty mo. E di ça ke bërë ti mua sot? Tani se hap më unë derën, vazhdo vazhdo, filmoje

Polici: Mund të dalësh, s’është nevoja ta bëjmë kaq kështu.

Kryetari i PD-së në Gramsh: Kanë ndaluar kryetarin e PD-së thjesht se qarkullonte.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:20
PD nxjerr një tjetër video, Boçi: Kryetari i Gramshit u provokua dhe u mor zvarrë

Deputeti i PD, Luçiano Boçi ka reaguar pas videos së publikuar ku kryetari i degës së PD, në Gramsh ofendon dhe kërcënon policët. Ai publikon një tjetër video nga ngjarja, që pretendon se është e plota dhe ku sipas tij efektivët e provokuan Elmaz Harunin.

Elmasi u provokua deri në kufijtë e së pamundurês, me forca e britma policore të shumta, kur ishte thjesht dhe vetëm një pasagjer. Kushdo do kishte kundërshtuar këtë maskaradë politiko-policore.

Ishte në rrugën e tij dhe në jetën e tij.

U rrethua, u dhunua, u bllokua në makinën e tij e më pas e morën zvarrë, (sic e sëshmon video) pa asnjë shkak nga policia politike dhe reagoi.

Manipulimet që serviren me fragmente që i interesojnë policisë, nuk e mbulojnë faktin e përdorimit të saj politik si mashë për të luftuar kundërshtarët politikë me cdo mjet e për të favorizuar Yaristët, kanabistët, trafikantët e kriminelët me e pa kostume rrezëllitse.

Luçiano Boçi

Ora 12:59
“Shikoni Lulzim Bashën e Gramshit,” Balla reagon për kryetarin e PD-së: A do ta tërhiqni baltën e djeshme?

Pas ngjarjes së djeshme në Gramsh, ku kryetari i degës së PD-së në këtë qytet u konfliktua me efektivët e policisë, ka ardhur edhe reagimi i parë nga PS.

Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të socialistëve, në një  postim në Facebook, pyet nëse PD do ketë kurajo të kërkojë falje për përfaqësuesin e saj në Gramsh, dhe se a do ta tërheqë PD baltën e hedhur drejt Policisë së Shtetit.

Reagimi i plotë:

Shikoni dhe dëgjoni Lulzim Bashën e Gramshit....

Dje Partia Demokratike reagoi shumë ashpër kundër Policisë së Shtetit për një arrestim “politik” të Kryetarit të kësaj partie në Gramsh me emrin Elmas Haruni.

Por sot Policia e Shtetit ka sqaruar edhe me pamje incidentin që e bën tërësisht fajtor këtë person.

Policia e shtetit ka sqaruar ngjarjen e ndodhur dje me kreun e Partisë Demokratike të Gramshit Elmas Haruni i cili nuk iu bind urdhërit të forcave blu madje dhe i ofendoi ata.

Në nje deklaratë për median policia bën me dije se mjeti ku udhëtonte Haruni është ndaluar për një kontroll në hyrje të Gramshit, por gjatë kontrollit të dokumentacionit kreu i PD-së ka kundërshtuar dhe ofenduar me një gjuhë rrugaçërore punonjësit e policisë.

Më pas policia ka shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan makinën me gjithë personat që ndodheshin brenda.

Pas këtyre pamjeve, pyetja është a do ta tërheqë PD baltën e mbrëmshme?

A duhet zyrtarisht PD të kërkojë ndjesë publike për Lulzim Bashën e Gramshit?

Ora 11:28
Ndalimi i kreut të PD-së në Gramsh, reagon Policia: Kundërshtoi efektivët gjatë detyrës

Policia e Shtetit ka reaguar pas ndalimit të kreut të PD-së në Gramsh, Elmaz Haruni.

Në një njoftim zyrtar, Policia sqaron se Haruni është proceduar në gjendje të lirë për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë.

Në njoftim thuhet se Haruni nuk ishte në gjendje të dehur, por personi që e shoqëronte, njëherazi drejtues i mjetit, Artur Rodhe, rezultoi i dehur në masën 0.85mg/l.

Njoftimi i plotë:

Në zbatim të planit te masave nga  Policia Rrugore për parandalimin e aksidenteve rrugore, shërbimet e Policisë Rrugore  të vendosura në hyrje të qytetit të Gramshit, kanë ndaluar për kontroll mjetin tip “Benz” me targa AA 387 MR, me drejtues shtetasi Artur Rrodhe, 39 vjeç, banues në Gramsh, ku në mjet ndodheshin si pasagjerë shtetasit E.H.,51 vjeç, banues ne Gramsh dhe shtetasi E.Z, 35 vjeç, banues ne Gramsh.

Gjatë kontrollit të dokumentacionit të mjetit, pasagjeri shtetasi E.H., ka kundërshtuar dhe ofenduar punonjësit e policisë të cilët ishin duke kryer detyrën. Nga ana e shërbimeve të policisë u bë shoqërimi i mjetit tip “Benz” me targë AA 387 MR me gjithë personat në ambientet e Komisariatit të Policisë Elbasan.

Pas bërjes së testit të alkoolit drejtuesi i mjetit shtetasi Artur Rrodhe rezultoi në gjendje të dehur në masën 0.85 mg/l, i cili u arrestua në flagrancë, ndërsa shtetasi E.H., pas përfundimit të veprimeve të kryera nga OPGJ i Prokurorisë u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, parashikuar nga neni 242 të Kodit Penal.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjyqtari: 21/07/2018 23:23

    Ndyresira te tille identifikohen me nofken e partise pasi nuk kane as dinjitet e as karakter te paraqiten si perfaqesues i vetes me vlera shoqerore...

    Përgjigju
  • Qoqja: 21/07/2018 22:08

    Dardha nen dardhe bie hale ata lart me Flamur Noken ne krye halera kti poshte .Ky asht programi i .p.d. rremuja shkatrrime .vjedhje vrasje .Shikoji surratin kryetarit taman kriminel .Te vihet ne vend nderi i policit .Te arrestohen kriminelat te veshur me pyshtet .

    Përgjigju
  • Faik Konica: 21/07/2018 21:57

    Ka burra ne Shqiperi. I lumte dora Policit qe e mbajti brenda ne makine si qen qe ishte dhe ruajti qetesine deri ne fund! Pergezime!

    Përgjigju
  • abedin: 21/07/2018 21:55

    A ca ke bere o enver hoxha , i vrave te zgjuarit le budallenjt ne kete vend , e le popullin injorant te qeveriset nga ky klloun , me opozite po kte klloun...aaa shqiperi e mjera shqiperi...

    Përgjigju
  • Highlanderi: 21/07/2018 19:24

    Basha Basha ..

    Përgjigju
  • Qytetari: 21/07/2018 18:56

    Vidjo tregon se si nje pijanec mbahet ne krye te pd ne gramsh duke leshuar fjale vulgare.keto plehra as shoqeria nuk i pranon pijaneci duhet te marre denim qe meriton

    Përgjigju
  • Tralala zura nje gale: 21/07/2018 18:14

    Vetem Enver Hoxha e mbante zap kete popull bastard.

    Përgjigju
  • Faik: 21/07/2018 18:13

    Ç'farë SURRAT i Poshtërrrr ! POLICIA duhet ta kishte marrë ZVARRË këtë HALE! PD ka degraduar si PARTI , dhe së shpejti do përfundoj mbas Shpëtim IDRIZIT të Çamëve ! Komplet FUNDËRRINË ky 'FIGURA' e PDsë ! PLEHRË dhe FEKALE e Pariciklueshme ! Po të ishte në USA POLICIA do ta linte të dilte nga MAKINA ZAGARIN dhe pastaj do ta VRISTE në Vend , pa asnjë lloj Paralajmërimi. Po ai Fredi KËRRMA që ka filluar dhe ju bën "Kundër Komente" të tjerëve me Pseudonimin tjetër me emrin (Popull) ??!!! Fredi KOKËTHARI ! Fredi QURRASHI! Hahahahahahahahahahhh! Fredi Z G J E B A R A K U ! HAHAHAHAH! Fredi K O K Ë L O Q J A ! hahahahaha!

    Përgjigju
  • hliasmaks: 21/07/2018 17:52

    Po bej nje pyetje te thjeshte!Ado te kishte guxuar ky person te sillej ne te njejten menyre n.q.s ne vend te policeve shqiptare ishin ata gjermane? Por kur shikon qe vete partia qe ai perfaqeson e mbron hapur ne vend qe te distancohet qofte edhe formalisht nga ky person qe per mua eshte i rrezikshem cfare te presesh n.q.s ajo parti merr pushtetin!Kaq driteshkurtur jane!

    Përgjigju
  • Gena: 21/07/2018 17:44

    A nuk kemi luftuar qe cdo individ te jet i barabarte para ligjit? Ca dmth se je kryetar partie

    Përgjigju
  • Gena: 21/07/2018 17:44

    A nuk kemi luftuar qe cdo individ te jet i barabarte para ligjit? Ca dmth se je kryetar partie

    Përgjigju
  • hliasmaks: 21/07/2018 17:40

    Ok

    Përgjigju
  • selim: 21/07/2018 17:40

    Ky na tregon ne jam kryetari i partise se PD gramsh. Edhe ca pastaj? Shkele ligjin do denohesh o zoteri

    Përgjigju
  • Berberi: 21/07/2018 17:39

    Kushdo qe shkel ligjin duhet te pergjigjet sipas ligjit. Ka ikur koha e te forteve

    Përgjigju
  • Toni: 21/07/2018 14:31

    PD-ja ka qene dhe do ngelet partia e shpellaristeve... Eshte per te ardhur keq qe ky idiot eshte mesues!

    Përgjigju
  • Fahri Spiuni: 21/07/2018 13:59

    By**e qi**, jane policet jo ai gangsteri demokrat,ato zagaret qer ishin brenda ne makine duhet te merreshin zvarre per fyrjet e ofendimet ndaj policise se shtetit (jo policeve te XHafajt) siç i fyu policet ai gangsteri i p.d.se,kjo eshte fytyra e vertete e asaj partie,po ky shkerllate Baboçi ku duhet ta qoje fytyren per genjeshtren qe boni ne koference shtypi per ndalimin e ketyre mostrave te p.d.se,po te ishte nje hadhegji do perfundonte ne komisariat dhe nje te rrahur vençshe qe mos ti shikojne policet me ne sy jo me per ti ofenduer.

    Përgjigju
  • Sulo: 21/07/2018 13:23

    JANE THJESHT PROVOKIME TE POLICEVE TE XHAFES DHE KELYSHEVE TE PALLES KJO ESHTE THJESHT GJAK MARRJE NGA ANA E XHAFES

    Përgjigju
  • Blenard: 21/07/2018 12:29

    Hahhahahahahahahaha cfar kelyshi o zot krytari i pd vaj medet o pd

    Përgjigju
  • ben: 21/07/2018 12:03

    policia me sa duket e paska provokuar. aq me shum qe ai eshte pasagjer

    Përgjigju
  • Babalja: 21/07/2018 12:01

    Fiks fytyr qofte.

    Përgjigju
  • Emigranti: 21/07/2018 11:56

    Larg nga pijanecet ne timon,denim maksimal per pije alkolike,per ti prere rrugen aksidenteve.Debatet e lagu se lagu nuk kane rendesi

    Përgjigju
  • Erik: 21/07/2018 11:52

    Nese Elmazi eshte mesues, urgjentisht Ministria e Arsimit nepermjet drejtorise arsimore duhet ta pushoje nga puna. Se eshte njeri politik s'po i duhet kujt, URGJENTISHT duhet pushim nga puna. Nje barbon i tille nuk percjell asnje vlere edukuese dhe qytetare per brezin e ri. Futini dhe nje gjobe nga gjykata 10 milion lekshe dhe te bej gangsterin pas 10 vjetesh kur te vije PD-ja ne pushtet, nese do i kete mbet ndonje breke ne bythe a ndonje dhemb ne goje.

    Përgjigju
  • Aaa: 21/07/2018 11:41

    Hahahaahahhahahaha o ca burre legen ,ben si lepur i nevrikosur..hahah ej kryetari i partise demokratike hahahhahahahahahaah Ej mbaje mend ej mbahe mend hej..hahahhahaha

    Përgjigju
  • MurriziPd: 21/07/2018 11:38

    Doli dhe nje murriz tj si ai lepuri nga lushnja..o kokra e namit ku je katandisur o PD..ncncncn dhe prisni ju tu votoj njeri.

    Përgjigju
  • Sefer Daja: 21/07/2018 11:30

    PD duhet të distancohet menjëherë nga ky palo kryetar lokal. Imagjino si do sillej ky nëse do ish në pushtet! Por dhe policia që i merr çelësin shoferit dhe nuk e lejon pasagjerin të dalë nga mjeti nuk më duket se vepron mirë. Nëse policët dyshojnë se personat janë të pirë ose të rrezikshëm i zbret nga mjeti dhe i mban nën vëzhgim për çdo situatë.

    Përgjigju
  • Tea: 21/07/2018 11:25

    Te ishte ne USA ky idiot, tani ishte i vdekur duke u qare nga fam, te dalesh nga makina dhe ti gjuash policit NE USA JE I VDEKUR.

    Përgjigju
  • tonin: 21/07/2018 11:18

    ti dal pija dhe do kerkoj falje lepuri i pd

    Përgjigju
  • Fredi: 21/07/2018 11:17

    Keta jane MESUESIT per te cilet burri i shpifur Luciano Boci doli dje ne konference dhe sulmoi policine e shtetit. Me sulmin qe banda PD ne bashkepunim me Tahirin dhe Ramen i bene ministrit te brendshem Z. Xhafaj, policia e shtetit eshte tulatur, eshte trembur. Ne momentin qe filloi largimi dhe ndjekja penale ndaj policeve te Saje Qorrit si te implikuar ne kanabizim, ne menyre mafioze sponsorizuan skenarin " Babale ". Fatmir Xhafa ndryshe nga sa e njohim, pasi dorezoi dhe te vellane, nuk po tregohet burre, me mire te largohet. PD eshte parti qurravecesh, ndersa polici aty ne krye te detyres eshte akoma me qurravec. Jo ti shajne por dhe ti shkelin me kembe se hak e kane. Mbylle kameren o te hengert mortja dhe shtypja ate surrat bastardit fshatar. Mesues ky? Ky katundar nuk mund te jete as instruktor qensh.

    Përgjigju
  • loni: 21/07/2018 11:16

    Dhe keto komentuesit duken qart qe jan klysh partie.

    Përgjigju
    • loni: 21/07/2018 13:37

      Po ty pse te djeg more kokerr B.Q , sa per 10 mijl lek tregoja plakes tate. Mu legena si puna jote me vin anash e more vesh , Cop m

    • @loni: 21/07/2018 11:54

      Po ti Loni ca je?? Nje legen qe komenton si 10 mije leksh cadre..po ka kelysh partije je ti o kelysh PD. Njerzit komentojn ate qe shohin nga nje burre lavire qe shan dhe ciret .

  • loni: 21/07/2018 11:15

    Mir ja ka bere ketyre mbeturinave komuniste qe bejn presion si ne kohe te xhaxhit

    Përgjigju
    • loni: 21/07/2018 13:33

      Pse ju djeg juve qe beni gerr gerr , operacion policor per cfar arsye nxirret video . duket qartasi qe behet per demigrim figure pse thoni ju rastesisht qenka dhe me opoziten , po shkoni mbushuni debila qe nuk merrni vesh nga asnjegje tregoni inteligjencen

    • njerez te trash: 21/07/2018 11:48

      po ti mor kelysh i kelyshave lepirje kujt i ben more qe te ka ikur zogu nga kafazi .je peshuar ndonjeher se sa i trash je nga trut?po ne ke vend more qeneri e gjalle i kethehesh policit?po sa qeneri jeni qe doni pushtet me dhune.per ju demokraci eshte kush eshte me i forti.ku di kafsha nga ligjet.kafasha kafshe ngelet,akoma me monistat ju dhe mbas 100 vjeteve me monistat merreni.gjithe fjalori shqip nuk del per tju karakteriauar.kafsheri e gjalle

    • po mer: 21/07/2018 11:34

      HAJDAR PO.. pa video thone: e kane ndaluar me tendence...me video Komuniste..po ca kelyshe partie e komuniste thua o rob zoti. a ke tru ne koke? po ky eshte TURP MASHKULL ore.. Kryetari i PD GRAMSH..e po pastaj? kujt i plasi trapi ? dhe bjeri legenit me komunista se i dalloke direkt ti...do kesh qene me rroge 7 lekeshe vete aty. policat datelindja 1994 ky akoma me pallavrat e sales. ik o daje kullot dhite e mo u merr me keto pune. hajd ne te sateme shkofsh dhe ti bashke me Kryetarin e RIKES !

  • Arbëri: 21/07/2018 11:03

    Turpi i botës o populli im, !!! Shiqo dhe dëgjoni kujt i japim votën, plehra dhe fundrrina !!! Nuk di respekt për shtetin e vet dhe as nuk di sjellje njerzore për as kend, o mjert ne për shoqërin ton !!!

    Përgjigju
  • Tutu: 21/07/2018 10:42

    O zot ky perfaqeson P.D. Ku jemi, problem i madhe se je i P.D.e nuk duhet te ndalohesh? Tegjithe para ligjit jane te barabarte, faji i policise eshte qe nuk e çoi ne komisariat zvarre jo ne kembe se e vlereson. Kush eshte ai qe nuk zbaton ligjet. F.XHafa i mire apo i keq eshte ne krye te institucionit dhe ti je i detyruar te respektosh institucionin o gramshak........

    Përgjigju
  • Semi: 21/07/2018 10:38

    Boçi nuk di gje tjetr eshte bere si llazore, mbro pijanece e mbro hajdute te P.D

    Përgjigju
  • Populli: 21/07/2018 10:31

    Policia ne rastin e ketij felliqesires,tregon frik duhej ta arrestonte krimbin e partise fashiste te sali halese,nuk eshte von nuk ka drejte askush te ofendoje policine e shtetit!TURPDobesi e policise prangat!

    Përgjigju
  • Toni: 21/07/2018 10:23

    Shko bej jashte shtetit keshtu. Nuk e shef me driten e diellit jo kryetar partie qarku te jesh po dhe zoti vete.

    Përgjigju
  • Edi: 21/07/2018 10:21

    Po Mir ky Nuk paska qen ne timon ! Ca faji ka qe e arrestuat te dehur se kuptoj

    Përgjigju
    • Fredi: 21/07/2018 11:30

      1. Fyerje per shkak te detyres Neni 239 i KP. Kanosje per shkak te detyres Neni 238 i KP. Kundershtimi i punonjesit te policise se rendit publik Neni 235. Duhen me o Edi? Ka pire, mos te pije mendjen. Nese ky vend ka prokurore kjo sjellje prej bastardi i kushton shtrenjte ketij Mesuesi te Luthiano Bothit dhe bajzes se tij qe na nxjerr ne Tv.

  • Askushi: 21/07/2018 10:16

    Po paskan qene vari lesht dhe policat duket qe kishin frike mere mor zvarre ate coje ne komisrjat te ishte ne ndonje shtet tjeter te fliste ashtu dhe e shifte ai pastaj te ikin njehere ato te reneas dhe le te flasi ai ashtu pastaj e shef se ku shkon dava vari lesht ku perfundu partia demoktatike dhe pret qe te bejne hajer pastaj

    Përgjigju
  • Kafsha: 21/07/2018 10:00

    Pler e mu tit fundërrinë.. Futeni halen në grop me mu t nja 10 orë.. Të shpërblehet polici!

    Përgjigju
  • Sula: 21/07/2018 09:59

    Ky legen burre nuk flet si nje njeri normal , por ben dhe te firtin para policise se shtetit dhe me e ndyra eshte mbeshtetha e mashtrusit Luciano Boci , qe thot eshte ndalim politik . Rrasi te dy mrena ne burg dhe ta shofi trimnine . Kush je ti mer i degjenerum qe pishtron policine e shtetit qe nuk jane as te Ranes dhe as Xhafes pir te pipullit qe u pagun . Keto klysha marrin perpjete kur i sillesh mire . Legen burre ne keq se Murrizi qe masanej u mcef je cadra partise

    Përgjigju
    • geg hyseni: 21/07/2018 10:41

      Ky nuk eshte nje rast i shkeputur, ku funksoinar te PD, deri ne rang deputetesh, shajne ofendoine dhe kundershtoine policine e shtetit, duke injoruar ligjin dhe rregullin...Fatmir Xhafaj duhet te marri ne dore menjehere ruajtjen e integritetit te policise, duke u treguar vendin pa asnje leshim kapove te krimit, ose ne te kundert te jape doreheqejen duke i liruar vendin atij qe i del per zot zbatimit te ligjit dhe vendosjes se rendit!

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Ziadin Sela i bashkohet koalicionit të drejtuar nga Ali Ahmeti

Maqedoni e Veriut/ Ziadin Sela i bashkohet koalicionit të drejtuar nga Ali Ahmeti