Sulmi ndaj Klodiana Lalës/ Artan Hoxha në Report Tv: Plumbat ishin për të, prekën banesën ku flinin vajzat

TIRANE-Një ditë pas sulmit me armë në banesën e prindërve të gazetares së kronikës, Klodiana Lala, gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka qenë i ftuar në studion e lajmeve në Report Tv, ku ka treguar gjithçka fshihet pas këtij sulmi. Hoxha ka thënë se lajmin për sulmin ndaj gazetares e ka mësuar nëpërmjet një takimi rastësor me një ish-drejtues policie. Hoxha ka renditur rastet e dhunës ndaj reporterëve të terrenit dhe ka bërë thirrje që politika të distancohet dhe të mos e përdorë këtë ngjarje. Hoxha ka thënë se krimi është sofistikuar, është bërë më i fortë dhe se sot, banditët e të djeshmes, janë biznesmenë.

VIDEO/Artan Hoxha në Report TV: Ngjarja për shkak të detyrës

VIDEO/Artan Hoxha në Report TV: Banditët mbështetje nga të gjitha forcat poitike

Intervista e plotë me gazetarin Artan Hoxha

Çfarë fshihet pas sulmit ndaj gazetares së kronikës, Klodiana Lala?  Krimi ngre dorën ndaj medias, ju si u njohët me këtë informacion dhe cila ishte ndjesia e parë?

Është ngjarje e rëndë. Kanë kaluar 24 orë që nga momenti që ngjarja ndodhi. Për mua ka të bëjë me detyrën e koleges Lala. Kam parë impenjim të strukturave të policisë dhe prokurorisë, por vlen pak. Është ngjarje shumë e rëndë, sepse është reportere, syri dhe veshi i publikut. Fillimisht janë ata, e më pas nivelet e tjera të një redaksie. Është vajzë, ka 15 vite karrierë, pa lëvizur nga sektori. Ka mbuluar kronikën, gjykatat, prokurorinë. Ka mbuluar sektorin më të vështirë. Ajo që më bëri përshtypje është fakti se kishin kaluar disa orë dhe s’kishte asnjë lajm në media. Në orët e para të mëngjesit, takova një ish-drejtues policie dhe midis të tjerave më tha që kam dëgjuar këtë gjë. Bëra një kontroll të portaleve kryesore dhe s’pashë asgjë. Më bëri përshtypje, bëra telefon tek policë të ndryshëm dhe më thanë që ngjarja ishte e vërtetë. Më dhanë të dhëna paraprake për ngjarjen. E mora Klodianën, më tha që ishte në punë. Më tha që policia s’më ka lenë të shkoj tek banesa. Çuditërisht lajmin se kam parë në asnjë media. Mediat ose nuk e dinin, megjithëse rrjetet sociale gëlojnë nga këto cicë-micet për këto ngjarje.

Unë kam folur që në mëngjes. Në mesditë kam njoftuar drejtuesin e një portali, i dhashë informacionin, numrin e Lalës dhe lajmi doli në këtë formë.

Policia deklaroi sot se rasti i gazetares do hetohej me metoda speciale, çfarë do të thotë?

Ka të bëjë me përgjime telefonatash të njerëzve të dyshuar, a ka pasur prezencë të tyre në atë zonë ku ndodhi sulmi. Po shikohet gjithahstu nëse ka ndonjë konflikt familjar. Në dijeninë time si babai, si nëna, e cila është e sëmurë dhe gjej rastin t'i shpreh solidaritetin tim që ta përballojnë këtë situatë, ata nuk kanë konflikte.

Shkojnë deri aty sa thonë se duke qenë se nuk është shtëpia e saj, mund të ketë pasur vëllai konflikte, apo dikush tjetër nga anëtarët...?

Sa e njoh vëllain e saj nuk di të ketë pasur probleme. Po të ishte për vëllain, ai del nga shtëpia çdo mëngjes dhe shkon në punë, pse duhet të prisnin këtë moment kur ai ishte në gjumë? Nuk shoh asnjë provë, asnjë argument që ngjarja të ketë lidhje me babain e saj.

Rasti i Klodianës shërben për të tërhequr vëmendje që të kuptohet se në çfarë kushtesh punojnë gazetarët, reporterët. Varianti tjetër që u përhap ishte ai i azilit, pasi bashkëshorti I saj jeton prej vitesh në Angli. Kjo pistë bie pasi ajo nuk e ka problemin e dokumentacionit. Po të kishte këtë dëshirë do ikte. Ajo edhe vajzat i ka lindur atje. Është kërcënuar edhe here të tjera. Nuk besoj që e ka bërë që të jetojë në një nga vendet e BE. Nëse një ditë do të dojë të largohet do ikte, pasi ka bashkëshortin atje

Pse u sulmua banesa e prindërve?

Thashë që bashkëshorti i saj punon në Angli dhe Klodi lë vajzat atje dhe jeton edhe vetë shumicën e kohës atje. Nuk besoj se ka nevojë të fitojë status azilanti. Ka nevojë të saktësohet kjo gjë. Se ka pasur disa raste të njëpasnjëshme që reporterët janë detyruar të largohen nga Shqipëria për jetesë më të mirë, por nuk është rasti i Klodit. Është sulmuar banesa e prindërve, pasi e dinin që vajzat e saj qëndronin atje. Di të them që sulmet më të mëdha ndaj gazetarëve I bëjnë politikanët. Reporterët s’investigojnë dot politikanët. Miqtë dhe kolegët i thonë direkt, ça bën do shkosh në luftë? Si mund të ulërijnë për lirinë e gazetarëve kryeministri dhe shefi i opozitës. Nëse t’i i quan kazan, ti i ke ekspozuar ata. Sepse dhe në Amerikë bëhet e njëjta gjë me Trump. Skena që unë pashë dje ishte ulëritëse, i falenderoj politikanët që na u gjendën, por  politizimi është i panevojshëm. Ne na intereson e vërteta.

Kam 22 vite në detyrë, jam kërcënuar në çdo kohë. E kam marrë parasysh, në të kundërt do merresha me kronika kulturore, megjithëse edhe ata mund të kërcënohen sot. A kanë fytyrë ata që e kanë bërë këtë gjë? Sot para dy orësh, kam nxjerrë një lajm tjetër për mbylljen e hetimeve për Elvi Fundon. Ka median e tij, bindjen e tij, por ngjarja që i ndodhi atij, është shumë e rëndë. Atë e masakruan, rrahja dhe dhunimi i tij, ka qenë mesazhi “Ne të shqyejmë gojën”. Duhet të kuptonte se duhet të mbyllte gojën, ky ishte mesazhi. Ngjarja ka ndodhur pranë ish-stacionit të trenit, 500 metra larg sheshit Skënderbej. 18 muaj pas kësaj ngjarjeje ne s’kemi autorë dhe hetimet janë pezulluar. Ngjarja ndodhi në mes të Tiranës, e kuptoni sa e vështirë është të zbardhet ngjarja në 3 të mëngjesit, larg dhe pa dëshmitarë? Rasti i Klodianës dhe mbyllja e hetimeve për Fundon, duhet të shërbejë si apel për luftën ndaj të keqes.

Në shkresën drejtuar Fundos thuhet se nuk janë gjetur dot autorët. Duhet të kishim motiv dhe argument. Deri më tani, unë s’shoh motiv tjetër përveç detyrës. Ajo që më shqetëson është fakti se pashë prokurorinë, gjykatën, presidencën që bënë deklaratën. O zotërinj, keni përgjegjësinë për të gjetur autorët. S’kemi nevojë për ngushëllim, na ngushëllojnë qytetarët. Unë lëviz me urban, se dhe me taksi s’lëvizet më në Tiranë nga trafiku. Mbrojtja jonë është profesionalizmi dhe qytetarët që na mbrojnë. Janë shumë treguesë. Fatos Mahmutaj po raportonte në detyrë. Fatosi iku, jeton në Belgjikë. Po flas për ngjarjet e shekullit që jemi tani. Kemi Gerti Xhajën, iu dogj makina në Lazarat. Këta që ulërijnë sot për lirinë e shtypit, thonin se televizioni dhe media ku punonte Gerti Xhaja e inskenuan vetë ngjarjen dhe e dogjën vetë makinën. Aurona Karamani, u kërcënua, iku dhe ajo.

Flamur Vezaj, është larguar në SHBA. Kam qenë prezent kur është kërkuar mbrojtje për Flamurin. Iu vu pistoleta në kokë. Jemi para faktit që reporterët e këtij vendi kanë ikur. Ata që kanë ngelur kanë ikur.

Gazetari Carlo Bollino ka bërë një shkrim ditën e djeshme, ku thotë se nuk duhet lenë vetëm gazetarja Klodiana Lala dhe se asnjë gazetar s’duhet lenë vetëm. Ju thoni se politika s’duhet të reagonte, çfarë s’duhet bërë?

Politika shumë mirë që reagoi por s’duhet ta përdorë për capital politik. Ajo që kërkojmë ne është që të ndihmohet për të zbuluar autorët. Fillimisht elita të ndalojë sulmet ndaj medias, nga kazani tek qytetari dixhital. Unë bëra shkrim, gazeta zyrtare e PD-së, më sulmonte se unë po kërcënoja reporterët. Si mund ta besoj se ata na qajnë hallin? E pashë statusin e Kryeministrit, ne jemi përditë në këtë situatë. Reagoi BE, ambasada, s’pinë ujë më deklarata. Shoferi i Report Tv bashkë me Gerti Xhajën, rrezikoi jetën. Të gjitha asetet që kemi, duhen përdorur për të zbardhur ngjarjen.

Sa ndikon kjo situatë tek kolegët e tjerë?

Për fat të keq nuk kemi shumë reporterë, ata kanë punë në ditë me shi dhe diell, në rrugë, janë jo të paguar mirë, janë sektoret që paguhen më keq, pra nuk e favorizon qëndrimin e tyre në detyrë. Për fat të keq kam ngelur më i vjetri. Në moshën time quhesh në fillimet e tua pot ë jesh jashtë shtetit. Këta që kemi ne sot janë aset kombëtar. A bëjnë gabime? Sigurisht që po, herë nga shpejtësia, here nga  trysnia e here nga censura.

A bien pre e fake news gazetarët?

Gazetarët janë nën trysninë e politikës. Një botues thoshte neve duan të na blejnë heshtjen. Gazetarët dëgjojnë çdo gjë në këtë vend, por sa mundësi kanë ta verifikojnë kjo varet nga interferenca politike, kushtet e vështira ku punojnë. Politika i ka ndarë në të majtë dhe të djathtë. Kush nga gazetarët mund të ndikojë mbi publikun identifikohet nga politika dhe nisin kontaktet. Kur i shkojnë për shtat një pale politike gazetarët marrin falenderime e mbështetje, kur raportojnë kundër tyre i sulmojnë.

Dyshime të pambështetura në fakte dhe prova. Këtu ka aq shumë lajme sa qytetari ta ketë të vështirë kush është e vërteta. Çdo njeri e di me kë ka të bëjë. Unë jam si çdo qytetar, flas me emër. Klodiana flet me emër. Për pak bëhen 2 vite, kur prokuroria më shoqëroi nga redaksia e një televizioni. Piloti që transportoi drogën, është i lirë, ndërsa 2 celularët e mi, janë akoma atje. Çdo raportim i medias për situatë kriminale, është akuzë e drejtpërdrejtë për qeverinë. Këtu kam parë, që bandat ndahen në të majta dhe të djathta. Po të hapim arkivën, shohim që kanë qenë me PS-në, më pas me PD-në, me Metën, e prapë me Berishën, e prapë me Ramën. Klasa jonë politike duhet të qendrojë larg reporterëve dhe medias. S’kemi raportuar më krime, këto 2 ditë në këtë vend. Opozita thotë se autor është Edi Rama. Këta thonë që këto ngjarje kanë ndodhur dhe më parë. Si ta zgjidhim lëmshin në këtë vend. 2 javë më parë kam folur për krimin në Shkodër. Që atëherë kanë ndodhur 3 krime të tjera. Si denoncojmë dot me statuse politikanësh pa emër. Janë të lidhur, ne si ndajmë dot, ku fillon interesi i krimit e ai i politikës. Denoncohen bandat me radhë, krahu i majtë dhe krahu i djathtë. Bandat janë fuqizuar, sot s’ka më banditë rruge, por biznesmenë. I kanë shpëtuar hetimeve policore, iu kanë bërë presion edhe gazetarëve. Do të jetë problem edhe në vijimësi. Reporterët se ndërprenë punën, që nga ata të Report Tv, Arseni, Shkëlqimi apo Elton Qyno. Ata s’janë më mirë sot, por përkrahen dhe ndihmohen nga qytetarët.

Ju thatë që jeni kërcënuar, por kush ju mbron? Shteti apo me forcën tuaj?

Pjesën më të madhe të kërcënimeve i kam publikuar. Shpesh herë, ato të kthehen në kujtesë. Kanë kërcënuar ne, familjet tona. Ke në Google sa të duash, familjet, fëmijët. E bëj me pasion, e di shumë mirë çfarë rrisku ka. Por mundohem. Kolegu ynë Flamur Vezaj u kthye dhe mblodhi gjithë reporterët, ndonjëherë edhe kaq mjafton. Kur kam folur me shefin e opozitës, e vetmja gjë që i kam kërkuar për mbrojtjen e reporterëve ka qenë: Respekt. Kaq mjafton.

Mbrojtja më e mirë për ne është puna. Pamundësia për ta verifikuar, presioni nga redaksia, politika. Këto të shtyjnë që reporterët të japin informacion të gabuar.

A janë më të sofistikuara kërcënimet?

Unë kisha një dyshim timin, kush ishte pas kësaj ngjarjeje dhe e pyeta “A të morën pas lajmit”. Më tha jo. Për ne, do të thotë që kur të marrin, të dërgojnë sms dmth që ai e ka nxjerrë dufin, por kurrë s’të marrin, do të thotë që duhet të jesh më vigjilent. Shumë gazetarë s’jetojnë jetë normale. Ne zgjedhim lokalin, rrugën, do kesh parasysh kë ke denoncuar. Jetojmë në një vend të vogël, në cep të Ballkanit ku identifikohet familja e gjithçka. Por kur të falenderon një qytetar është më e vlefshme se një status i një politikani. Këtu s’je në Itali, ku Roberto Saviano ka eskortë.

Duket si gjithçka e koordinuar, është e frikshme, aty ndodhej babai, vëllai, dy vajzat?

Klodiana është larguar 3 orë para ngjarjes.

Mund të kishte patur rezultat fatal, 10 plumba drejtuar banesës, apo ishte e koordinuar?

Sidoqë të kishte qenë, edhe në ajër, breshëria do ishte tmerruese. Çdo shqiptar që ka jetuar ’97, e di shumë mirë kallashnikovin. Sigurisht, që nëse shohim lartësinë e breshërisë, është qëlluar poshtë lartësisë së një njeriu normal. Plumbi ka hyrë në banesë e predhat e tjera janë lart. Në një orar tjetër mund të shkaktonte edhe viktima. Ka çuar një mesazh Klodianës dhe të gjithëve. Mbasi u dha lajmi, prindërit më morën në telefon, bashkëshortja. Por edhe kur është qëlluar me breshëri makina e Gerti Xhajës, u fal Fatos Mahmutaj por jo Hekuran Deda. Janë këmbanë alarmi që bie pë rata që kanë vesh. Sigurisht që e kam thënë edhe dje, s’kam pikë dyshimi për Klodianën dhe karakterin e saj. Ajo s’largohet, do të qëndrojë në detyrë edhe në këto kushte. Kjo është puna jonë! Çdo student që aspiron për t’u bërë gazetar, të mos heqë dorë nga ëndrra e tij për ta bërë këtë vend më të mirë.

VIDEO/Intervista e plotë

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gazetarja KA FRIKE NGA QEVERIA .: 01/09/2018 19:34

    AJO u qellua SE foli per CYRBEN.I KUJT ESHTE CYRBJA ?? I TAHIRIT ?? APO I RAMES ?? SA BABALLARE KA CYRBJA? GRAMOZ RUCI ESHTE " NJERKU ".??KETA KWEKOJNE PJESEN NGA CYRBJA ? AI I PAGUAN RREGULLISHT.PSE I TRAZON GAZETARJA KAZANET E RAMES ?? PLACI O POLITIKANE QE PO NA VARROSNI PER SE GJALLI TE ARDHMEN .AKOMA JENI TE URITUR ?? HAPNI KRAHUN O QENER DHE DOREHIQUNI .

    Përgjigju
  • Jani: 01/09/2018 10:25

    Po kur shpifet dhe prishen familje?? Kur gazetari flet para gjykates si behet?? Stop dhunes ndaj kujtdo! Frenim gjuhes! Kur u.mbron GJ L dhe GjK qe i liron kriminelet cfare emri ti veme??

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ndizet flaka olimpike, ambasadorja franceze në Tiranë: Uroj të vijë medalja e parë, në Paris do jetë festë

Ndizet flaka olimpike, ambasadorja franceze në Tiranë: Uroj të vijë medalja e parë, në Paris do jetë festë