Çështja "Riformato", avokati Bushi
padit Berishën, e quajti menaxhe

Çështja "Riformato", avokati Bushi<br />padit Berishën, e quajti menaxhe
TIRANË – Përmendia në faqen e Facebookut nga ish-kryeministri Sali Berisha se avokati Eno Bushi dhe bashkëshortja e tij Joana Bushi kanë ndihmuar pilotin italin Giorgio Riformato, të hyjë nga dyert e personelit të aeroportit, duke shmangur kontrollin fizik të tij, ka sjellë reagimin e çiftit Bushi, të cilët ditën e djeshme i janë drejtuar gjykatës së Tiranës, duke akuzuar deputetin Berisha për “Shpifje”.

Avokati Bushi dhe Joana Bushi, kërkojnë si dëmshpërblim shumën financiare prej 100 mijë euro. Në padinë civile thuhet se: “…Me anë të kësaj kërkesë padie, paditësit kërkojnë detyrimin gjyqësisht të të paditurit Sali Berisha, deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë, për të shpërblyer dëmin e shkaktuar si pasojë e cenimit të rëndë të reputacionit, imazhit, nderit dhe personalitetit të paditësve, shkaktuar nëpërmjet publikimeve dhe deklaratave publike të bëra nga i padituri në rrjetet sociale dhe në mediat publike...”. Reagimi i bërë nga çifti Bushi është mëse i përligjur pas fotografive që janë bërë dje publike nga Policia, kur duket qartë se piloti italian ka kaluar rregullisht nga kontrolli rutinë në aeroportin e Rinasit dhe jo nga dera e personelit.

Kapitali politik
Sipas padisë së çiftit Bushi i vetmi qëllim i këtyre shpifjeve ka qënë fitimi i kapitalit politik nga i padituri dhe grupimi politik të cilin ai përfaqëson përmes cënimit të nderit, personalitetit dhe integritetit të paditësve. Gjatë të gjitha deklarimeve i padituri ka bërë akuza të rënda e të pa themelta ndaj paditësve, duke mos u shqetësuar aspak për verifikimin e vërtetësisë së tyre apo të pasojave që këto akuza do të kishin për paditësit e familjen e tyre. Siç konstatohet nga përmbajtja e deklarimeve të bëra, i padituri me dashje aludon e shpif ndaj paditësve, duke i paraqitur ata si pjesëmarrës në një rrjet trafikimi droge me përmasa të paimagjinueshme e të organizuar nga kryeministri Edi Rama, si persona të lidhur me të në sajë të angazhimeve profesionale.

Mesazhi i Berishës
“Të dashur miq, burime serioze plotësisht të besueshme njoftojnë se piloti Reformato (rilindasi i Ramës), ka hyrë dhe dalë në aeroport nga dera e personelit duke shmangur kështu sistemin e kontrollit. Për të hyrë dhe dalë nga porta e personelit Reformaton e ka ndihmuar, me urdhër nga lart, në kundërshtim flagrant me ligjin, menaxheri i turnit të kompanisë së sigurisë së aeroportit ICTS, zoti Eno Bushi, ish- avokat i PS në KQZ dhe bashkëshorti i znj. Johana Bushi, ish-shefe e kabinetit të Edvin Kristaq Ramës si kryetar Bashkie dhe aktualisht zyrtare e lartë në Agjensinë Kombëtare të Transportit Ajror në Rinas. 

statusi i sali berishesh
 
Redaksia online
(ar.sh/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Akuzohet për marrje ryshfeti, ligjvënësi Cuellar: Do vazhdoj fushatën për një mandat tjetër

Akuzohet për marrje ryshfeti, ligjvënësi Cuellar: Do vazhdoj fushatën për një mandat tjetër