Qeveria amerikane vë nën akuzë për korrupsion Smartmatic, pagoi 1 mln dollarë ryshfet për kryetarin e KQZ-së në Filipine

Qeveria amerikane vë nën akuzë për korrupsion Smartmatic, pagoi 1 mln dollarë ryshfet për kryetarin e KQZ-së në Filipine

Kompania Smartmatic International është vënë nën akuzë nga Departamenti Amerikan i drejtësisë për shkak se dyshohet të ketë paguar 1 milionë dollarë ryshfet për kryetarin e Komisionit Qendror në Filipine.

Dy themeluesit e kompanisë, e cila ka fituar miliona euro në Shqipëri për të ngritur sistemin elektronik të votimeve, rrezikojnë deri në 20 vjet burg, teksa akuza ndaj tyre është publikuar në faqen e departamentit të drejtësisë së Shteteve të Bashkuara.

Mes drejtuesve të Smartmatic që përballen me akuza, është edhe presidenti venezuelian i kompanisë, Roger Pinate, sipas një njoftimi të Departamentit të Drejtësisë, i raportuar nga CNN  më 9 Gusht 2024. Aktakuza u ngrit nga Gjykata Federale e Floridës dhe ka të bëjë me zgjedhjet e vitit 2016 në Filipine.

Sipas prokurorëve, ryshfeti është paguar për të marrë kontratën e blerjes së pajisjeve dhe makinerive për zgjedhjet.

“Mes viteve 2015 dhe 2018, Roger Alejandro Pinate Martinez, 49 vjeç, një shtetas venezuelian me banim në Boca Raton, Florida, dhe Jorge Miguel Vasquez, 62 vjeç, një shtetas amerikan me banim në Davie, Florida, së bashku me të tjerë dyshohet se shkaktuan pagesën e të paktën 1 milion dollarë ryshfet për Juan Andres Donato Bautista, 60 vjeç, ish-president i COMELEC,” thuhet në akuzën e ngritur nga prokurorët amerikanë.

Dy themeluesit e Smartmatic dyshohet se financuan ryshfetet përmes një fondi të zi të krijuar duke mbifaturuar koston e çdo makinerie votimi për zgjedhjet e 2016-ës në Filipine. Për të fshehur dhe maskuar natyrën dhe qëllimin e pagesave korruptive, të akuzuarit kanë përdorur gjuhë të koduar për t’iu referuar fondit të zi.

Të akuzuarit dyshohet se kanë transferuar llogaritë bankare të vendosura në Singapor, Hong Kong, Zvicër, Nju Jork dhe Florida. Gati 1 milion dollarë nga pagesat e paligjshme, u përdorën nga një anëtar i familjes së Bautista për të blerë prona edhe në San Francisko.

“Martinez dhe Vasques kanë shaktuar krijimin e kontratave mashtruese dhe marrëveshjeve false të kredisë për të justifikuar transferimet. Komplotistët më pas dyshohet se kanë pastruar fondet në lidhje me skemën e ryshfetit përmes llogarive bankare të vendosura në Azi, Evropë dhe Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë Distriktin Jugor të Floridës,” thuhet në dokumentin e akuzës.

I akuzuari Pinate, bashkëthemeloi Smartmatic më shumë se dy dekada më parë dhe suksesi i tij fillestar i atribuohet pjesërisht kontratave të mëdha nga qeveria e Hugo Chavez. Që atëherë ajo është zgjeruar globalisht dhe ka ndihmuar në zhvillimin e zgjedhjeve në 25 vende, nga Argjentina në Zambia, si dhe në disa vende evropiane, mes tyre tashmë edhe Shqipëria.

Smartmatic lëshoi një deklaratë atëkohë duke pranuar aktakuzat, duke thënë se dy drejtuesit që janë ende në kompani “janë pushuar”.

Nëse dënohen, Pinate dhe Vasquez përballen secili me një dënim maksimal prej pesë vjet burg për akuzat e shkeljes së ligjit për praktikat e huaja të korrupsionit. Po kështu, Bautista, Pinate, Vasquez dhe Moreno përballen secili me një dënim maksimal prej 20 vjetësh për çdo akuzë për pastrim parash ndërkombëtare dhe komplot për të kryer pastrim parash.

Smartic ka qenë në qendër të dyshimeve dhe akuzave edhe më herët. Më konkretisht duke përfshirë aktivitetet e kaluara të Smartmatic në Venezuelë dhe sagën e Filipineve.

Hetimet e SPAK në Shqipëri për 2 tenderat e dhënë për kompaninë Smartmatic nga KQZ

SPAK ka nisur hetimet në lidhje me dy tendera me vlerë rreth 20 milionë euro të dhëna nga KQZ për pajisjet e identifikimit biometrik në gjithë vendin si dhe për votimin e numërimin elektronik të zgjedhësve (projekt pilot që u implementua në njësinë 10 në Tiranë) në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021. Të dy tenderat janë fituar pa garë nga kompania 'Smartmatic International Holding B.V”, vlera fituese e të cilëve është shumë pranë fondit limit.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka