Çifti shqiptar arrestohet në kufi me Greqinë, në makinë i gjenden 85 pako marijuanë (FOTO)

Çifti shqiptar arrestohet në kufi me Greqinë, në makinë i gjenden 85 pako marijuanë (FOTO)

Droga te makina e çifit shqiptar

Greqi- Në dy operacione të zhvilluara nga policia greke në kufi me Shqipërinë janë sekuestruar plot 192 kg marijuanë. Në njërin nga operacionet ku u kap një çift shqiptar policia gjeti 85 pako me më shumë se 85 kg marijuanë brenda tyre.

Siç mëson Shqiptarja.com, çifti i shqiptarëve, një djalë 21 vjeç dhe e dashura e tij 20 vjeçare u kapën në vendin e quajtur Menidhi në Aitiloakarnania

Po ashtu në operacionin e dytë të policisë greke  të zhvilluar në Nerajdha, Igumenicë, u ndalua një automjet brenda të cilit u gjetën dhe sekuestruan 99 pako me 106 kg 740 gram marijuanë si dhe u arrestuan dy grekë, një mashkull 47-vjeç dhe një femër 46-vjeç.

Prej fillimit të vitit e deri sot, në Igumenicë, Korfuz, Lefkadha, Kefalonia, Janinë, Athinë, Selanik, Artë, Aitiloakarnania, Kostur, Grevena, Follorinë, Aleksandroupoli, policia greke ka sekuestruar rreth 7.9 ton marijuanë që vinte nga Shqipëria.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm