Dyzet persona të përfshirë në trafik ndërkombëtar droge kanë dalë në gjyq ditën e sotme në Gjykatën Penale të Brukselit. Hetimi ndaj tyre nisi në shtator 2020 pas zbulimit të disa kilogramëve kanabis dhe një sasie të madhe acetoni në një kuti.
Çështja mori një dimension tjetër nga të dhënat e deshifruara në aplikacionin e mesazheve SKY ECC që u përdor nga anëtarët e grupit kriminal për të komunikuar fshehurazi.
Falë deshifrimit të komunikimeve, policia mundi të identifikonte kontaktet në disa vende të Amerikës së Jugut, të specifikonte mënyrën e operimit të trafikantëve dhe të detajonte strukturën e organizatës.
Rrjeti kriminal, drejtues i të cilit janë të pandehurit e kombësisë shqiptare A.H, I.K dhe A.I, dyshohet se ka importuar disa ton kokainë, veçanërisht nëpërmjet portit të Antëerpen.
Sipas informacionit të mbledhur nga RTBF, droga ishte e fshehur në mallra të ligjshme si tul frutash. Hetimet çuan në sekuestrimin e një fuçie me lëng, në të cilën ishte holluar ekuivalenti i 600 kilogramëve kokainë.
Trafikantët përdorën teknikën e hollimit të drogës në produkte në dukje të padëmshme për të anashkaluar më lehtë kontrollet policore dhe doganore. Anëtarët në shkallën e poshtme të organizatës, të quajtur “kuzhinierë” ose “kimistë”, ishin përgjegjës për nxjerrjen e kokainës nga mallrat në laboratorët klandestinë.
Për t’i dhënë lëndës narkotike formën e tyre të shitjes në tregun ilegal, ata përdorën kimikate, si aceton. Hetimi u shtri në disa vende evropiane. Më 15 shkurt 2022, në Belgjikë u kryen afro 50 kontrolle. Gjashtëdhjetë të tjera u zhvilluan njëkohësisht në Spanjë, Itali, Gjermani, Kroaci dhe Holandë.
Të dyshuarit, disa prej të cilëve janë ende në kërkim, do të gjykohen në Bruksel për shkelje të legjislacionit të drogës, zhvatje, vjedhje, falsifikim, pastrim parash dhe shkelje të legjislacionit për armët.
B.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
31.7%
-
Të gabuar
53.5%
-
Nuk e di
14.8%
Vota total: 142
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Trafik kokaine nga Amerika e Jugut në Europë, goditet klani Çela! Paratë e drogës me autobusë nga Breshia në Elbasan! 5 arrestohen në Shqipëri, 1 në Spanjë, 1 në kërkim (EMRAT)
21 Janar, 13:13
-
Ish-deputetja belge akuzohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale
20 Janar, 14:25
-
Kreu i SPAK: Po bëhen veprime të shumta hetimore për '21 Janarin'! Pasi të grumbullohen provat, ballafaqimi! Përgjimet e SkyECC? Dumani: Nëse kemi prova godasim çdo politikan
20 Janar, 12:43
-
Shqiptari që ka ‘tërbuar’ Anglinë! ‘Daily Mail’: Jeta e të dënuarit për trafik njerëzish, që i kalon ditët duke luajtur golf dhe kryen më shumë krime
19 Janar, 22:58
-
Angli/ Trafikanti i shqiptarëve me kamion, publikon foto duke luajtur golf në Londër! 41- vjeçari rezulton i dënuar në Belgjikë
19 Janar, 11:39
-
Gjirokastër/ ‘Andromeda’ shkatërron grupin e shpërndarësve të drogës, 17 të arrestuar, mes tyre 1 doganier! Pezullohen 2 efektivë të Kakavijës (EMRAT+VIDEO)
19 Janar, 11:12
-
Tiranë/ Të dënuar për drogë, vjedhje dhe drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, arrestohen 3 të shpallur në kërkim, mes tyre edhe një 19-vjeçar
18 Janar, 10:55
-
Rrëzohet kërkesa e Bardhit, deputetët s’do deklarojnë nëse kishin SkyECC! PD do ndryshimin e rregullores! Do ngrihet grup pune: Po ia kërkojmë policit roje
17 Janar, 11:30
-
RENEA zbarkon në Pogradec, 6 në pranga, 28 kontrolle banesash e 207 mijë euro të kapura! Arrestohet Fatjon Bono, më herët u hetua si përkrahës i ISIS, kërkohet vrasësi i kamerierit
17 Janar, 08:14
-
'Krimi shqiptar vazhdon të fitojë terren', Kryeprokurorja belge: Po ndihmojmë SPAK të godasë 'bosët', me drejtësinë shqiptare po ndjekim paratë!
14 Janar, 16:45
-
‘Nuk më pëlqejnë burgjet belge’, kreu shqiptar i një bande në Britani nuk pranon deportimin: Kam djalin dy vjeçar këtu
12 Janar, 10:18
-
U arrestua në Britani për ekstradim, Edison Muceku akuzohet si 'ushtari' i Tor Xhecukës! Lidhjet me Ervis Martinajn dhe krimi i 2020 në Bulqisë
12 Janar, 09:00