“PS e Ramës vret për herë të dytë Azem Hajdarin”. Kështu shprehet deputeti i PD, Klevis Balliu, pas vendimit të Këshillit Bashkiak Has për të shpallur “Qytetar nderi”, Gafurr Mazrekun ish-deputetin e PS. Balliu në postimin e tij në rrjetet sociale shkruan se, "kjo tregon degradimin e PS e cila e ka të pamundur të ndahet nga mendësia e saj komuniste".

Postimi i plotë:

PS E RAMËS VRET PËR HERË TË DYTË AZEM HAJDARIN

S’ka TURP më të madh se sa dekorimi i Gafurr Mazrekun nga Edvin Kristaq Rama.

Është një akt i turpshëm dhe fyes për familjen e Heroit të Demokracisë, Partinë Demokratike dhe vetë popullin shqiptar.

Nisma e socialistëve në Has, e cila në fakt shpreh degradimin e PS dhe vetë Edi Ramës, tregon që PS e ka të pamundur të ndahet nga mendësia e saj komuniste.

Bijtë e etërve komunistë nuk dinë të jenë ndryshe.