Denoncimi i skandalit në Report Tv, Ministria e Drejtësisë kërkon shkarkimin e gjyqtares së Vlorës, Herila Çela

Pas denoncimit të rastit të lirimit nga gjyqtarja e Vlorës, Herila Çela të shtetasit Taulant Manaj (Beqiri) me precedent penal dhe të arrestuar nga policia 2 herë në harkun kohor të pak muajve, Ministria e Drejtësisë kërkon shkarkimin e gjyqtares. Për rastin reagon edhe ministria e Brendshme: Vendimi pengon punën e policisë

Përmes një deklarate për shtyp, zv.ministri Toni Gogu tha se kjo nuk është shkelja e parë e kësja gjyqtareje për të cilën do kërkonte shkarkimin në KLD. Me vendimin numër 1416 datë 6.8 2018 gjyqtarja Çela ka vendosur të heqë arrestin me burg për 28 vjeçarin Manaj duke caktuar për të arrest në shtëpi.

"Sistemi i drejtësisë, këmbëngul të japë vendime qartazi të paligjshme që vijojnë të provojnë kalbëzimin e tij dhe drejtesinë e reformës, që po zbatojmë përmes Vetingut, e jo vetëm. Gjyqtarja Herila Çela, duke mbyllur sytë para fakteve e provave kuptimplota, ka vendosur masën e sigurisë arrest në shtëpi, për një shtetas, i cili është kapur nga policia e Vlorës duke udhëtuar i armatosur, edhe pse ishte nën masën e sigurisë arrest në shtëpi. Ky shkelës i ligjit, 2 herë i arrestuar nga policia në harkun kohor të pak muajve, lihet përsëri në shtëpi nga Gjykata, falë gjyqtares Herila Çela, e cila nuk e ka për herë të parë shfaqjen në një pozicion tejet shqetësues në raport me ligjin - gjë për të cilën ajo ka qenë edhe më parë subjekt i inspektimit të Këshillit të Lartë Drejtësisë. Sot, Ministria e Drejtësisë i ka kërkuar Inspektoriatit të Këshillit të Lartë të Drejtëisë me shumë urgjencë të hetojë për veprimet e gjyqtares lidhur me rastin. Ne do të ndjekim deri në fund çështjen dhe do të propozojmë pranë KLD marrjen e masave nëpërpjestim me shkeljen, deri edhe shkarkimin e gjyqtares. Raste të tilla nuk janë as të reja e as befasuese, por sidoqoftë ato shkaktojnë revoltë dhe neveri, në kushtet kur Shqipëria po reformon rrënjësisht këtë drejtësi të kapur e të kalbur"

Zv.ministri i Drejtësisë, Toni Gogu

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:43
Konflikti mes bandave rivale në Vlorë, si u lirua dy herë Taulant Beqiraj (Datat dhe akuzat)

Zv/ministri i Brendshëm, Besart Lamallari, e cilësoi absurd vendimin e marrë nga gjyqtarja e Vlorës, Herila Çela, për të liruar nga burgu një njeri që policia e kishte arrestuar dy herë, duke akuzuar gjykatat se po pengonin punën e policisë.

Në daljen e tij për mediave ai sqaroi me detaje edhe dy rastet kur ishte arrestuar Taulant Manaj, Beqiri.

“Më datë 27.02.2017, shërbimet policore të DVP Vlorë, kanë bërë arrestimin në flagrance të shtetasit Tauland Manaj (Taulant Beqiraj), 28 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtje pa leje e armeve luftarake dhe municionit”, tha Lamallari.

Ai u përfshi në një përplasje me armë mes dy bandave rivale në qytetin e Vlorës ndërsa këto janë pamjet e siguruara asokohe ekskluzivisht nga Report Tv.

VIDEO/Shkëmbimi i zjarrit në shkurt 2018 në Vlorë

Pas arrestimit, ndonëse gjykata e Vlorës e la në burg, Manaj arriti të merrte masën arrest shtëpie nga Gjykata e Apelit.

“Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë me Vendimin Nr. 61 datë 02.03.2018 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest ne burg”, për shtetasin Taulant Manaj. Me Vendimin Nr.979 datë 28.03.2018, Gjykata e Apelit Vlorë ka ndryshuar masën e sigurisë nga “Arrest ne burg”, ne masën e sigurisë “ Arrest në shtëpi “ për shtetasin Taulant Manaj”,- theksohet në deklaratën e Lamallarit.

E ndërsa ishte në arrest shtëpie, Manaj e ka thyer atë. “Më datë 23.06.2018, arrestohet sërish i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armeve, armeve shpërthyese dhe i municioneve “ dhe “Prodhim dhe shitje e narkotikeve “. Me Vendim Nr. 1416 date 06.08.2018, Gjykata e Shkalles së Parë Vlorë, ka vendosur zëvendësimin e masës se sigurimit personal “ Arrest në burg” me masën e sigurisë “ Arrest në shtëpi”, për një person përsëritës dhe të njohur për rrezikshmërinë kriminale në qytetin e Vlorës. 

VIDEO/Arrestimi në 23 qershor 2018 i Taulant Manaj

Ora 13:14
“E arrestuam dy herë, gjykata e liroi”, Ministria e Brendshme reagon pas skandalit me Taulant Manajn

Pasi Ministra e Drejtësisë kërkoi shkarkimin e Gjyqtares së Vlorës, Herila Çela, reagon edhe ministria e Brendshme. Përmes zv.ministrit Besfort Lamallari MB-ja dënon vendimin e marrë nga gjyqtarja e Vlorës dhe sqaron me detaje se personi i liruar pak ditë më parë ishte arrestuar dy herë nga policia.
Sipas tij, bëhet fjalë për një njeri me precedent dhe rrezikshmëri në qytetin e Vlorës. Ai akuzon gjykatat se po pengojnë punën e policisç


DEKLARATA E PLOTE
Ky rast nuk është i vetëm. Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit kanë bërë publik vendime gjykatash në kundërshtim të hapur me ligjin. Ndaj, gjejmë rastin të denoncojmë gjithashtu vendimet, në më shumë se 18 raste, të Gjykatave të Rretheve Vlorë, Elbasan, Lezhë, Tiranë, Korçë e Shkodër, ku ndaj të arrestuarve me armë pa leje, për tentativë grabitje më armë, apo duke thyer masën e sigurisë dhe duke qarkulluar me armë në qytet, janë dhënë vendime aspak në zbatim të ligjit apo në funksion të rritjes së parametrave të sigurisë në vend: vendime arrest shtëpie, detyrim paraqitje, apo lirim të menjëhershëm nga salla e gjyqit.
Duke e konsideruar ndërtimin e shtetit ligjor dhe drejtësinë si vlera dhe destinacioni ynë i përbashkët; duke çmuar patjetër dhe bashkëpunimin e deritanishëm - me raste të padiskutueshme suksesi të përbashkët - që është vendosur mes Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë; duke besuar në rreshtimin tone në një llogore me vendosmërinë për të luftuar pandëshkueshmërinë; në emër të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit apelon institucionet përkatëse, si dhe organin e akuzës, të reagojë për të ndërtuar kulturën e barazisë para ligjit, ndëshkimin e ashpër ndaj çdo personi të përfshirë në veprimtari kriminale me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe sidomos ndaj përsëritësve në krim dhe atyre që janë pjesë e grupeve të strukturuara kriminale.

Zv.ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Olga: 08/08/2018 20:42

    Ndaj ktij fenomeni nuk duhet te regojn vetem 2 ministra po duhet te reagoj i gjithe populli, dihet te reagojn te gjithe ata qe kane femij qe kjo gjendje mos te vazhdoj me se eshte skandaloze. Na plasi shpirti.

    Përgjigju
  • tore: 08/08/2018 20:41

    Aman mo jepini shpejt asaj reformes ne drejtesi qe te lajm duart njeher e mire me kta maskarenj gjyqtare qe ja pin gjakun qytetareve te thjesht dhe nga ana tjeter nuk lan me kriminel pa nxjerr nga burgu

    Përgjigju
  • Per dajen mukaken: 08/08/2018 16:46

      Gjyqtarja e Apelit të Vlorës, Herila Çela për të cilën Ministria e Drejtësisë kërkoi sot shkarkimin ka edhe “precedentë” të tjerë të marrë në të kaluarën. Përveç skandalit të lirimit të Taulant Beqirit të denoncuar në Report Tv, në vitin 2014-të ministri i Drejtësisë në atë kohë, Nasip Naço kishte kërkuar shkarkimin e saj.  Këshilli i Lartë i Drejtësisë dha “vërejtje me paralajmërim për pushim nga puna” për mos zbardhjen e vendimeve gjyqësore në kohë Tre vite më vonë, në vitin 2017-të gjyqtarja është denoncuar edhe në emisionin Stop se ka dhënë një vendim të gabuar, për një çështje prone. Në bazë të vendimit të saj shtetasja Liza Lamçaj që akuzonte policin Daut Braçajt se i kishte marrë pa të drejtë një dyqan detyrohej t’i kthente atij 160 mijë euro. Emri i Herilës përmendet edhe në 2010-ën në rastin e ekstradimit drejt Italisë të Albano Prudentinos, ndonëse në sallën e gjyqit u përball me kundërshtinë e avokatit të tij. Albino Prudentino është i njohur në Shqipëri si një nga krerët e mafies italiane që ka vepruar edhe në vendin tonë. Në seancën gjyqësore kur gjyqtarja Herila mori vendimin për ta ekstraduar, avokati i Prudentinos u shpreh se gjatë gjykimit të Herilës ka shkelje të rënda të të drejtave, ndërsa ekstradimin e cilësoi antiligjor dhe antikushtetues. ma.nd.

    Përgjigju
  • Landi: 08/08/2018 15:53

    Po kur kaloj vettingun krye i korruptuari gjykatesi Artur Malaj kjo ka menduar qe be c'te duash se nuk te ndodh asgje, vidh te vjedhim i thone kesaj pune. 1 miljard pasuaria e kryetarit te gjykates se larte Zagar_njorit.

    Përgjigju
  • Naimi: 08/08/2018 14:04

    Ja keta jane vellezerit dhe motrat qe ju ju falin pasuri gjyqtareve dhe prokuroreve tane

    Përgjigju
  • Ceni: 08/08/2018 12:42

    Shkollen e plepave ka bere kjo gjyqtare

    Përgjigju
    • Babalja: 08/08/2018 16:41

      @daja te ishte e rilindjes kjo, nuk kishin dhene post xhin xhonat e salukut.

    • daja Mukja: 08/08/2018 15:07

      Nuk eshte e plepave por e rilindjes, kunatin deputet te Vlores madje

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës