Deportimi i 6 gylenistëve, Ramush Haradinaj përpara Komisionit Hetimor: Jam njoftuar nga një diplomat

Deportimi i 6 gylenistëve, Ramush Haradinaj përpara Komisionit Hetimor: Jam njoftuar nga një diplomat

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka raportuar këtë të premte në Komisionin Hetimor parlamentar, lidhur me deportimin e gjashtë gylenistëve turq në mars të këtij viti.

Sikurse ishte njoftuar, seanca e komisionit nisi në orën 11: 00. Haradinaj fillimisht ka kërkuar ndjesë për mosparaqitjen në thirrjen paraprake të komisionit. Më pas, përmes një materiali që paraqiti, Haradinaj pasqyroi të tërë kronologjinë e datës 29 mars, kur u dëbuan nga Kosova 6 gylenistët. Haradinaj deklaroi se nga 11:15 deri në 12:26 është mbajtur mbledhja e Kryesisë dhe sipas tij ka qenë pikërisht ai momenti kur është njoftuar nga një zyrtar diplomat, përmes një telefonate, për cështjen në fjalë. 

Kryeministri kosovar u shpreh më tej se më 29 mars i është drejtuar ministrit të Punëve të Brendshme Flamur Sefaj dhe shefit të AKI-së Driton Gashi, për ta njoftuar për arsyen e deportimit dhe vendndodhjen e gylenistëve. Ai pohoi se pikërisht për shkak të mungesës së këtyre informacioneve nga ana e tyre, mori vendimin për t'i shkarkuar nga detyra.

Ka qenë obligim i ministrit Sefaj dhe drejtorit të AKI-së që të më njoftojnë paraprakisht për aksionin, e kanë pasur përgjegjësi. Vendimi për shkarkimin e të dyve është vendim i diskresionit të atij që ia ka dhënë besimi, që e jep kryeministri. Njëkohësisht edhe për emërimin e drejtorit të AKI-së, gjysmën e vendimmarrjes e merr kryeministri. E duke pasur parasysh se ata duhej të raportonin te kryeministri, e kam shfrytëzuar të drejtën time duke i shkarkuar.

Ramush Haradinaj, Kryeministër i Kosovës

Haradinaj shtoi se për shkarkimin e Sefajt dhe drejtorit të AKI-së ka patur edhe përkrahjen e presidentit Hashim Thaçi.Ky i fundit ishte gjithashtu i thirrur për të dëshmuar për dëbimin e gylenistëve nga Kosova, por sipas mediave kosovare, Thaci nuk ka qenë i pranishëm. 

Gjashtë gylenistët nga Kosova u dërguan më 29 mars në Turqi përmes një operacioni të MIT-it me Agjencinë Inteligjente të Kosovës. Konkretisht bëhet fjalë për Cihan Ozkan, Kahraman Demirez, Hasan Husein Günakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina. Të përmendurit  konsiderohen si pjesëtarë të organizatës “FETO” të imamit Fetullah Gulen, i cili akuzohet nga presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan se është organizator i grushtit të shtetit në korrik të vitit 2016.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)