POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Dështon në Bruksel takimi mes Thaçit dhe Vuçiç

Presidentet Hashim Thaçi dhe Aleksander Vuçiç

BRUKSEL-Ka dështuar takimi i shumëpritur mes Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij serb, Aleksandër Vuçiç. Thaçi dhe Vuçiç ishte parashikuar të takoheshin sot me ndërmjetësimin e shefes së Politikës së Jashtme, Federica Mogherini.

Mogherini zhvilloi takime individuale me të dy liderët, por ata nuk kanë pranuar të takohen me njëri-tjetrin. ende nuk dihet cila ka qenë arsyeja e tensionimit të marrëdhënieve mes tyre.

Thaçi, pak orë para nisjes së takimit u shpreh optimist dhe tha se marrëveshja me Serbinë përkthehet në një njohje reciproke të Kosovës. Takimi me presidentin serb ishte i parashikuar të vinte pasi presidenti kosovar hodhi në publik idenë e korrigjimit të kufijve.

f.g.
Komento