Pas atentatit tw dwshtuar në Elbasan dhe dhunimit tw shefit të Krimeve në Sarandë, PD ka akuzuar qeverinë se ka humbur kontrollin mbi sigurinë publike.
Në një reagim në rrjetet sociale, deputeti Klevis Balliu shkruan se ngjarje të tilla po kthehen në normalitet dhe janë tregues i dobësimit të shtetit. Sipas tij, atentati në mes të ditës në Elbasan dhe dhunimi i një zyrtari të policisë në Sarandë do të ishin alarm kombëtar në një shtet normal.
Ai kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar këtë si të domosdoshëm për rikthimin e rendit, ligjit dhe autoritetit të shtetit.
"Siguria jashtë kontrollit, krimi mbi shtetin. Shqipëria po përballet me një degradim të rëndë të sigurisë publike. Pushteti i Edi Ramës ka dobësuar ekonominë, arsimin dhe shëndetësinë, ndërsa ka krijuar terrenin për fuqizimin e krimit të organizuar. Dje, atentat në mes të Elbasanit, në mes të ditës. Sot, dhunohet shefi i krimeve në Sarandë. Në një shtet normal, këto do të ishin alarm kombëtar. Në Shqipërinë e Ramës, po shndërrohen në rutinë. Kur krimi lëviz lirshëm dhe qytetari jeton me frikën e pasigurisë, shteti ka dështuar në misionin e tij themelor. Largimi i Ramës është domosdoshmëri për rikthimin e rendit, ligjit dhe autoritetit të shtetit. Partia Demokratike do ta rikthejë shtetin në anën e qytetarit. Kriminelët nuk mund të jenë pronarë të qyteteve tona. Pronari i vetëm i hapësirës publike duhet të jetë ligji, ndërsa vendi i krimit është në qeli", shkroi Balliu në rrjete sociale.












Komente
Komento