Bisedimet me Beogradin/ Thaçi: Kufijtë mes Serbisë dhe Kosovës do të ndryshojnë

Bisedimet me Beogradin/ Thaçi: Kufijtë mes Serbisë dhe Kosovës do të ndryshojnë

Hashim Thaçi

PRISHTINE-Presidenti Hashim Thaçi nisur nga debati në kuadër të dialogut me Serbinë përmes një postimi në Facebook u shpreh se Kosova nuk do të ndahet, por kufijtë e saj duhet të korrigjohen. Presidenti Thaçi në idenë për të korrigjuar kufijtë përfshiu Luginën e Preshevës, që sipas tij, krahina duhet të shtrohet në tryezën e dialogut me Serbinë, për t’iu bashkuar Kosovës. Por në një intervistë për DW, Presidenti hodhi kritika te disa përfaqësues politik për hedhjen e ideve për ndarje apo shkëmbim territoresh.

Sot zhvillova një takim të shkëlqyeshëm me kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Nexhat Daci. Biseduam për zhvillimet aktuale nëpër të cilat po kalon Kosova. Kryeakademikun Daci e informova për ecurinë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ishte konstatim i përbashkët se në këtë proces të gjithë duhet të marrim përgjegjësi : institucionet, partitë politike parlamentare, opozita, shoqëria civile, Akademia etj. Vetëm të bashkuar mund t’i realizojmë objektivat tona: njohjen reciproke Kosovë Serbi, ulësen në OKB si dhe anëtarësimin në të gjitha organizatat tjera ndërkombëtare. Pretendimi i Serbisë për ndarje të Kosovës gjithmonë do të jetë i papranueshëm, por në kuadër të korrigjimit të kufijve duhet të shtrohet,në procesin e dialogut, tanimë kërkesa dhe e drejta e Luginës së Preshevës për t’iu bashkuar Kosovës. HTH

Hashim Thaçi

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës, mes tyre ish drejtori i UKT dhe IMT

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës, mes tyre ish drejtori i UKT dhe IMT