Turizmi në lulëzim, Rama: Në shkurt vizitorët janë rritur 54% krahasuar me 1 vit më parë! Mbi 686 mijë turistë të huaj vizituan Shqipërinë në dy muajt e parë të 2023

TIRANË- Mbi 686 mijë vizitorë të huaj kanë frekuentuar Shqipërinë në dy muajt e parë të vitit 2023. Shifrat janë ndarë nga kryeministri Edi Rama, ndërsa shkruan se krahasuar me një vit më parë, 74% më shumë turistë e kanë vizituar Shqipërinë. Ndërkohë, vetëm për muajin shkurt numri i vizitorëve është rritur me 54% krahasuar me muajin shkurt të një viti më parë. Muajin që lamë pas 309,325 turistë të huaj vizituan Shqipërinë, krahasuar me 200,997 turistë të huaj që vizituan Shqipërinë në muajin shkurt të një viti më parë.

“Vizitorët e huaj në shkurt 2023 janë rritur me 54% krahasuar me shkurtin e kaluar, ndërsa për dy muajt e parë të këtij viti, mbi 686 mijë vizitorë të huaj kanë frekuentuar Shqipërinë, ose 74% më shumë se e njëjta periudhë në vitin 2022”, shkruan Rama.

Sektori i turizmit në vendin tonë duket se e ka nisur mbarë këtë vit, pasi vetëm në muajin janar janë regjistruar rreth 377 mijë shtetas të huaj që kanë hyrë në Shqipëri. Një rritje prej 94.2% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Shqipëria është vendi i dytë krahasuar me vendet e Europës që kanë shënuar rimëkëmbjen më të shpejtë të turizmit, në raport me para krizën e pandemisë, sipas të dhënave të Eurostat. Sipas Eurostat, në Shqipëri u regjistruan gjithsej 3.8 milionë net qëndrime në akomodimet turistike në 2022-n, me një rritje prej 17.6% në raport me 2019-n. Ndërsa në krahasim me 2021-n, rritja e net qëndrimeve në Shqipëri është rreth 20%.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Viti 2023: 20/03/2023 15:01

    Në kete vit 2023 besoj 10-12 mil turist do vijne

    Përgjigju
  • VELO: 20/03/2023 13:30

    Te drejte ke ka dhene impakt te rrogat qe kane ngel po ne vend, vetem propagande per te majt pushtetin, medet ky popull.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet