Ish gjenerali i Nato-s Ëesley Clark, nis dëshminë e tij në Hagë si pjesë e mbrojtjes së Hashim Thaçit. Ai sipas dekalratave të mëhershme të Dhomave të Specializuara pritet të jetë dëshmitari i fundit, pas të cilit, procesi do të kalojë në fazën përfundimtare, përpara shpalljes së vendimit nga trupi gjykues. Clark drejtoi fushatën e bombardimeve të Nato në Serbi në 1999 dhe pritet të jetë një dëshmitar kyç në procesin gjyqësor të Thaccit e të tjerëve. Më herët në Gjykatën Speciale në Hagë në gjyqin ndaj Thaçit, kanë dëshmuar Ish Ndihmës Sekretari I Shtetit James Rubin dhe Ish I Dërguari Special amerikan Christopher Hill.
Pjesë nga dëshmia e Clark:
34 vjet ne ushtrine amerikanë, komandant me 4 yje. Kam qenë pergjegjës për politikat strategjike të mbrojtjes në SHBA. Kemi pasur probleme me Sadam Husein, me drogën, Bosnjen. Duhej të rishkruanim strategjinë e re të mbrojtjes së SHBA. Gjatë negociatave të Deytonit flitej për një paralajmërim të Presidentit Bush, “Paralajmërimi i Krishtlindjes”. Ne nuk kishim dijeni për të. Presidenti George H Bush iu drejtua Miloshevicit që të ndalte dhunën. Mua dhe Richard Hallbrook në një nga bisedat me Sllobodan Millosheviç na u tha nga ai, se nuk do të flas për këtë dhe ai tha se është shteti im, problemi im. Ai nuk donte të fliste për këtë gjë.
Vrasjet në Familjen Jashari
Morët raportime për sulmin ndaj Familjes Jashari.
Shkova në Maqedoni në muajin Mars. Kishim një task forcë në kufirin Maqedoni-Serbi. Task Forca “Able Century”. Shkova për herë të parë. Më merr në telefon Ambasadori amerikan në Shkup Christopher Hill dhe më thotë që të flisja me Presidentin Gligorov sepse kishte shqetësime për vrasjet në Familjen Jashari. Ai më tha se shqiptarët do të kundërpërgjigjen ndaj kësaj vrasjeje.
Unë e njihja presidentin Gligorov. Ishte një person i arsimuar. Fliste disa gjuhë të huaja. Ishte një person që e kuptonte shumë thjesht situatën dhe për mua ishte një person i besueshëm. Pasi u takova me Gligorov fola menjëherë me Pentagonin se Millosheviçi do të krijonte një konflikt të ri dhe se duhej përsëritur një thirrje tjetër ndaj tij. SHBA thanë se skemi asnjë politikë për Kosovën. Në muajin Mars dhe Prill 1998 u rritën sulmet ndaj popullsisë në Kosovë.
Sipas procedurave të Natos skishim asnjë autorizim për të vepruar. SHBA më udhëzuan të mos flisja me askënd tjetër. Ajo që ndodhi ishte se takimet ministëriale në pranverë ndoshta maj 98 më këkuan të përgatis një plan. Aty lindi udhëzimi që të përgatitej një plan. Kur je pjesë e Natos zinxhiri i komandës është i dyfishtë. Raportoja edhe tek ministrat e mbrojtjes. Fola me sekretarin e përgjithshëm dhe mora leje që të flisja me Shtëpinë e Bardhë. Më duhej leja nga SHBA për të hartuar një plan. Shumë zëra të SHBA do të ishin pjesë e këtij plani.
Kishte një lloj zhvillimi: nëse do të vazhdonin fushatat e spastrimit ne do të vijonim me bombardimet. Kur fola me Milloshevicin gjatë Daytonit, ai në një takim më tha: Ne Serbët nuk kemi asnjë shans kundër Natos. Ai ishte i frikësuar ndaj fushatave ajrore të Natos.
1998 ka qenë një periudhë e dhimbshme. Një brigadier nga ushtria shqiptare erdhi dhe më tha: E shihni situatën në Kosovë? Hidheshin murtaja, bomba nëpër fshatrat shqiptare.
Në verën dhe vjeshtën e 98 sulmet ndaj shqiptarëve në Kosovë u shtuan dhe ata (popullsia) u larguan.
Takimet dhe presioni ndaj Milloshevic
Qëllimi I përgjithshëm ishte që ti vihej fund dhunës dhe MIloshevici të tërhiqte forcat nga Kosova. Atje kishte forca ushtarake, polici ushtarake. Milloshevici kishte forca të shumta në Kosovë nga pranvera dhe vera e 1998.
Holbrook priste të emërohej ambassador. Shtëpia e bardhë ishte e shqetësuar. Holbrook ishte me Milloshevic dhe më mori në telefon dhe më tha se ai shihte avionët por nuk do ti dëmtonte njerëzit e tij. Këtu kuptuam se ai nuk do të na dëgjonte. Rreth 400 mijë shqiptarë u larguan nga sulmet. Serbët donin të eleminonin juristët dhe mjekët nëpër këto fshatra më shumë sesa ata që arratiseshin. Mora udhëzime nga shumë liderë. Presidenti i Estonisë më tha se praktikat e luftës guerrile kishin çuar në një luftë kundërguerrile. Ai më tha se Nato kishte paralajmëruar dhe Millosheviç kishte refuzuar të dëgjonte. Nato po humbte besueshmërinë.
Cfarë territori keni mbikqyrur?
Kosovë. Donim të kuptonim nëse kishte spastrime etnike ose jo. Po Uçk e keni mbikqyrur?
Skishte shumë çfarë ti mikqyrje UÇK-së. Smund të themi se ishin dy forca kundërshtare, pra nuk ishin njësoj me ushtrinë serbe. Unë kam shkuar 3 herë në Beograd. Në një prej tyre ka qenë me mua edhe Havier Solana. Miloshevic tha se do ti tërhiqte forcat e tij. Milloshevic na tha me inat "Mirë do i tërheq".
Pasi u larguam nuk i tërhoqi. Shkuam pas një jave sërish. I thamë nëse nuk tërheq forcat e tua do na duhet të sulmojmë. Millosheviç tha "Bëni çkeni për të bërë". Unë iu përgjigja: Nuk dua të bëj atë që kam për të bërë.
Millosheviç i cilësonte shumë pjesë të shqiptarëve si terroristë. Kur u ktheva herën e trëtë ai nuk kishte bërë asgjë. Aty i thamë se çdonim që të bënte ai. Ai na adresoi tek një gjeneral i tiji. Shpenzuam gjithë natën për të hartuar një marrëveshje. Erdhi në mëngjes dhe tha: Ne e dimë si ti trajtojmë shqiptarët, këta vrasës. E kemi bërë edhe më parë. Si? I Kemi vrarë.
Zoti President nuk shoh të keni nënshkruar këtë marrëveshje. Tha se nuk ishte e nevojshme por më pas e firmosi. U kthyem sërish të nesërmen dhe nuk kishte ndryshuar asgjë. Të nesërmen fola me Ambasadorin dhe I thashë se më duhej të flisja me Naton dhe do duhej të nisnim bombardimet.
Në këtë moment Ambasadori Ëalker shkoi në mision verifikimi në Kosovë. Këshilli i Atlantikut Verior autorizoi sulme ajrore. Aktivizimi i këtij urdhëri a hyri në fuqi? Kjo përbënte bazën mbi të cilën ne mund të vepronim. Nato nuk zbatonte dot marrëveshjen pa patur një bazë.
Nuk kishte shumë informacion për komandën e UÇK në verën e 1998. Mesa dinim ne, ishin grupe lokale që ishin formuar në mënyrë spontane, si përgjigje ndaj shtypjes serbe ndër vite. Sidomos pas vrasjeve në familjen Jashari u shtuan fjalë se do të kishte edhe më shumë ngjarje të ngjashme. Serbët kishin pika në hartë të quajtura si pika terroriste. Pjesa më e madhë e këtyre personave (shqiptarë) ishin njerëz që kishin familje shtëpi dhe donin të mbronin familjen dhe shtëpitë e tyre.
Keni pasur takim me Miloshevicin në lidhje me masakrën e Reçakut? Po përpiqeshim ti bënim presion Miloshevicit.
Takimi në Rambuje me Thaçin
Mua mu kërkua të shkoja në bisedimet në Rambuje. Marrëveshja që shkruam në Rambuje ishte pak a shumë si marrëveshja në Bosnje. Ishte një thirrje për të ndaluar dhunën. Ishte një plan të kthenim paqen. Nuk u lejova të shkoja atje por mu lejua më vonë. Aty pata mundësi të takoj delegacionin shqiptar të UÇK. Në fund të seancës së parë i informova çfarë plani kishte Nato dhe se e kishim seriozisht. Disa ditë më pas, ata pranuan propozimin ndërsa serbët jo.
U takova me Zotin Thaçi. Ishte më I riu, më me autoritet, më bindësi. Fliste gjermanisht. Ishte pak e vështirë të flisnim me njëri tjetërin. Por ai nuk ishte komandanti ushtarak. Kur u takova me të herën e tretë kërkova ndihmë por nuk e mora, sepse ai nuk e dinite se çfarë po ndodhte(në Kosovë). Ne nuk kishim një forcë në terren. Do të mbështeteshim vetëm ne fushatën ajrore. E pyeta ku janë ata(serbët) dhe ku jeni ju dhe nuk mora asnjë përgjgije ndërkohë mua më duhej të dija ku do të sulmoja.
Çfarë strukture kishte UÇK?
Ne gjithmonë themi komandë dhe kontroll. Kontrolli është mënyrë për të mikqyrur komandën. Me sa pamë ne, s'kishte elementë të tillë. Kishim disa vëzhgues amerikan në kufi me Shqipërinë. Ishte e qartë se UCK ishin grupe të pavaruara, të motivuar për të luftuar. Në një pikë, ata kapën një rus dhe nuk isha i interesuar. Ushtria serbe ishte e frikësuar prej tyre, por sa i takon komandës së kontrollit kjo nuk ekzistonte.
A jeni munduar ndonjëhere ta mbështesni uçk si një forcë në terren?
Në një rast identifikuam disa automjete serbe, ishin rretheqark një ndërtese ku kishte antena. Serbët kishin futur aty shqiptarë dhe ne e sulmuam por aty kishte shqiptarë. Ne u ndjemë shumë keq për atë, por kjo vërteton se nuk kishim informacion se çfarë ndodhte në terren.
Një letër DASH e 4 Majit 1999 drejtuar Kryetarit të Senatit McConell. A keni qenë të iformuar se SHBA donin të armatosnin UÇK?
Në atë kohë kam qenë I përfshirë për të përgatitur bombardimet ajrore dhe ti ushtroja presion Serbisë. DASH I thotë kryetarit të Senatit se UÇK nuk kishte një komandë dhe një strukturë të mirëfilltë politike. Dija që ishte Rugova por dija edhe që struktura politike e tij nuk ishte efektive. Nuk ishte e lidhur me rezistëncën e armatosur.
Nuk ka patur kontroll civil mbi UCK. Konflikti në Kosovë përfundoi më tërhqjen e serbëve në bazë të marrëveshjes…
Ne kishim dy forca të Natos, një në Shqipëri që merreshin me ata që ishin larguar nga Kosova dhe një në Maqedoni ku kishim trupat e reagimit të shpejtë. Rezoluta është nënshkruar të enjten. Sipas saj serbët do largoheshin në 10 qershor, Nato do hynte në 12 qershor. Marrëveshja ishte bërë pas disa ditësh negociatash me Naton dhe serbët.
Kur u fut Nato në Kosovë kishim planifikuar 20 mijë trupa. Nato do të kishte rezistuar nëse serbët do kishin sulmuar sërish UCK ose Kosovën pas tërheqjes. Nuk mendoj se kishte mundësi që forcat serbe të rifillonin veprimet armiqësore. Kishim ende problemin e rusëve të kapur në aeroporitn e prishtinës. Njëra prej përgjegjësive ishte të ishim gati nëse do të ndoshte diçka.
Nuk ishte shumë realist si skenar, por si komandant duhej të isha i përgatitur.
Thaçi nuk kishte kontroll mbi të, Uçk nuk u përfshi në akte dhune. Nëse do kishim informacion që Uçk ishte e përfshirë, SHBA do kishte vepruar
Gjenerali Clark u përgjigj në një tjetwr pyetje të mbrojtjes, nëse Hashim Thaçi ka pasur kontroll mbi njerëzit që mund të kenë kryer akte dhune apo nëse UÇK ka qenë e përfshirë. Clark tha se dhuna nuk ishte kryer nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, por edhe nëse do të ishte e përfshirë, sipas tij, s’ka pasur mekanizëm kontrolli. Sipas tij, Thaçi s’ka pasur kontroll mbi ata që kanë kryer akte të tilla.
“Unë nuk mendoj që Thaçi ka pasur kontroll mbi njerëzit që kanë bërë akte të tilla. Së pari, nuk është e qartë që dhuna ishte kryer nga UÇK-ja. Unë nuk besoj që ka qenë UÇK-ja, por edhe po të ketë qenë, nuk kishte mekanizëm kontrolli. Ishte më tepër një rezistencë. Njerëzit ishin në rezistencë, sepse donin të shpëtonin jetët e tyre.”
Ish Gjenerali solli edhe një shembull në seancë , për të sqaruar çfarë nënkuptonte me ‘rezistencën’.
“Po të shikosh atë që ka ndodhur në revolucionin amerikan, ka të gjitha llojet e veprimeve të ngjashme kundër britanikëve në këtë rast, nga amerikanët. Pra nëse kanë qenë në një situatë të ngjashme, asgjë nuk është se ka qenë në mënyrë të organizuar. Unë personalisht asnjëherë s’kam marrë ndonjë informacion të tillë.”, u shpreh ai.
Në fund, Clark thotë se nëse amerikanët do të kishin informacione se “këto akte po kryheshin nga UCK, do të vepronim.”
“UÇK e kuptonte qartë se ata nuk do të merrnin atë që morën në fakt, që ishte heqja e forcave serbe, po të mos ishte për NATO-n.”
Komente







