Dikush po mbjell errësirën mes nesh

Dikush po mbjell errësirën mes nesh

Foto Ilustruese

Katër gra të reja të veshura me nixhab të zi (shih foton ilustruese)nga koka në këmbë, teksa lëviznin mes ushqimeve të një supermarketi në qendër të Tiranës më bënë përshtypje. Nuk ishin shqiptare, flisnin arabisht dhe ishin në shoqërinë e një zotërie të veshur në mënyrë komode me këmishë e pantallona, që në fund pagoi ujin dhe pak gjera që të gjithë bashkë blenë në atë dyqan. Ndoshta është zgjedhja e grave të vishen kështu, por ndoshta jo. Eshtë një imponim i shoqërisë nga ku vijnë? Një gjë është e sigurtë: Në temperaturën dhe lagështirën e gushtit në Tiranë, në lëvizjet mes ushqimeve, 4 gratë nuk ishin komode.

Mund të jetë një rastësi, por vetëm pak ditë më parë, ndërsa zgjidhja mëngjesin në një hotel në Belluno, veriu i Italisë, një nënë, e veshur njësoj, përpiqej të merrte sikletshëm ushqimin në bufenë e hotelit për vete dhe djalin e mitur, e të hante më pas nën nixhabin që i mbulonte edhe gojën. Këto pamje në sytë e mi më sollën ndjenja mirënjohje për ata shqiptarë të ndritur që në kohën e duhur mbajtën larg gruas shqiptare veshje të tilla ekstremiste dhe sot na lejojnë të bëjmë zgjedhjet e duhura sipas besimit e dëshirës, në liri të plotë të ligjit dhe të mendimit. Mendova: Sa mirë që ne nuk kemi realitete të tilla në Shqipëri!

Por, a është vërtetë kështu? Në diskutimet e hapura në rrjetin social facebook, Altin Hazizaj, aktivist i njohur i shoqërisë civile dhe drejtues prej shumë vitesh i CRCA, Qëndra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri dha një informacion, për mendimin tim tronditës: Sipas Altinit në Shqipëri ka gra të veshura me këtë veshje ekstreme, madjes, sipas tij, është e drejtë e tyre të vishen kështu dhe jam gabim unë që i gjykoj.

Fillimisht mendova se Altini më kishte keqkuptuar, ndoshta ai fliste thjeshtë për veshjet të tjera, për shaminë që përmendet në Kuran, e cila jo vetëm që nuk prek, mbulon identitetin e një gruaje, por është një veshje që bashkon shumë fe, shumë kostume popullore, është pjesë e traditës që në shekuj është zbukuruar dhe rafinuar në kohë. Por nuk ishte kështu. Altini fliste për mbulimin total, atë që unë kisha publikuar në fotografi.  Nuk do të doja të besoja që një përfaqësues i shoqërisë civile të mbështesë mbulimin total të gruas përfaqësuar përmes mbulimeve ekstreme si nixhab apo burka, të ndaluara me ligj në shumë vende Perëndimore, kryesisht për arsye identifikimi dhe sigurie.

Por Altini vazhdoi më tej duke ngritur një pyetje që duket nuk shqetësoi njeri seriozisht: nëse ka apo jo ndonjë problem që gratë e vajzat në Shqipëri të mbulohen kështu, kokë e këmbë, vetëm me sytë jashtë, duke lënë të kuptohet qartë që për të vetë nuk ishte një problem. Më erdhën në mendje gratë afgane në regjimin taleban, i cili i detyroi të rivishnin burkën që të vogla dhe më erdhën në mendje qindra vite mundime e luftë e grave për barazi e dinjitet shoqëror. Më vjen në mendje puna e vepra e mendjeve të ndritura në glob që jetën ja dedikuan harmonisë së vlerave dhe traditave dhe braktisjes së ekstremeve kudo, në Lindje e Perëndim. Prandaj  ngre shqetësimin tim qytetar: Kujt i intereson sot të veshë gratë shqiptare me perçet e zeza kokë e këmbë? Sa gra deri më tani janë të mbuluara kështu? A ka në Shqipëri vajza të mitura të mbuluara me burka apo nixhab?

Nëse shoqëria civile, strukturat shtetërore e njohin fenomenin dhe, akoma më keq, e mbështesin, më duket se është një alarm serioz për shoqërinë. Dikush në Shqipëri ka nisur të mbjellë errësirën me mbështetjen e kujt? Duhet reaguar seriozisht sa nuk është vonë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loku: 30/08/2018 00:40

    Vajza te Mitura qe Abortojn ka Plot, futi nje Xhiro nga Manterniteti.

    Përgjigju
    • Mua: 30/08/2018 06:05

      @Loku...Por jo te mbuluara nga koka tek kembet si sketerra te zeza...

  • Une: 29/08/2018 23:00

    Eshte nje hyrje e nendheshme e ketyre praktivave fetare, levizje mafioze nen petkun e fese dhe kete e demonstrojne duke bere shpenzime pa kursim per ta mbushur Shqiperine ne male e ne kodra me xhamira vend e pa vend. Ato rrine bosh, por ngrihen megjithate. Shqiperia 70 perqind te myslimaneve i ka bektashinj e grate e te cileve nuk mbulohen fare. Bektashinj qe ndezin qirinj si ortodokset e katoliket nga rrjedhin. Nje fakt ne Tepelene palestra e gjimnazit u kthye ne xhami. Tepelenasit jane bektashinj e preferojne teqene. Ne fakt edhe shume fetare nuk jane...Nuk gjeten hoxhe, moren nje nga Shkodra. Nuk shkonte njeri ne xhami, i vune drynin e hoxha iku. ja keshtu ndodh...e shume si keshtu...

    Përgjigju
  • Mua: 29/08/2018 18:58

    Po xhamia "e bukur" qe keni lejuar te ndertohet prane parlamentit Shqiptar ...kush e approvoi ate xhami??? E keni kthyer Atdheun si arabi...Turppp...

    Përgjigju
    • Kokomani: 31/08/2018 03:24

      25% jeni dhe beni namin imagjino te ishit me shume, thirrini mendjes , mos krijoni trazira te cilat nuk i perballoni dot ,feja nuk ka komb , feja eshte boterore, po te jesh musliman sdo te thote te jesh arab per shkak se ka lindur si fe ne Arabi, me kete logjike ju i bie te jeni palestinez ose sovjetik

  • Mario: 29/08/2018 17:55

    Vishesh pothuajse nudo perfundon neper kopertinat e revistave apo je e ftuar ne emisionet e pasdites, mbulohesh se je me moral e ke frike Zotin, fillojne gjykimet, sharjet, perbuzjet derri ne urrejtje me mallkime vdekje. Shoqeri e semure, islamofobi.

    Përgjigju
  • Toni: 29/08/2018 17:54

    E drejta per te qene e nenshtruar dhe per te jetuar ne erresire shpirterore dhe estetike NUK ESHTE E DREJTE NJEREZORE!!! T’ia shpjegoje dikush kete ketij Altin “avokatit te djallit”...

    Përgjigju
  • erma: 29/08/2018 15:48

    Rilindasit tane qe luftuan aq shume per Shqiperine Evropiane, por qe fatkeqesisht mbeti otomane!!!

    Përgjigju
  • Ilo: 29/08/2018 15:42

    Po Altini avokat i djallit eshte Shoqate per mbrojtjen e te drejtave te femijve rrjepacake te cdo lloj fondi qe jepen per femijet

    Përgjigju
  • Liu: 29/08/2018 14:23

    Ku dihet cfar jane gra apo burra

    Përgjigju
  • Aks: 29/08/2018 14:20

    Ky eshte nje diskutim i gjere dhe mire eshte te flitet ne fakt, por perderisa nuk ndalohet X prezantuese televizioni, e cila gjithe c'ka e nxjerr ne shesh, pse duhet te ndalohet nje grua qe do te veshe batanie ne gusht? Thoni se jane gra te shtypura dhe te detyruara nga burrat te mbulohen... Po ato qe zbulohen, a nuk jane te detyruara nga burrat? Ne te dyja rastet pretendojme se eshte liri e zgjedhjes se vete gruas, kur ne fakt nje muslimane e devotshme, zor se do te gjente bashkeshort sic e do vete dhe sic ja percakton feja po te mos mbulohej, e nje bukuroshe televizioni zor se do te kishte vemendjen e te gjithe meshkujve nese do te shfaqej e pazhveshur.

    Përgjigju
  • rtgds: 29/08/2018 14:04

    Bo sa problem i madh,,prandaj ska pune,buke,emigracion,korrupsion,shendetesi,siguri,rruge,uje,ajer te paster, prej grave qe mbulohen.. aman ti shfarrosim muslimanet, te shpetojme nga mielli i lopeve te serbie, te shpetojme nga drejtesia e korruptuar, nga politikanet vrases perdhunues hajdute me 10 emra, shpetojme nga kriminaliteti, shpetojme nga emigracioni, shpetojme nga 360 mije shqiptaret qe aplikojne lotarine amerikane.. Pikerisht keto gra bene masakren e Vlores me 8 viktima, keto na kerkojne lek neper spitale, keto ndertojne kulla e shkaterrojne urbanistiken.. Aman, te keqen, t'ua heqim, te dalin lakuriq, na duhen c*cat jashte qe te hapen Negociatat.. P.S. Alba, nbuk quhet nixhab. Mesoje si quhet nje here, pastaj bej moral..

    Përgjigju
    • Toni: 30/08/2018 21:14

      Nuk na perket ne si shqiptare ky eshte islami rradikal qe po' bie katari dhe turqit ne shqiperi shkolla turke firma turke Ca' prisni ju kulturen nga kto injorante

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Abort në moshën 16 vjeçare? Aktivistë e mjekë kundër pr/ligjit të ri: Vendimi është i vështirë edhe për një grua të rritur! Ja si ndodh në Gjermani

Abort në moshën 16 vjeçare? Aktivistë e mjekë kundër pr/ligjit të ri: Vendimi është i vështirë edhe për një grua të rritur! Ja si ndodh në Gjermani