TIRANE-Një grup emigrantësh të drejtuar dhe organizuar nga Genc Sejko, që njihet edhe si ‘njeriu i memeve’ në rrjetet sociale prej orës 12:00 deri rreth orës 14:00 protestuan përpara Kryeministrisë në ditën e dytë kundër qeverisë (protesta e djeshme-lexo këtu).
Protestës iu bashkuan edhe banorët e Unazës së Re dhe disa studentë. Protestuesit u bënë thirrje shqiptarëve që të ngrihen për të rrëzuar qeverinë, e cila sipas tyre është e korruptuar.
Në protestë nuk u shënua asnjë incident, ndërsa kujtojmë që policia nuk dha leje duke paralajmëruar se organizatorët dhe protestuesit do të procedohen. Protesta e thirrur nga Sejko do të vijojë edhe nesër po sërish para Kryeministrisë.
Deputeti i PS, Pjerin Ndreu ka reaguar duke ironizuar protestën e një grupi emigrantësh para Kryeministrisë. Socialisti i cilëson protestuesit si “emigrantë të bashkisë Kamëz”. “Emigrante te bashkise Kamez dhe ca te frymezuar partiake qe kane humbe vulen e hajdutllekut me ikjen nga pushteti ne 2017 i shof ne bulevard! Na hapen barkun tu harxhu leke per te mbushe sheshin. Te ndihmonin ndonje familje ne nevoje sa vrerosen pa dite as ata perse”, shkruan Ndreu.
E ndërsa akuzoi mediat se janë pjesa më e madhe e problemit të Shqipërisë, në një moment organizatori i protestës para Kryeministrisë, Genc Sejko është përlotur teksa po tregonte historinë e një 18-vjeçari që shkoi ilegalisht me maune në Angli.
‘’Ju jeni pjesa më e madhe e problemit, nuk pasqyroni atë që ndodh. Unë bëj 20 vjet që jetoj në Angli. Para se të vija këtu takova një djalë 18 vjeç që hipi në maune, më tregoi se u kap te aksi se nuk kishte para ta paguante dhe më thoshte se kishte frikë. Për kë është kjo Shqipëri?” u shpreh Sejko.
Pjesë e protestës janë edhe disa studentë, teksa njëri prej tyre është shprehur se qeveria ka rënë moralisht pas ndryshimeve të fundit, ndërsa ironizoi sërish me zv/ kryeministrin e ri për tarifat. “Kjo qeveri ka rënë moralisht. Ai do ta paguajë bashkë me kastën e tij të korruptuar. Ne nuk durojmë më, u ka ardhur fundi. Ne do ta bëjmë Shqipërinë. Studentët dinë ta luajnë mirë shahun, por jo vetëm shahun...aq i duam edhe tarifat sa është zv/ kryeministri. Kryeministër thirri mendjes dhe plotëso kërkesat ndryshe sa do të vijnë edhe do të shtohen protestat”.
Organizatori Genc Sejko ka akuzuar se personi që u ka dhënë energjinë elektrike për foninë është kërcënuar. Por megjithatë, shtoi ai, protesta do të vijojë. “Ka urdhër të për na prerë energjinë. Ky është një shtet që ka frikë nga fjala e lirë. Kanë kërcënuar atë që na ka dhënë energji. Nëse kjo ndodh, ne prapë do të vijojmë, ne nuk do të ndalojmë, do ta çojmë deri në fund” tha ai.
Jane zagare te paguare nga kelyshet e sali lazaratit-TURP PLEHRA TE PAGUARE!
PërgjigjuAsnje emigrant nuk ka aty... Ata qe jane jashte mendojne te punojne jo te dalin ne proteste se i thote basha Berisha apo mona
PërgjigjuPo ikni o diaspora e kamzes dhe bathores se na hapet barkun
PërgjigjuNuk bashkohet njeri me ata qe ken grabit pronen e tjetrit dhe ju emigranetet qe protestoni mos pranoni ne mesin tuaj militatet e partive si pd lsi e ps sepse e beni pis protesten si u be protesta e studenteve