Ditë historike, zgjidhet çështja më 'e nxehtë' mes Maqedonisë e Greqisë, firmoset marrëveshja për emrin

Nga sot ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë do të quhet zyrtarisht 'Republika e Maqedonisë së Veriut'. Maqedonia dhe Greqia kanë nënshkruar sot marrëveshjen historike për emrin e ri të vendit fqinj, duke u dakordësuar për një ndër çështjet më të nxehta mes dy vendeve.  

Ndërmjetësuesi i OKB-së për çështjen e emrit, Methju Nimic, përfaqësuesja e Lartë e  Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri Federika Mogerini, eurokomisioneri për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han, dhe Rozmari Di Karlo, zëvendësja e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guteresh, ishin sot dëshmitarë të nënshkrimit për çështjen e emrit, e cila u mbajt në Prespë, mes shefave të diplomacive të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias.


Dy ministrat e jashtëm të Maqedonisë dhe Greqisë nënshkruajnë marrëveshjen në prani të dy kryeministrave

Të pranishëm në këtë akt historik ishin edhe dy kryeministrat Zoran Zaev i Maqedonisë dhe Aleksis Tsipras i Greqisë. Ky i fundit, tha në fjalën e tij se kjo është një marrëveshje patriotike.

Marrëveshje për popullin. Për përmirësimin e jetëve të qytetarëve. Marrëveshje e shoqërisë. Kemi detyrë historike ta vazhdojmë këtë rrugë dhe jam i bindur dhe optimist se do ta bëjmë këtë dhe do të jemi shembull i rajonit dhe botës për miqësi. Para neve kemi sfida të reja. Dhe për t'u përballur me to duhet të kemi një rrugë të përbashkët evropiane.

Kryeministri Aleksis Tsipras

Nga ana tjetër, kryeministri  Maqedonisë, Zoran Zaev, tha se çështja e emrit ishte e hapur prej tre dekadash.

Tre dekada ishte e hapur çështja e emrit, tre dekada ankth dhe brenga për ne, tre dekada me frikë nga e panjohura. Prandaj ne gjetëm zgjidhje. Sot ne jemi këtu për të festuar marrëveshjen. Mësuam se duhet të marrim mësim nga historia dhe jo ta përsërisim atë. Kur ka paqe në vende, ashtu do të jetë edhe bota. Ndërtojmë ardhmëri nga themelet e së kaluarës.

Marrëveshja na sjell jetë më të mirë. Procesi dhe zgjidhja na solli një mik. Miqësi e cila deri para disa kohëve na thonin se është e pamundur. Së bashku me Greqinë trasojmë rrugën për të mirën e banorëve tanë. Krijojmë një realitet të ri në Evropë, së bashku e ndërtojmë këtë realitet në bazë të principeve: paqja, prosperiteti dhe mirëqenia.

Do ti hapim kufijtë për fqinun tonë për të bashkëpunuar. Së bashku të ruajmë stabilitetin dhe sigurinë. Së bashku të ndërtojmë prosperitet duke bashkëpunuar ekonomikisht, që të rritemi ekonomikisht së bashku, të kemi përfitime më të mëdha për banorët.

Banorët tanë i meritojnë paqen, sundimin e së drejtës, demokracinë, dhe gjitha vlertat evropiane të së cilës ata i takojnë. Për ata që janë kundërt marrëveshjes kam një porosi: grekët, maqedonasit dhe evropianët janë më të fuqishëm se frika që mbjellin. Janë kundër ksenofobisë dhe propagandës.

Të gjithë ta dinë: kundërshtarët e marrëveshjes kanë të drejtë për qëndrim, me argumente, kjo është mënyrë evropiane e ballafaqimit me mendime të kundërta, por unë them që marrëveshjes ti japim një mundësi. Kur të gjithë na thonin se nuk ka rrugëdalje, ne gjetëm zgjidhje. E di që nuk ishte lehtë edhe për miqtë tonë grek, por ju falënderoj që jeni në anën e mirë të historisë.

Kryeministri Zoran Zaev

Takimi vijoi më pas me një drekë të përbashkët mes dy delegacioneve. VMRO-DPNE në rolin e opozitës maqedonase është shprehur kundër kësaj marrëveshjeje, pasi sipas saj dëmton rëndë identitetin kombëtar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:06
FOTO/ Takimi i përzemërt Tsipras-Zaev, kur mllefi i tre dekadave 'shuhet' në një përqafim

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, dhe ai i Greqisë, Aleksis Tsipras, janë parë të lumtur para nënshkrimit të marrëveshjes historike për emrin.

Në një foto të publikuar në media, dy kryeministrat shfaqen duke u përqafuar në mënyrë të përzemërt dhe tejet miqësor, duke i dhënë kështu fund mllefit të plot tre dekadave mes dy vendeve. 

Ndërkohë, dy ministrat e Jashtëm, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias nënshkruan marrëveshjen për emrin, ku nga sot zyrtarisht Maqedonia do të quhet 'Republika e Maqedonisë së Veriut'.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Makinacione: 17/06/2018 10:45

    Gjithnjë ter jeten e jetes fqinjet ne marveshje midis tyre kundra shqiptarëve të Arbrit të Madh, zotërve të vërtetë të ballkanit dhe historisë së tij. Geni i maqedonasve të hershëm (jo sllavët), jeton tek shqiptarët sepse ilirët dhe maqedonasit ishin kushërinj të një gjaku.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Hije dyshimi për testin e Magjistraturës, drejtori: Gabimi teknik, jo njerëzor! Lista përfundimtare është me 131 fitues

Hije dyshimi për testin e Magjistraturës, drejtori: Gabimi teknik, jo njerëzor! Lista përfundimtare është me 131 fitues