Tragjedia e Genovas/ Meta vizitë ngushëllimi në familjen Bokrina: Bëhuni të fortë, s'ka fjalë për dhimbjen

Shkodër- Presidenti Ilir Meta, ka shkuar në familjen e njërit prej shqiptarëve që humbi jetën në tragjedinë e Genovas ku u shemb ura Morandi.

Meta ka vizituar familjen e Admir Bokrinës në Oblik të Shkodrës. Meta ka takuar të afërmit e shqiptarit dhe iu ka bërë apel të bëhen të fortë.

As ju, askush se priste. Është një fatkeqësi dhe dhimbje që nuk ka fjalë, duhet forcë për ta përballuar dhe fuqi madhore. Tragjedi që s'ka fjalë. Tragjedia e Genovas të na ndihmojë të reflektojmë për sigurinë e veprave publike. Duhet të marrim masa të forta për parandalimin e tragjedive të tilla në vendin tonë. 

Mundësi për të reflektuar dhe shteti ynë për sigurinë e veprave të artit. Jo vetëm urave por dhe hidrocentralet dhe veprat e rëndësisë së veçantë. Solidariteti i shprehur nga shteti t’ju bëjë më të fuqishëm për të përballuar këtë humbje të pazëvendësueshme.

Ilir Meta, President

I pyetur për mungesën e përfaqësuesve të shtetit shqiptar në ceremoninë zyrtare Meta u shpreh: "Unë besoj se përfaqësuesit e shtetit shqiptar kanë qenë në Itali dje dhe kanë marrë të gjitha masat për të përmbushur procedurat nga përfaqësuesit diplomatikë në Itali. Për çdo gjë dera jonë është e hapur për familjarët."

Admir Bokrina 30 vjeç dhe Marjus Djerri, 22 vjeç. Dy të rinjtë ishin duke shkuar për në punë, kur ura që po rrëzohej i zuri poshtë. Tre ditë më parë familja hapi dyert e mortit për të varrosur trupin e tij.

Djerri u përcoll sot në banesën e fundit, ndërsa trupi i Admirit do transportohet të hënën drejt Shqipërisë, për të pushuar përgjithmonë në tokën e tij.

Marjus Djerri dhe Admir Bokrina, dy shqiptarët që humbën jetën në tragjedinë e Genovas

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Petrefi: 18/08/2018 22:22

    Po ne familjen Zykaj qe u shuan 8 vete perse nuk shkuat zoterinj qeveritare?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet