Drejtori i markave dhe patentave Ervin Lako: Pija energjike rrezikon negociatat me BE

Një pije energjike sipas një zyrtari të lartë të shtetit shqiptarë është çelësi për çeljen e negociatave në BE. Këtë zbulim që me gjasë do të gajasë edhe vete kryeministrin Edi Rama kur ta dëgjojë, e ka bërë Elvin Lako Drejtor i Drejtorisë së Markave dhe patentave.

Deklarimi i Elvin Lakos është regjistruar nga kamerat te fshehta te emisionit Fix Fare gjatë një investigimi për mos zbatimin e disa vendimeve të gjykatës për çregjistrimin e një pije energjike B52 prodhuar nga kompania holandeze ''Bavaria'' që në fakt konkuron në mënyre të pandershme me pijet energjetike B52 të prodhuara dhe te regjistruar si marka nga firma shqiptare Arseni sh.p.k.

Por zoti Lako në vend të luftojë për ta respektuar të drejtat e produktit shqiptarë B52 të mbrojtura nga disa vendime të gjykatës, duket në siklet për të mos dëmtuar produktin pirat të firmës holandeze. Sipas tij, nëse pija energjetike holandeze nuk futet në tregu tonë, Shqipëria rrezikon negociatat për anëtarësim në BE.  

Unë e kam problem këtë se kjo B52-shi është ankuar qeveria holandeze, qeveria jonë ka qenë shumë e ndjeshme ndaj kësaj. Madje, ato (qeveria holandeze) thanë atëherë se do të kushtëzojnë dhe negociatat e BE-së, hyrjen dhe anëtarësimin në BE të Shqipërisë. 

Po. Ka ardhur me letër nga kryeministri që qeveria holandeze i ka vënë kusht Shqipërisë, që ndjekjen e të drejtave të pronësisë intelektuale. Atë logo që është shprehur Gjykata e Lartë. Unë kam siklet si do ja bëj kur të më thërrasin mua qeveria holandeze, dmth, i them unë: Kam zbatuar vendimin e gjykatës. 

Elvin Lako Drejtor i Drejtorisë së Markave dhe Patentave

Firma Arseni sh.p.k ka filluar shume vite më parë një betejë nëpër gjykata ndaj kompanisë holandeze "Bavaria" për të mbrojtur markën B52. Po edhe tani qe odisea në gjykata duket që ka marrë fund me një fitore, megjithatë kompania Arseni SHPK, po përballet me këmbënguljen e kompanisë holandeze e cila vazhdon të veprojë në tregun shqiptar me një pije energjike tashmë pirate që çuditërisht përfiton nga mbështetja e disa institucione shtetërore që pretendojnë të veprojnë sipas standarteve të Bashkimit Europian. 


(Vendimi i Gjykatës që mbron markën B52)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Genti: 27/03/2018 23:14

    Si ka mundesi qe kjo pija energjike ngjyre gri qenka origjinale dhe ndryshoka emrin 3 here ne 1 muaj , si ka mundesi qe qenka marke e regjistruar ne holland dhe nje marke e regjistruar ndryshoka emrin sa here dashka kur nje procedure per ndryshim emri apo imazhi kerkon me shume se 6muaj , si ka mundesi qe konsumatorve ne shqipri kjo pije ju shitet per b52 por ne fakt sipas komentit me larte nuk qenka b52 por 8S2 Galaxi , si ka mundesi qe gjate nje panairi ne tirane qe firma bm shpk si distributor i ksaj pijes e reklamonte ate per b52 dhe ne letra e kishte 8S2 , si ka mundesi qe nje pije qe qenka e regjistruar ne holland dhe u prolloka ne holland as qe egziston ne holland , si ka mundesi qe kjo pije mbiu para 5 vitesh dhe u servir si pija origjinale dhe origjinalitetin e saj e ka sepse prollohet ne holland dhe cdo produkt tjeter qe sprollohet ne holland nuk eshte origjinal , si ka mindesi si ka mundesi qe kjo pije ne fakt eshte e vertet qe deri para 7 muajsh u prollonte ne nje punishte tek kalaja per me shume se 2 vjet dhe vetem pasi u prishen pazaret mes distributoritbdhe ktij qe e prollonte ne punishte e denoncuan te stopi , si ka mindesi qe importet e ksaj pije u rriten vetem pasi u prishen pazaret me ate qe e prollonte te kalaja sepse me perpara nje kamion vinte nga jashte dhe 5 u prollonin ktu . Un mendoj qe ju qe mundoheni te vazhdoni te mashtroni konsumatoret ka ardhe koha qe te krijoni nje brand tuajin me identitet dhe me emer te pa ndryshuar cdo dite , pastaj mund ta ambalazhoni ne holland, ne mal te zi , ne serbi ose dhe ne shqipri ashtu sic ambalazhohen sh produkte dhe me super cilesi biles . Mjaft me kto forma duke shitur produkt me emer zyrtar 8S2 per pije energjike b52

    Përgjigju
  • Ili: 26/03/2018 11:46

    Pija Energjike B52 e prodhuar nga Kompania Hollandeze Bavaria N.V eshte e njohur nga Qeveria Hollandeze, e regjistruar ne Organizaten Nderkombetare WIPO ne Madrid dhe e njohur ne BE si prodhuese dhe zoteruese e kesaj Marke. Pyetja ime eshte e thjeshte: Si ka mundesi qe eshte nje pije pirate kur njihet nga BE? Problemi nuk eshte as i Bavarise as i BE, por problemi eshte SHQIPTAR, MASHTRIM i rendomte i mbeshtetur nga korrupsioni ne Drejtesi. Media shqiptare nuk ben investigim qe te nxjerre te verteten por i pershtatet atij qe e paguan dhe interpretimi i Juaj lidhet me pagesat jo me te verteten. Produkti 8S2 eshte origjinal, prodhohet ne Hollande nga Kompania 300 vjecare Bavaria N.V., eshte produkte cilesore i certifikuara nga BE, me analiza te plota per shendetin dhe i sigurte. Ndersa B52 i zi i prodhuar nga Arseni shpk eshte pije freskuese, dhe nuk eshte pije energjike. Analizat e ketij produkti nuk dihet sa te sigurta jane, perderisa certifikohen nga AKU!!!!!! Tashme dihet saktesia e AKU e cila certifikon te gjithe prodhimet qofshin dhe fallco sic ka ndodhur me B52 ne muajin Shtator 2017 ne Shkoder, fakt i raportuar nga programi Stop ne TV KLan, ku fallsifikatori i certifikuar nga AKU prodhonte te gjitha pijet e importit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

EMRAT/ Komisioni hetimor në Shëndetësi, propozimi i PS: Të pyeten ministrat e Shëndetësisë që nga dhjetori 2006

EMRAT/ Komisioni hetimor në Shëndetësi, propozimi i PS: Të pyeten ministrat e Shëndetësisë që nga dhjetori 2006