U gjet i shtrirë dhe i gjakosur/ Plagoset me thikë 50-vjeçari në Durrës, autori: Më ngacmonte gruan!

U gjet i shtrirë dhe i gjakosur/ Plagoset me thikë 50-vjeçari në Durrës, autori: Më ngacmonte gruan!

Foto nga vendi i ngjarjes

DURRËS- Një 50-vjeçar është plagosur me thikë në afërsi të stadiumit “Niko Dovana” në qytetin e Durrësit mbrëmjen e kësaj të enjte. Report Tv mëson se i plagosuri, i identifikuar si S.Dh, është gjetur nga kalimtarët e rastit në trotuar i shtrirë dhe i mbuluar nga gjaku. 50-vjeçari ka marrë disa plagë nga goditjet e thikës dhe është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore. 

Autori në polici: Më ngacmoi gruan
Ndërkohë policia identifikoi dhe arrestoi autorin e plagosjes, B.Xh, 36-vjeç, si dhe sekuestroi thikën. Burime nga policia e Durrësit thanë për Report Tv se shkak për ngjarjen ka qenë një sherr i dy personave. Autori i plagosjes mësohet të jetë shprehur përpara policisë se e plagosi 50-vjeçarin për shkak se ai i ngacmonte gruan. 

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje. 

Njoftimi i Policisë:

Durrës

Plagos me thikë një shtetas.

Arrestohet pak minuta pas ngjarjes autori i dyshuar.

Më datë 02.08.2018, rreth orës 20:50, në lagjen Nr.18, për motive të dobëta është goditur me thikë shtetasi S.Dh. 52 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.

Me të marrë njoftim janë organizuar menjëherë Shërbimet e Policisë së Durrësit, të cilët kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin B.Xh. 36 vjeç, banues në Durrës. Gjithashtu nën cilësinë e provës materiale është sekuestruar thika. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Vangjeli: Edhe Rama do ta votonte Gazmend Bardhin për kryetar të PD

Vangjeli: Edhe Rama do ta votonte Gazmend Bardhin për kryetar të PD