ELBASAN- Një aksident i rëndë ka ndodhur në fabrikën e Çimentos në Elbasan, ku Musa Sula 56-vjeç ka humbur jetën dhe Tomorr Mjekërzaku, 65-vjeç, ka mbetur i plagosur pasi të dy janë zënë poshtë një masivi çimento.

Burime për Report Tv dhe Shqiptarja.com bëjnë me dije se viktima që mbeti poshtë masivit të çimentos, kishte 22 vite i punësuar në fabrikë.  

Lidhur me ngjarjen policia ka shoqëruar 10 persona, të cilët janë punëtorë të fabrikës. Ndërkohë që trupi i viktimës është dërguar në mjekësinë ligjore për autopsinë, e cila ende nuk ka përfunduar, deri në orën 21:00.

NJOFTIMI I PLOTË:

Elbasan 

Informacion paraprak 

Gjatë punimeve në fabrikën e çimentos, dy shtetas janë aksidentuar ku shtetasi M.S., 56 vjeç,banues në fshatin Ulem, ka ndëruar jetë, si dhe është në gjëndje të rëndë shtetasi T.M., 65 vjeç, banues në lagjen Qemal Stafa , Elbasan. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Fabrika e Çimentos, Elbasan ku ndodhi ngjarja

Fabrika e Çimentos, Elbasan ku ndodhi ngjarja