Ekskluzive/ Ja paratë që fitoi nga dasmat gjyqtari Hoxha, pasuria në 15 vite

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, organi bazë i Vetingut, ka arritur në konkluzionin se anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Fatmir Hoxha, nuk justifikon blerjen e një apartamenti me vlerë 140 450 euro me burime të ligjshme. Avokati i gjyqtarit, Julian Mërtiri, pretendon se Hoxha e ka blerë apartamentin me borxhe, kredi me kushte lehtësuese, shitjen e një banese si dhe me para të mbledhura në dy dasma tradicionale.

Shqiptarja.com verifikoi deklaratat e pasurisë së anëtarit të Kushtetueses nga viti 2003 deri në vitin 2017. Referuar deklaratave të pasurisë, gjyqtari, në vitin 2003, deklaron një depozitë kursimi me vlerë 650 000 lekë. Hoxha thotë se nga kjo shumë, 330 000 lekë i ka depozituar në vitin 2003, kohë me të cilën përkon me dasmat që pretendoi dje avokati i tij, ndërsa 320 000 lekë janë depozituar në vitin 2004.

Për asnjërën nga këto shuma, në deklaratën e pasurisë, nuk referohet burimi i krijimit, por 15 vjet më vonë, avokati i Hoxhës, thotë se gjyqtarit i kanë hedhur shumë para në dy dasma. Kjo depozitë deklarohet pikërisht në vitin kur gjyqtari, deklaron një shtëpi banimi me sipërfaqe 65 m2, në Shkodër, të blerë nga paga dhe një kredi. Shtëpia ka kushtuar 1.7 milionë lekë, ku pikërisht në vitin 2003, gjyqtari deklaron 3 350 euro të palikuiduara. Shtëpinë në Tiranë, anëtari i Kushtetueses e ka blerë në vitin 2011.

Ndërsa shtëpinë në Shkodër, me të cilën justifikon një pjesë të parave për të blerë shtëpinë në Tiranë, gjyqtari deklaron se e ka shitur në vitin 2014, me vlerë 3 400 000 lekë. Për të justifikuar vlerën e apartamentit në Tiranë, Hoxha deklaron një kredi 5 000 000 me kushte lehtësuese si dhe 28 mijë euro hua një shtetasi. Megjithatë, komisioni i Vetingut, pas një hetimi të theluar, thotë se gjyqtari nuk e justifikon blerjen e apartamentit.

Që nga viti 2003 dhe deri në vitin 2017, gjyqtari Hoxha deklaron si të ardhura vetëm pagën e tij dhe pagën e bashkëshortes. Madje, bashkëshortja nga viti 2004 deri në vitin 2012, nuk deklaron pagë. Një vit pasi Hoxha emërohet në Gjykatën Kushtetuese, bashkëshortja deklaron të ardhura nga paga pranë komisionerit për mbrojtjen e diskriminimit. Gjyqtari Hoxha, përpos apartamentit, nuk posedon asnjë pasuri tjetër të paluajtshme.

Mbështetja nga PD
Fatmir Hoxha bën pjesë në grupin e gjyqtarëve të cilët janë mbështetur dhe votuar nga Partia Demokratike për t’u ngjitur krye të piramidës së gjyqësorit në Shqipëri. Ashtu si anëtari tjetër, Fatos Lulo, i shkarkuar nga Vetingu, edhe Fatmir Hoxha është emëruar në vitin 2011, me mbështetjen e grupit të atëhershëm parlamentar të Partisë Demokratike si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Nga viti 1993-1996 Hoxha ka punuar si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pukë ku dhe ka ushtruar detyrën e Kryetarit. Në vitet 1996-1998 ka ushtruar detyrën e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit Tiranë. Prej vitit 2003 deri në vitin 2008 ka ushtruar detyrën e Kryetar të Gjykatës së Apelit Shkodër. Ndërsa nga viti 2011 është anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Pasuria e gjyqtarit Fatmir Hoxha

Viti 2003
Shtëpi banimi 65 m2, 1.7 milionë lekë, pjesë ½, burimi nga pagat dhe një kredi, shuma e mbetur pa likuiduar 3 350 euro.
Paga e tij dhe e bashkëshortes

Viti 2004
Depozitë 650 000 lekë. 330 000 në 2003, 320 000 lekë në 2004.
Të ardhura nga paga, 1 119 537 lekë.
Bashkëshortja Rudina Hoxha, paga nga mësimdhënia, 180 000 lekë.

Viti 2005
Shtuar 612 788 lekë.
Të ardhura nga paga, 1 099 004lekë.
Të ardhura nga depozita, 62 788
Detyrim financiar për kredinë, 7 300 euro, mbetur 945 euro.

Viti 2006
Shtuar 610 602 lekë.
Paga 1 275 196 lekë, shpërblime 26 000 lekë, interesat bankare 60 602 lekë.
Detyrime për kredinë marrë në 2002, 945 euro.

Viti 2007
Shtuar 477 661 lekë.
Paga 1 484 877 lekë, interesa bankare 77 661 lekë.

Viti 2008
Shtuar 200 000 lekë nga kursimet dhe interesat bankare.
Blerë makinë 200 000 lekë.
Paga 1 381 666 lekë, interesa 100 405 lekë.

Viti 2009
Shtuar 300 000 lekë nga kursimet dhe interesat bankare.
Paga 1 368 812 lekë, interesat 119 400 lekë, vizitë studimore në Evropë, 900 euro.

Viti 2010
Shtuar 620 143 lekë nga kursimet dhe interesat.
Paga 1 567 176 lekë, interesa 120 143 lekë.

Viti 2011
Apartament 112 m2, vlera 140 450 euro, shlyer 51 mijë euro, burimi, kredi me kushte lehtësuese, të ardhura nga shitja e një banese, 28 mijë euro hua një shtetasi. Mbeten pa u shlyer 24 600 euro.
Paga 1 750 159 lekë.

Viti 2012
Paga si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, 2 052 336 lekë.
Kredia 5 000 000 lekë, me interes 4 %, afat 22 vjet, shlyer 229 634 lekë.
Bashkëshortja të ardhura nga puna pranë komisionerit për mbrojtjen e diskriminimit, 363 642 lekë.

Viti 2013
Paga 2 047 922 lekë.
Paga e bashkëshortes, 601 092 lekë.
Shlyer nga kredia, 344 400 lekë. Detyrim huaje 9.900 euro.
Detyrim overdrafti, 170 000 lekë.

Viti 2014
Shitur banesa 1+1 në Shkodrës, me vlerë 3 400 000 lekë.
Paga si anëtar i Kushtetueses, 1 896 470 lekë.
Bashkëshortja të ardhura nga puna pranë komisionerit për mbrojtjen e diskriminimit, 710 280 lekë.
Shlyer kredia, 154 667 lekë.
Kredi 250 000 lekë, me afat 60 muaj.
Detyrim overdrafti, 404 145 lekë.

Viti 2015
Paga 1 874 538 lekë.
Paga e bashkëshortes, 716 369 lekë.

Viti 2016
Shitur makina tip golf, 1 800 euro.
Paga 1 861 308 lekë.
Paga e bashkëshortes, 697 938 lekë.
Detyrim subjektit Gener 2, për blerjen e partamentit në 2011, 37 850 euro.

Viti 2017
Paga 1 854 604 lekë.
Paga e bashkëshortes, 773 577 lekë.
Kredia 5 000 000 lekë, shlyer 344 463 lekë, shuma e mbetur 4 108 465 lekë.
Kredi 250 000 lekë, shlyer 66 212 lekë, mbetur 94 781 lekë.
Detyrim overdrafti, 400 000 lekë.
Depozitë ‘fëmija im’, 20 000 lekë.


(Formularët e deklarimit të pasurisë nga gjyqtari Hoxha, 2004-2005)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bepi: 10/05/2018 15:06

    O legen ne burg ti edhe shoket e tu Piece of shit

    Përgjigju
  • shkodrani: 08/05/2018 23:03

    O ropt cfare lojnash te marra bajne, ti fusin leket pa dite gja.

    Përgjigju
  • ai qe ta: 08/05/2018 20:07

    kesaj pune i thon p**** e semes o lule

    Përgjigju
  • Ceço me Biçak: 08/05/2018 18:46

    Po kot nuk e kam mprehur kete te shkrete biçak une.Prisni prisni sa kokaa e lafsha kam per te prere une sa do te mpihet i shkreti biçak

    Përgjigju
  • Lalka i Radanecit: 08/05/2018 18:44

    Teçken e seçkes po te jete kaq loqke ky gjyqtar?

    Përgjigju
  • 007: 08/05/2018 17:14

    He me Fatmir te pifsha dolline!!!!!

    Përgjigju
  • Neni 111: 08/05/2018 14:52

    Hahahah hahahahhah hahahaha po si mo Fatmir edhe gjyqtar...me kte justifikim kaq Naiv..Mi kan hedhur ne Dasem hahahahha I madh fare..

    Përgjigju
  • Era: 08/05/2018 14:10

    Eshte turp kjo qe po ndodh. Komisionet nuk jane makineri qe fut formulen dhe nxjerr produktin. Fatmir Hoxha eshte gjyqtar i ndershem dhe me integritet. Nuk mund te heqesh nga sistemi njerez qe i duhen atij, per asgje, pa asnje indicie. Ky eshte krim ndaj institucionit te Gjykates Kushtetuese. Njerez te ketij rangu e me kete eksperience te vihen ne pikepyetje nga nje komision inferior, eshte vertet dem i pakthyeshem. Duhet te reflektohet shpejt sa nuk eshte vone.

    Përgjigju
  • Fadil plhe gjoleka: 08/05/2018 13:29

    Të dashur Shqiptar shikoni sa kriminel i ndyr është salhe qeni shikoni se çfar monstrash ka bër prokuror e gjykatës me një nivel karocjerësh shiko çfar idjotash jan se si i jusgifikojn lekët që kan njëri thot mi dha motra tjetri i nxora nga dasma a e shikoni çi ka bër Shqipris salhe spiuni i udb kur mos bëftë hajër familja e qenit salhe o ZOT

    Përgjigju
  • E.M: 08/05/2018 10:35

    Prite zot kur te dali ndonjë e te thojë, pasurin e vura nga lekët e vakis që me hodhën për babain e nënën... Rrac e poshtër bark pa ngopur

    Përgjigju
  • TRAMI i LULIT: 08/05/2018 09:23

    HORRAT e PLEPAVE nuk justifikojnë dot as ÇORAPET. . . . . . HORRAVE të PLEPAVE të DURRËSIT i ka marr përsipër i RESPEKTUARI DONALD LU! Tashti që ka "ÇEÇUA BIÇAK" , ku do futeni O ZVARRANIKËT e PaDrejtësisë , që hiqeni si ALEN DELONI , sepse në DASMAT tuaja kanë ardhur dhe ju kanë hedhur FLORI , DIAMANTE dhe ju kanë mbushur ÇEQE të BARDHA! Po këta HIPOKRITË nuk dinë as të gënjejnë more aman ???????! !

    Përgjigju
  • Faik: 08/05/2018 09:14

    Ç'farë bëhet kshu me këta të paudhët e (PA)DREJTËSISË , që u bënë GJYQTARË dhe PROKURORË me Kursin 6 Mujor të PLEPAVE të Durrësit !!!! Po si thotë mi hodhën €UROT dhe DOLLARËT në DASËM!?!!! O Mortja që nuk të ha ty O MALUKAT GJYQTAR që nuk di edhe të GËNJESH !!! Ju GJYQTARËT dhe PROKURORËT e (PA)DREJTËSISË edhe sikur GRATË , MOTRAT dhe ÇUPAT ti kishit nxjerrë në SEMAFOR për PROSTUTICION kurrë nuk do ti kishit bërë aq shumë LEK !!! Del ky QYQAR DERDEMËN GJYQTAR dhe na thotë që mi hodhën në DASËM , dhe pjesëmarrësit në DASMËN e këtij ZORRAXHIU Zgjebarak GJYQTAR ishin që të gjithë nga "HOLLYWOODI" dhe Punonjës të SHTËPISË së BARDHË në WASHINGTON DC apo Punonjës nga NASA !!!?!! O MORTJA dhe KANCERI ju HËNGËRT ashtu siç po ju HA tani , dhe KURRRRRË nuk keni për ti Gëzuar ato PARA !!! Ju e dini se ç'do hiqni tani , sepse me AMERIKËN (USA) nuk ka Shaka . Do shkoni në GOP të SËMËS që të gjithë.

    Përgjigju
    • artan: 08/05/2018 09:20

      O Faik, te marrte e mira. Te ghithe keta qe nuk e kane kaluar vetingun deri tani jane te shkolles se dites.

  • Plepezimi i Gjykatave: 08/05/2018 08:43

    Cfare drame dhe sarkazem po degjojme. Njerit i fal motra 400 mije USD, tjetri thote 150 mije Euro ne dasem. Nuk e kuptoj kurojon qe kane dhe nxjerrin nga goja keto xhevaire. Po keta duan plumbin ne bithe more. Edhe nese atij Lulos ja ka dhene e Motra, kaq mjafton qe ai te konsiderohet si nje gjyqtar qe nuk ka me integritet profesional, moral dhe personal. Si mundet qe nje gjyqtar te pranje dhurata te tilaa. Qofte edhe motra? Ai nuk eshte me i pavarur ne punen e tije, sepse me 400 mije usd borxh, vendimet e gjykatesit i firmos motra dhe jo ai! Kaq ishte filmi, edhe per kete dasmaxhiun. E ke humbur integritetin bucko dhe nuk e meriton te jesh as magazinier te fusha e druve, jo me gjykates ne Kustetuese! Tung,

    Përgjigju
  • Gajdexhiu: 08/05/2018 08:38

    Leket qe hudhen ne Dasem sikur I merr orkestra apo I Bie edhe noj vegle frymore hihihi cfare paliaçosh

    Përgjigju
  • Tirona: 08/05/2018 08:32

    Po si skeni turp o plera ju nuk justifikoni breket qe keni vesh orat qe mbani ne dor e jo me shtepit neper bregdet gjith andej pushimet prej sheiku qe beni.Far e keqe do ti paguani te gjitha pisat e Kombit ushtaret e Sales dhe Likes.

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 08/05/2018 08:01

    Mos ka qene DJ ose kameraman dhe pastaj shkoi tek plepat dhe u be gjyqtar. Kapini dhe cojini brenda keta hajdute fallsifikatore dokumentash pronesie.

    Përgjigju
  • Kamzhiku: 08/05/2018 07:28

    Bjeruni, dërrmoini!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Kemi forcën për të dyja frontet', Qatip Osmani: Reflektuam pas humbjes në Kukës, jemi gati për Erzenin

'Kemi forcën për të dyja frontet', Qatip Osmani: Reflektuam pas humbjes në Kukës, jemi gati për Erzenin