Ekskluzive/Plani për arratisjen nga Shqipëria, 'Babalja' do kërkonte azil në Europë?

Paralelisht me publikimin e përgjimit nga PD të hënën e 14 Majit kanë filluar një sër lëvizjesh të "bashkëpunëtorit X", Albert Veliu dhe familjes së tij që grenë dyshime të forta për ekzistencën e plani të mirë përgatitur për largimin nga Shqipëria ndoshta, për të kërkuar pastaj azil politik në një vend Europian. Report TV ka mundur të mësojë të gjitha lëvizjet e familjes në Vlorë dhe vetë super dëshmitarit i cili pas publikimit të përgjimit audio ka qëndruar në Tiranë por që dje u bllokua nga policia në Milot gjatë udhëtimit të tij drejt Kosovës.

Një burim në dijeni të rrethanave të lëvizjes së Albert Veliut i tregoi Report TV se mëngjesin e 17 Majit rreth orës 4 të mëngjesit është telefonuar një kompani taksi të cilës i është kërkuar shërbimi transportit të një personi drejt Kosovës. Nuk dihet ende nëse taksinë e ka telefonuar vetë Veliu apo dikush tjetër sikurse kush do të paguante për këtë udhëtim me kosto 200 euro. Rreth orës 4 e 11 minuta taksia ka ndaluar në një zonë të Tiranës ku në të ka hipur Albert Veliu.

Ky veprim është ndërmarrë për t'i dhënë kohë atij për t'u larguar nga territori shqiptar pasi PD pikërisht pasditen e të enjtes kishte planifikuar transmetimin e video-dëshmisë. Taksia së bashku me Albert Veliun pas 1 orë e 20 minuta nga nisja prej Tiranës kanë ndaluar në Milot për të ngrënë mëngjes.

Dëshmitarë okularë në të njëjtin lokal pohuan për Report Tv se tavolinës ku ishin ulur taksisti dhe Veliu i janë afruar tre efektivë policie të cilët i kanë kërkuar Albertit të shkonte me ta për verifikime. Veliu nuk ka bërë asnjë rezistencë dhe i është bindur kërkesës së policisë. Policët kanë marrë në pyetje edhe taksistin për të mësuar se çfarë lidhje kishte me Albert Veliun. Ai ka deklaruar se ka marrë një njoftim nga salla operative e kompanisë për të transportuar dikë në drejtim të Kosovës. Taksisti është lënë i lirë ndërsa Albert Veliu ka hipur në makinën e policisë. Albert Veliu ishte drejtuar për në Kosovë ku mbase atje ndodhet tashme edhe familja e tij.

Fqinjët e dëshmitarit 'X' në Vlorë: Familja u largua me një makinë të zezë pas përgjimit
Report tv sjell edhe kronologjinë e lëvizjes së familjes së dëshmitarit 'X', Albert Veliu që pas publikimit të audio-përgjimit nga ana e Partisë demokratike. Fqinjët e Albert Veliut i cili banon në një shtëpi dy katëshe në lagjen 'Topana' të Vlorës, tregojnë se dy dite pasi është transmetuar audio- përgjimi, familja e tij është larguar nga shtëpia. Pikërisht ky largim ka ndodhur ditën e mërkurë 16 maj rreth orë 20:30 minuta. Fqinjët dëshmojnë se kanë parë dy persona me një makinë të zezë që kishin shkuar poshtë shtëpisë së dëshmitarit 'X'. Pas pak minutash gruaja dhe dy djemtë e Albert Veliut, kanë zbritur nga kati i dytë i shtëpisë ku banonin dhe më pas kanë hipur në makinë për t'u larguar.

Nuk dihet se cilët janë personat që bënë lëvizjen e familjes së Veliut por komshinjtë pohojnë se ata janë disa shokë të Albert Veliu. Ndërkohë vet Albert Veliu është larguar nga shtëpia nje dite me pare, pra të martën me datë 15 Maj, 24 ore pas publikimit të audio-përgjimit (qe eshte bere publik te hene 14 maj) dhe besohet se gjatë këtyre ditëve ka qëndruar në Tiranë.

Pas largimit të tij nga shtëpia familjarët kanë qenë në ankth në lidhje me atë se çfarë po ndodhte, madje bashkëshortja e Albert Veliu ka komunikuar me fqinjët e saj ku ka shprehur edhe shqetësimin në lidhje me ngjarjen. Një nga fqinjët deklaron se bashkëshortja e Albertit i ka thënë se “çfarë i duhet atij (Albertit) të përzihet sërish më gjëra të tilla, mi mori në qafë djemtë'. Por që prej të mërkurës kur familja e dëshmitarit 'X' nuk është dukur në shtëpi. Për familjen Veliu, po ashtu nuk dihet nëse ajo edhe mund të jetë larguar jashtë Shqipërisë sikur edhe tentoi të bënte kryefamiljari Albert Veliu i cili ishte nisur në një udhëtim drejt Kosovës.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Latifi: 18/05/2018 23:31

    TE GJITHE DESHMITE E VERTETA QE DALIN PER KRIMET E PS . ISH SIGURIMI I SHTETIT NE BASHKPUNIM ME POLICET E XHAFE - TAHIRIT TE NDJEKIN DERI SA TE HEQIN QAFE KESHTU QE DESHMIMTARI X BERI MIRE QE LARGOJE FAMILJEN DHE VETEN

    Përgjigju
  • Fredi: 18/05/2018 22:43

    Djemte e ketij trafikanti te telendisur nuk kane faj per gafat qe ka ben ky bixhozxhiu. Thjesht kane fatin e keq te jene femijet e nje njeriu qe nuk meriton familje. Prandaj kush prek familjen e ketij basdardi duhet te pergjigjet me koken e tij dhe te femijeve sepse nuk eshte me i mite se ky. Argumenti eshte i thjeshte, njerezit qe e kane nxitur dhe e kane rekomanduar tek Olldashi i kanalizimeve jane askush tjeter pervecse banda e Habilajve te Sajmir Tahirit. Nuk e di nese Agron Xhafaj eshte i fajshem pas 2002 apo jo sepse nuk rezulton i tille nga raportet e agjencive ligj zbatuese. Nje gje di dhe dihet e sigurte, qe banda e Habilajve vazhdon te jete aktive dhe shume e rrezikshme. Prokuroria e krimeve te renda eshte shume hapa pas tyre. Ku eshte prokuroria me sekuestrim e te gjitha aseteve dhe pasurive te Habilajve, familjareve dhe bashkepunetoreve te tyre? Pervec Tahirit cili anetar tjeter i kesaj bande eshte arrestuar ose proceduar penalisht ne shqiperi? Asnje, edhe perse nuk ka nevoje per hetime te medha, i njeh e gjithe Vlora. Prerja e te gjithave por te gjithave burimeve financiare e ketij grupi kriminal do i vendoste ata me shpatulla pas murit dhe do te bente qe antaret e saj ti ktheheshin veprimeve te dhunshme. Kjo gje di te ndihmonte policine e shtetit per ti mberthyer me prova dhe denimi, asgjesimi i kesaj organizate do te ishte ceshtje muajsh. Agjencite ligj zbatuese italiane kane ofruar te tjithe ndihmen dhe asistencen e nevojshme per identifikimin e anetareve te kesaj bande, burimet financiare, madje dhe se kush dhe si paguhen avokatet me te shtrenjte ne Catania. Prokuroria e krimeve te renda nuk duhet te hezitoje me, duhet ti jape goditjen vendimtare kesaj bande kriminale qe bashkepunon me cdo lloj krimineli, terroristi dhe politikani te flliqur vetem e sepse keshtu i orienton Sajmir Tahiri nen tutelen e Gramiz Rucit. Te gjitha informacionet nga sherbimi shqiptar dhe sherbimet partnere fladin qarte per kete komplot kundra shqiperise dhe jo kundra Famtir Xhafaj. Prokuroria e Krimeve te renda ka shancin historik per te shpetuar shqiperine njehere e mire nga ky llum qe po i merr shpirtin perdite? Shqipetia shume shpejt do te kthehet ne nje Siri te dyte me Asad Basha, Asad Berishet, Asad Alibeajt etj me rradhe. Mos u merrni me Babalet dhe familjaret e tyre, ata jane viktima, goditni krimin ne zemer. Si tha i madhi Borsellino; Ne nuk jemi di ata........

    Përgjigju
  • Baci Runa Topana: 18/05/2018 22:11

    Kete Bert mashtrusin un e kam ne lagje ne Topana,un e mesova te bente keshtu (Me tha Argita kush me njeh ne vlore e do mire kush jam),dhe te.ikte po,ky gomari ndejti se eshte cam budalla dhe mashtrus ordiner

    Përgjigju
  • stivi: 18/05/2018 18:30

    Ai eshte qesharak komplet

    Përgjigju
  • Shqiptari: 18/05/2018 16:20

    Plani arratisjes i B.Q-t X jo deshmitarit X. Po pse B.Q X do arratisesh, PD eshte vertete qender per kontigjente si puna jote po nuk eshte Prokurori, tani fole ne rregull, prit qe ajo qe the te verifikohet dhe te mare kuptimin e proves, se SaliDuma me Bash Hollandezin nuk i njeh kush ne prokurori ti je Kyci si so I dores se Lol Balles, aq me teper qe jane dhe si puna jote, BQX ;).

    Përgjigju
  • Drejtesia: 18/05/2018 16:11

    Sa ngjanë me Dashin e Havas ky, pa krahasoheni njëher se nuk dihet seç na del ndonjë bizhdollan tjeter x.

    Përgjigju
  • Faik: 18/05/2018 15:40

    Muhamed Respekte ! Që ditèn e parè qè doli BABALJA unè isha 100% i Bindur qè BABALJA e bëri për AZIL dhe e kam KOMENTUAR këtu tek Shqiptarja.com mbi 4-5 herë !! E dija që BABALJA do bënte të njëjtën Gjë , që bëri ai NARKO-TRAFIKANTI i PD KRIMIT DRITAN ZAGARI(Zagani) , që ju Sekuestronte DROGËN Fshatarëve të Babicës dhe ja u jepte KRIMINELËVE dhe BANDITËVE të PD DROGËS për ta TRAFIKUAR në ITALI tek NDRAGHETA ! Të FALENDEROJ Muhamed.

    Përgjigju
    • Toni Tirane: 18/05/2018 17:20

      Ke te drejte Faik, me kete histori e merr azilin mire sepse quhesh I perndjekur nga qeveria dhe eshte tamam argument I forte per te fituar azilin.

  • Tepelena: 18/05/2018 15:06

    Uoo Gjigandi tani futi nje Labce Lulit dhe Sales me textin UOO COKU DO VEEETEE luleee moje lulee

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Kryebashkiaku Beci inspekton punimet e molos tek ura e Bunës: Projekti përfundon në qershor

Shkodër/ Kryebashkiaku Beci inspekton punimet e molos tek ura e Bunës: Projekti përfundon në qershor