Fermerët grekë të cilët protestojnë prej mbi 2 javësh, refuzuan një ftesë për takim këtë të hënë të Kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis. Në anën tjetër ata o dërguan qeverisë greke një listë më kerkesa të cilat synojnë ti arrijnë përmes bllokadave dhe protestave që po zhvillojnë që kur shpërtheu skandali me subvencionet e BE, që ka shkaktuar vonesat e pagesave.

Brenda një liste me 34 kërkesa, ata kanë kërkuar nga qeveria greke një tarifë energjie elektrike fikse prej 7 cent për kw/h dhe kundërshtojnë shkrirjen e Agjencisë shtetërore të subvencioneve me Autoritetin e të ardhurave publike. Fermerrët përalajmërojnë se do t'i përshkallëzojnë protestat më tej, ndërsa bllokadat e tyre dyjavore kanë shënjestruar deri më tani pikat doganore, autostradat më të mëdha, rrugët lokale si dhe hyrjet e dy porteve.

Qeveria pas refuzimit për takim nga ana e fermerëve dhe paraqitjes së kërkesave të tyre, nuk i komentoi ato. Kryeministri Mitsotakis tha në një reagim në rrjetin social X se dialogu nuk arrihet me ultimatum, ndërsa mediat greke raportojnë se ai do të shpallë disa masa në ndihmë të tyre në seancën e ardhshme parlamentare.