Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka treguar arsyen se përse nuk mori pjesë në votimin e disa prej ligjeve të Paketës Fiskale për vitin 2026 në Kuvend. Me një video të postuar në rrjete sociale, Braçe thotë se ishte i bindur për të mos votuar për ligjin për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme, pasi amendimi i tij për këtë temë u rrëzua.

Deputeti i PS është shprehur se kërkoi  nga qeveria në në këtë ligj të përfshiheshin dhe ato banesa që janë në proces legalizimi apo të legalizuara dhe në proces regjistrimi, amendim ky që iu hodh poshtë në parlament.

Braçe tha se ky ligj ka qenë dikur gjatë rivlerësimit të pasurive të paluajtshme nga viti 2019 drei në mesin e vitit 2022, ndërsa tashmë nuk është më dhe për këtë, socialisti bën me faj korrupsionin. Ai tha se Kadastra është shprehur se është punë e vështirë dhe nuk e bëjmë dot.

Braçe e mbyll reagimin e tij duke thënë se është votuar për t’i shërbyer popullit dhe jo për të votuar ligje kot.

“Dua tju informoj për paketën fiskale që u miratua ditën e enjte në Kuvend. Kam heshtur nga e enjtja e këtej sepse doja që të isha i qartë për qëndrimin tim në raport me disa ligje të paketes fiskale. Unë nuk votova një pjesë të ligjeve dhe kam qenë i bindur për të mos votuar. I pari ka qenë rivlerësimi e pasurive të paluajtshme dhe arsyeja është se nuk u mor parasysh amendimi im për të përfshirë në ligj rivlerësimin e shtëpive në proces legalizimi apo të legalizuara dhe të paregjistruara. Një proces që ka nisur prej 25 vitesh e nuk mbaron kurrë dhe është korrupsioni që e pengon.

Ka ndodhur rivlerësimi  i pasurive të palujatshme që nga viti 2019 deri në 2022. Ligji fillestar e ka përfshirë, ka qenë një propozim i një deptueti të asja periudhe dhe ka pasur nen të posacëm për këtë. Është miratuar dhe është bërë ligj. Më pas ka pasur dy zgjatje afati ku ka qenë i përfshirë rivlerësimi i pasurive në proces legalizimi apo të legalizuara dhe të regjistruara. Vetëm këtë herë nuk merret paraysh. Sepse Kadastra tha se është punë e vështirë nuk e bëjmë dot. Nëse nuk bë punën duhet të ikë sepse kjo punë është bërë më përpara. Pse nuk mora pjesë unë fare në votim pasi votuan kundër amendimit tim, dhjetëra pallate duke filluar nga Komuna e Parisit, në Selitë, janë të përjashtuara nga procesi i rivlerësimit. Unë jam votuar për t’i shërbyer njerëzve, jo të votoj ligje kot”, tha Braçe.