EMRI/ Panik në Bari të Italisë, 24-vjeçari shqiptar ekzekutohet me dy plumba në mes të sheshit (VIDEO)

Itali- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bari të Italisë, ku një 23-vjeçar shqiptar është ekzekutuar. Mediat italiane raportojnë se viktima është Viktorian Picaku dhe se ngjarja ka ndodhur në një shesh të mbipopulluar në Corato të Barit.

Sipas dëshmitarëve kanë qënë dy persona me motor ata që kanë qëlluar pas shpine shqiptarin duke e zbrazur armën mbi të. Edhe pse ambulanca arriti menjëherë në vendngjarje, sërish i riu shqiptar nuk ia doli të shpëtonte për shkak të plagëve vdekjeprurëse që kishte marrë në kokë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:31
Pas ekzekutimit të shqiptarit në Itali, publikohen pamje të reja/ Video

Pas atentatit të bërë në Bari të Italisë ndaj 24-vjeçarit shqiptar, Viktorian Picaku, mediat italiane kanë bërë publike pamje nga momenti pas krimit. Nga pamjet e një kamere sigurie duken qytetarët që kishin dalë në shesh dhe që largohen të frikësuar nga zhurma e të shtënave.
Viktorian Picaku u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në sheshin Abbazia, në Corato të Barit nga dy persona me një motor skuter. Plumbat e shtënë në drejtim të tij e kanë prekur në kohë dhe në mushkëri shqiptarin duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen dhe identifikuar autorët. Sipas dëshmive të para, autorët dyshohet të jenë dy persona me ngjyrë.

 

Ora 09:54
FOTO/ U vra me dy plumba pas shpine në Bari, ky është 23-vjeçari Viktorian Picaku

Viktorian Picaku, personi që shihni në foto është shqiptari që u vra me dy plumba mbrëmjen e kaluar në Bari të Italisë. Ai u qëllua në sheshin Abbazia, në Corato të Barit, ndërsa plumbat e marrë në kokë dhe gjoks i shkaktuan vdekjen e menjëhershme. 

"Shqiptarja.com" ka siguruar fotot e 23-vjeçarit shqiptar i cili jetonte mes Shqipërisë dhe Italisë. Siç duket edhe nga postimet e të riut në rrjetet sociale, ai duket i apasionuar pas motorave.  



Ngjarja shkaktoi panik të madh tek njerëzit e shumë të mbedhur në shesh. Sipas dëshmitarëve, dy persona me një motor skuter u afruan me shpejtësi dhe qëlluan mbi të riun shqiptar. Sipas mediave italiane, autorët e kanë ndjekur nga pas me motor dhe e kanë qëlluar pas shpine rreth orës 21.35 të mbrëmjes. Njëri prej plumbave e ka prekur në kohë dhe tjetri në mushkëri duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.


Viktima Viktor Picaku ( Foto e vitit 2015 )

Raportohet se në vendngjarje ka mbërritur menjëherë ambulanca, por pa mundur të bëjnë dot asgjë. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen dhe identifikuar autorët. Sipas dëshmive të para, autorët dyshohet të jenë dy persona me ngjyrë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Leo: 02/08/2018 10:01

    Ashtu vriten cdo jave ne bari ka zona te merkato e peshkut qe nuk futesh dot se mund te hash plumb ose te grabitesh mos te behen italianet si murgesh e ndershme se i njohim mire

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Ilir Meta kallëzim në Prokurorinë e Tiranës: Persona të paidentifikuar kanë vjedhur hard disc në zyrën e Partisë së Lirisë

Ilir Meta kallëzim në Prokurorinë e Tiranës: Persona të paidentifikuar kanë vjedhur hard disc në zyrën e Partisë së Lirisë