Elbasan, kanosi me armë 26-vjeçarin dhe qëlloi në ajër, arrestohet 34-vjeçari (EMRI)

Elbasan, kanosi me armë 26-vjeçarin dhe qëlloi në ajër, arrestohet 34-vjeçari (EMRI)

Foto ilustruese

Kanosi me armë zjarri një 26-vjeçar dhe qëlloi në ajër, arrestohet 34-vjeçari nga Elbasani. Në prangat e policisë ka rënë Altin Sula i cili akuzohet për armëmbajtje pa leje, kanosje dhe prishje të qetësisë publike. Ngjarja ka ndodhur muajin e kaluar, në 23 shtator, ku Sula dhe 26-vjeçari K.I, kanë debatuar mes tyre në lagjen "Skënderbej" dhe situata ka agravuar deri në përdorimin e armëve të zjarrit.

Arrestimi i Altin Sulës u bë gjatë kontrolleve të FNSH në lokale dhe akse rrugore në Qarkun e Elbasanit, për parandalimin e ngjarjeve kriminale si dhe kapjen e autorëve të veprave penale.

Njoftimi i Policisë:

Elbasan 

Policia e Elbasanit ndalon një shtetas të shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje, kanosje dhe prishje e qetësisë publike. Gjatë kontrolleve të befasishme në lokale dhe akse rrugore në Qarkun e Elbasanit, për parandalimin e ngjarjeve kriminale si dhe kapjen e autorëve të veprave penale, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim Altin Sula, 34 vjeç, banues në Elbasan. 

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi në datë 23 shtator 2018, në lagjen "Skënderbej" për motive të dobëta ka kanosur dhe qëlluar në ajër me armë zjarri pistoletë shtetasin K.I., 26 vjeç. Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve dhe municioneve luftarake“, “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)