Erion Isai thumbon paraardhësit e tij: Nuk jam bërë drejtor për të dhënë shfaqje kukullash

Erion Isai thumbon paraardhësit e tij: Nuk jam bërë drejtor për të dhënë shfaqje kukullash

Drejtori i Teatrit, Erion Isai

Drejtori i ri i Teatrit të Kukullave, Erion Isai ka qenë i ftuar sot në emisionin “Rreze dielli”, në “Report Tv”, ku ka folur për planet e tij në lidhje me detyrën e re dhe me linjën artistike që do të ndjekë. I pyetur nga moderatorja Erjona Rusi nëse Isai ka hequr dorë nga projekti i ri që u përfol se do të sillte me aktorin e humorit Bes Kallaku, ai u shpreh se është artist dhe karriera e tij nuk përfundon me ngritjen në detyrë si drejtor teatri.

“Unë jam artist. Unë nuk do ta ndërpres karrierën time këtu, pasi unë do të vazhdoj të bëj edhe shumë gjëra të reja. Nuk u bëra drejtor që të jap shfaqje kukullash. Nuk kam asgjë personale me askënd, por nuk ue mora atë post që të kem një shpërthim talenti në atë drejtim, por që të menaxhoj. Projekti me Besin vazhdon të jetë, por do t’ju sjellim së shpejti lajme të reja,”- tha Erioni.

Komente

  • MINUSHE: 16/07/2018 12:26

    sa u be drejtor vetem neper intervista ne tv, normal gazetaret e ftojne por ky te bej ndonje pune njehere dhe pastaj te dale e ta reklamoje kete...

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Kryetarja e AMA-s në Konferencën ndërkombëtare të Abixhanit! Nënshkruhet Deklarata e Dialogut mes rrjeteve rregullatore dhe platformave Google, Meta, X dhe Tik Tok

Kryetarja e AMA-s në Konferencën ndërkombëtare të Abixhanit! Nënshkruhet Deklarata e Dialogut mes rrjeteve rregullatore dhe platformave Google, Meta, X dhe Tik Tok