Erëzat si ilaç, fuqia e tyre për të ushqyer trupin dhe parandaluar sëmundjet / Mësoni nga Altin Joka magjinë e erzave për sëmundjet që s'i dinit

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte nutricionisti nga Suedia Altin Joka, i cili foli për erëzat, vlerat e tyre të jashtëzakonshme në kurimin e shumë sëmundjeve.

“Gjatë përditshmërisë është vënë re se njerëzit në krahasim me kohë më parë kanë ulur ndjeshëm përdorimin e erëzave dhe ky largim ka bërë që shëndeti ynë të ketë më shumë probleme” e nis kështu bisedën në studio nutricionisti, duke shtuar se edhe pse kushtojnë më pak, njerëzit janë duke vrapuar drejt suplementeve. Erëzat dhe bimët aromatike sipas tij janë baza e farmacisë tonë dhe kanë qenë për mijëra vite.   

”Njerëzit nuk e dinë se erëzat janë grupi i parë për nivelin e antioksidantëve duke lënë pas perimet dhe frutat, pra vetëm një lugë erëza është baraz me 30 lugë të një perimi të caktuar” shtoi Altini, pa harruar të thoshte se kombinimi i erëzave me ushqime të caktuara ka vlera të shumta. Antioksidantët nga erëzat parandalojnë tumoret, sëmundjet e diabetit, sëmundjet e zemrës, goditjet në tru, alzaimerin apo frenimin e plakjes, sëmundjet bazë që shqetësojnë njerëzit sot.

”Erëzat në përdorim duhet të mendohen si një farmaci natyrale, përpos që na japin një aromë dhe shije të mirë në gatimin tonë” tha Altini, duke shtuar se po përdoren shumë sot dhe në industrinë farmaceutike, në kremëra, ilaçe, vajra esenciale, pra janë baza kryesore që nuk duhet të na mungojë kurrë.

”Erëzat dëmtohen kur nuk futen në një kavanoz qelqi, kur nuk rrinë në një vend të errët apo kur nuk qëndrojnë në një temperaturë konstante” shtoi ai. Me shumë rëndësi është dhe gërshetimi i erëzave me ushqime të tjera, pasi japin rezultat për problemet e zemrës, tensionit, aknet, kancerin e lëkurës, gjumin, kolesterolin, shëndetin e mëlçisë. ”Deri më sot nuk kam parë asnjë studim serioz që ka qenë kundër kombinimit të erëzave” theksoi ai.

Më pas nutricionisti Joka u ndal në disa erëza specifike si majdanozi, i cili mund të quhet një bibliotekë informacioni në trupin tonë dhe është quajtur kimioprotektive pasi mbron sistemin tonë të ADN-së, parandalon dëmtimin qelizor, është pastrues gjaku, ndihmon tretjen, përmirëson metabolizmin dhe nxit oreksin, lufton aneminë dhe artritin, parandalon rënien e flokëve, përmirëson shëndetin e dhëmbëve dhe ul gazrat në stomak dhe kuron disa lloje kancerash që nga ai në vezore e deri tek ai në stomak dhe ka një kompleks vitaminash. Më pas Altini u ndal tek koperi. Është një bimë qetësuese dhe nga më të mirat për problemet e kolesterolit dhe sot në mjekësi përdoret për problemet e zorrëve apo pas operacioneve dhe ka shumë vitamina. ”Koperi është antibiotik pasi lufton shumë baktere, lufton dhjamosjen e mëlçisë dhe sëmundjet e zemrës, shton qumështin e gjirit, ul dhimbjet menstruale, përmirëson ngjirjen e zërit, përmirëson gjendjen e kockave dhe qetëson pankreasin, ndihmon në menaxhimin e diabetit dhe është një antidepresiv natyral.

Një tjetër erëz e përdorur masivisht për aromën e saj mbresëlënëse është dhe borziloku, një erëz elegante. Është një antibiotik, antifungal, anti inflamator. Borzioku mbron qelizat dhe i vesh me mure mbrojtëse.

”Në studime të ndryshme është parë që borziloku lufton katër nga bakteret bazë, parandalon dhe lufton sëmundjet e zemrës kur përdoret i freskët, kuron artritin, parandalon disa lloje kancerash si ai i lëkurës, mëlçisë, gojës dhe mushkërive. Kur pickohemi nga një bletë apo grerëz mund të përdorim gjethen e borzilokut, ul inflamacionin dhe rregullon metabolizmin.

Rozmarina ishte bima e radhës. Së pari përmirëson kujtesën në mënyrë të ndjeshme. ”Përdorimi i rozmarinës është parë që ka efekt mbi jetëgjatësinë, është anti inflamator, qetëson trupin nga dhimbjet, rrit përqëndrimin, ka efekt kundër alzaimerit, depresionit, antikancerogjen i zorrës dhe prostatës, ndikon tek diabeti” thekson Joka.

Ndërsa sa i takon rigonit, është i dyti nga niveli i antioksidantëve që ne kemi sot. Cilësohet si antioksidant shumë i fortë. Është efektiv për astmën, kolesterolin, mykun, alergjinë, problemet e zorrëve apo infeksionet e veshkave si dhe shkatërron herpesin. Në mbyllje të bisedës Joka u ndal dhe tek dafina, një bimë aromatike antibakteriale, anti inflamatore, trajton dhimbjet e stomakut, diabetin, kapsllëkun, oreksin e dobët, kuron migrenën dhe problemet e flokut dhe është kundër plakjes, depresionit dhe sëmundjeve neurodegjenerative.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë