'Eskobari shqiptar' i drogës në Turqi, kush është Met Kanani?

'Eskobari shqiptar' i drogës në Turqi, kush është Met Kanani?

Met Kanani cilësohet si “baron i madh i drogës” pasi deri para arrestimit në muajin mars, kontrollonte rrugët kyçe të trafikut të kanabisit, heroinës dhe kokainës përmes Turqisë me destinacion vendet e BE. Grupi i tij u zbërthye orët e para të mëngjesit të sotëm me arrestimin e 13 personave në disa qytete të Shqipërisë, të cilët bënin furnizimin e bandës me kanabis e cila trafikohej në Turqi dhe më pas shpërndahej në tregun europian.

Met Kanani shfrytëzonte vende si Shqipëria dhe Maqedonia për të dërguar drogën në Turqi. Rrugë kalimi ishin edhe Greqia me Italinë. Ndërsa nga Afganistani trafikonte në Turqi heroinë dhe nga aty droga e fortë shpërndahej në tregun europian.


(Skema si trafikohej nga kanabisi nga Shqipëria nga Met Kanani)

(Met Kakani koka i grupit, skema si funksiononte banda e trafikut)

Sipas mediave në Turqi, Met Kanani është personi që ka tentuar të trafikojë në nëntor të 2017-së 1.6 ton kanabis që u kap nga Policia Greke pas një përleshje në det. Ka qenë Met Kanani personi që dyshohet se ka tentuar të çojë në Greqi këtë sasi droge, ku njerëzit e tij janë përplasur me Policinë, aq sa u desh ndërhyrja edhe e një helikopteri nga ajri për të prangosur personat që ishin në bordin e anijes që po bënte trafikimin e kanabisit.

Pavarësisht se u kapën njerëzit e baronit të drogës, Met Kanani nuk u arrit të arrestohej dot nga Policia Greke në atë kohë.

Grupi që kryente këtë linjë narkotrafiku kishte lidhje të forta edhe me trafikantë italianë e grekë. Nga dosja e policisë greke për këtë çështje që “Shqiptarja.com” zbardhi në nëntor, dilte përfshirja e një biznesmeni të fuqishëm grek si dhe e dy trafikantëve me shumë eksperiencë italianë.
Met Kanani raportohet se kishte në duart e tij një pjesë të rëndësishme të rrugës ballkanike të trafikimit të drogës.

Sipas ekspertëve, nëpërmjet kësaj rruge, banda e tij dërgonte në Europë heroinën që vjen nga Afganistani, Irani dhe Turqia, teksa nga Europa merrte kanabis për tregun turk dhe pilula droge, të cilat i trafikonte kryesisht për në vendet arabe.

Me këtë operacion, media turke raporton se është goditur rëndë rruga ballkanike e trafikimit të drogave të forta, si dhe e kanabisit që prodhohet në Shqipëri. Me arrestimin e 13 shqiptarëve sot në disa qytete të Shqipërisë, numri i trafikantëve të prangosur shkon në 39, ndërsa e gjithë banda e shkatërruar tashmë, përbëhej nga 66 persona të kombësive të ndyrshme.


Lajmi kryesor:

VD/Zbërthehet banda e Met Kananit, super-operacion antidrogë në Shqipëri, 39 në pranga


  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet 2025, Rama: Kërkojë votën tuaj pranverën e ardhme! Ata që ishin futur si diversantë këtu, të ndikuar nga ata në Tiranë 

Zgjedhjet 2025, Rama: Kërkojë votën tuaj pranverën e ardhme! Ata që ishin futur si diversantë këtu, të ndikuar nga ata në Tiranë