Eurostat: Shqipëria me më pak kilometra rrugë ndër vendet e rajonit

Eurostat: Shqipëria me më pak kilometra rrugë ndër vendet e rajonit

Rruga e Kombit

Ballkani Perëndimor zotëron vetëm 8% të rrjetit europian rrugor më 2016, teksa Shqipëria disponon shumë më pak se vendet e tjera në rajon, edhe pse me një territor afërsisht të njëjtë.

Eurostat publikoi statistikat e transportit në vendet e zgjerimit dhe gjeti se gjatësia e rrugëve dhe autostradave në Shqipëri, në vitin 2016, ishte 4090 kilometër, teksa vendet e tjera të zgjerimit kanë shumë më tepër kilometra.

Mali i Zi, që ka sipërfaqe më të vogël se Shqipëria, numëron gati dyfishin e kilometrave, më shumë se 8600 sipas Institucionit Europian të Statistikës. Maqedonia që gjithashtu ka një sipërfaqe territoriale të ngjashme më të atë Shqipërisë, por numëron mbi 14 mijë kilometra rrugë ose më shumë se trefishin e Shqipërisë.

Vendet me sipërfaqe më të mëdha si Serbia dhe Turqia zotërojnë  më shumë kilometra. Serbia numëroi më 2016 mbi 46 mijë kilometra rrugë dhe autostrada, ndërsa Turqia 242, 5 mijë kilometra. Vetëm Kosova numëron më pak kilometra rrugë se Shqipëria, me vetëm 2000 në fund të vitit 2016.

Shqipëria në raport me vetveten ka dyfishuar numrin e kilometrave në raport më vitin 2006. Vendet e zgjerimit kanë një rrjet të kombinuar rrugor që ishte rreth 8% e gjatësisë së rrjetit të 28 vendeve të BE, ndërsa gjatësia e kombinuar e autostradave në vendet e zgjerimit ishte e barabartë me 5% të gjatësisë së rrjetit të autostradës të BE-së.

Ndërmjet 2006 dhe 2016, rrjetet rrugore dhe autostradat u zgjeruan në të gjitha vendet e zgjerimit, përveç Turqisë. Sipas të dhënave kombëtare, edhe pse Shqipëria ka çuar borxhin publik në rreth 70% të PBB për shkak të kredive që ka marrë për përmirësimet infrastrukturore, sërish ajo paraqitet me deficitet më të mëdha në këtë aspekt.

Teksa nevojat për përmirësim të mëtejshëm janë ende të mëdha, Shqipëria i ka të limituara burimet e financimit.  Aktualisht, qeveria shqiptare është duke testuar një instrument të ri financimi, nëpërmjet kontratave me Partneritet Publik -Privat. I pari është rruga e re e Dibrës, e cila do të ndërtohet me PPP nga kompania Gjoka Kontruksion.

Por Fondi Monetar Ndërkombëtar ka shprehur rezerva për mënyrën se si po angazhohen këto investime si në aspektin e përfitueshmërisë që kanë projektet dhe për rreziqet që krijojnë në stabilitetin fiskal të vendit./Monitor

( Tabela me treguesit e statistikave të transportit në vendet e zgjerimit )

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kamaleoni: 15/06/2018 19:38

    He mo trimat e ebardhajeshiles ju mbaruan komentet te vezet e lali erit??? keni ndonje koment per kilometrat e shtruar ne 5 vitet e fundit??? Kur te mbaroni me komentet per rruget futini dhe ndonje per rritjen e rrogave dhe pensioneve keto 5 vite... aaaa po ju jeni nga ato qe ngopeni me reforma... fundja u ngopet 50 vjet me llafe spo shtyni dot 8...

    Përgjigju
  • Tung: 15/06/2018 17:54

    Kjo perkthehet që kemi 2000 vjet që jemi bisht qeni dhe do të jetë dhe për 2000 vjet të tjera jo bisht qeni por bisht majmuni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

OKB: Lufta ka shkaktuar 37 milionë ton mbeturina në Gaza, duhen 14 vite për t’i pastruar

OKB: Lufta ka shkaktuar 37 milionë ton mbeturina në Gaza, duhen 14 vite për t’i pastruar