FAKSIMILE/ Kulla Ikonike dhe Teatri i Ri: Dy çështjet e ngjashme dhe dy qëndrimet e ndryshme të Metës

 FAKSIMILE/ Kulla Ikonike dhe Teatri i Ri: Dy çështjet e ngjashme dhe dy qëndrimet e ndryshme të Metës

Projekti i Teatrit Kombëtar

Dy muaj para zgjedhjeve parlamentare të vitit të shkuar, nën firmën e ish-kryeparlamentarit Ilir Meta, Kuvendi miratoi ligjin për ndërtimin e të ashtuquajturës “Kulla Ikonike” në Tiranë e cila përllogaritej me lartësi 350 metra dhe kapte vlerën e 250 milionë dollarëve.

Kulla me sipërmarrës të projektit kompaninë “Al Habtoor Investment LLC”, asaj kohe mori miratimin e Metës si dhe firmën e ish-presidentit Bujar Nishani që e dekretoi menjëherë pa marrë parasysh debatet në sferën publike. (shiko faksimilen)

Ndërkohë, sot jemi në kushte thuajse të barabarta, ku ish-kryeparlamentari që sot mban postin e kreut të shtetit, i është dashur të marrë një vendim mbi çeljen ose jo të “dritës jeshile” për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar. Por këtë herë, edhe pse çështjet kanë ngjashmëri me njëra-tjetrën, Meta ka renditur disa argumente të reja që nuk u shtruan në rastin e kullës përgjatë “Bulevardit të ri”.

“Ligji nr.37/2018 cenon rëndë parimet kushtetuese të ndërtimit dhe funksionimit të organeve të pushtetit vendor të “decentralizimit” dhe “autonomisë vendore”, duke rënë ndesh, njëkohësisht edhe me parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve. Ligji nr. 37/2018 vjen në kundërshtim me standardet dhe vlerat e Bashkimit Evropian dhe parashikimet e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA), plotësimi i të cilave është detyrim parësor për Republikën e Shqipërisë. Propozimi i projektligjit, por edhe vetë ligji i miratuar nr. 37/2018 nuk mbështetet në një vlerësim gjithëpërfshirës dhe të plotë për tjetërsimin e pronës publike, krahasuar me përfitimet ekonomike të shtetit shqiptar dhe interesin publik”, nënvizohet ndër të tjera në komunikatën publike të presidencës që mban vulën e kreut të shtetit Ilir Meta.

Në këtë rast kemi dy vendime të cilat trajtohen me dy standarde dhe për më tepër rezultatet bien ndesh me njëra-tjetrën. Nga njëra anë kemi: Ligji Nr. 56/2017 “Për negocimin e marrëveshjes ndërmjet shtetit shqiptar dhe Kompanisë “Al habtoor Investment llc” për projektimin dhe ndërtimin e “Kullës Ikonike” në Tiranë” u miratua pa kryer procedurat të kërkuara sot nga kreu i shtetit, duke i hapur rrugë një investimi me shumë pikëpyetje për mënyrën sesi operoi.

Projekti në fjalë nuk u diskutua sipas kohës së nevojshme dhe nuk u bënë transparente pasqyrat financiare që do të implementonin projektin. Por ndër të tjera, si në rastin e Teatrit Kombëtar, kompania arabe depozitoi një kërkesë për të kërkuar 25 mijë m2 sipërfaqe publike duke e konvertuar në disa ambiente për institucione.

Nga ana tjetër kemi: Ligji nr. 37/2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt: Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”, për të cilin kërkohen procedura të pa kërkuara në rastin e parë.

Çudi si në atë kohë, ish-kryeparlamentarit i kanë shpëtuar detajet ligjore, debatet publike, transparenca mbi detajet, duke dhënë firmën përtej çdo akuze dhe dyshimi të ngritur në opinionin publik. Më poshtë gjeni faksimilet e dy vendimeve të marra njëherë nga Meta kryeparlamentar dhe njëherë nga Meta president.  


(Vendimi i Metës si president për Teatrin)



(Faksimile e vendimit të Metës si kryetar Kuvendi)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hinglateri: 27/07/2018 23:22

    Ne rastin e pare ishte me bllok ne dore.Ne rastin e dyte e kishte futur ne b*!!e

    Përgjigju
  • Kingu: 27/07/2018 23:03

    VDEKSH esht urim per ty!! Vuajtsh deti ne frymen e fundit o moster

    Përgjigju
  • redi: 27/07/2018 20:16

    Analize e drejte , por kjo eshte tragjedia politike qe na shoqeron sot e 28 vjet . Keto pushtetar nuk i japin vendit por vetes . Turp

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD