POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

FAKTET/ Protesta e studentëve ngelës dhe precedentët botërorë që e rrëzojnë

Protesta e studentëve

Ditën e sotme një grup studentësh kanë dalë në protestë përpara ministrisë së Arsimit, duke kërkuar: Shtyrjen e afatit të pagesës së tarifës vjetore; Aplikim të pagesës me këste për tarifën vjetore; Heqjen e pagesës për kredite të provimeve të mbartura Absurd është fakti që këtyre studentëve që sot po protestojnë, ju janë pranuar kërkesat për pagesën me këste dhe shtyerjen e afatit të tarifës vjetore.

Atëherë, kush dhe për çfarë protestojnë? Duke qenë se dy kërkesat që thamë më lart janë pranuar, mbetet vetëm kërkesa e tretë, ajo e heqjes së pagesës për kredite për ngelësit që nuk është pranuar nga institucionet. Por si qëndron si fakt në botë, kërkesa grupit të studentëve që protestojnë sot? Pagesa për përsëritësit është një kriter i njohur botëror, i cili synon të shpërblejë studentët më të mirë, si dhe krijon një incentivë për përfundimin në kohë të studimeve. Duhet theksuar se kjo politike e njohur ka si qellim uljen ne maksimum te studenteve ngelës.

Një pagesë e tillë krijon një motivim shtesë që studentët të mbyllin studimet në kohë e të studiojnë më shumë, çka sjell përfitime për ata direkt, por edhe për të gjithë vendin. Një penalitet i tillë shmang në një masë të madhe rastet kur studentë të ndryshëm regjistroheshin nëpër universitete, duke zgjatur kohën e studimit të për shumë vite, çka shkaktonte një deformim në tregun e punës dhe sillte plotësimin e kuotave, me shumë studentë të painteresuar për të studiuar me të vërtetë./ Marrë nga Lexo.al

d.ba.
Komento

Komente

  • Flo: 06/12/2018 21:35

    Po e vertet qe ben diferencen midis nivelit te studenteve, por pa me thoni pak kush e ben diferencen midis petagogeve te korruptuar, kush pergjigjet per nivelin e mesimdhenies???

    Përgjigju