Shqiptarët i mbajnë kursimet në shtëpi, raporti i fundit: 26% e parave jashtë sistemit

Shqiptarët i mbajnë kursimet në shtëpi, raporti i fundit: 26% e parave jashtë sistemit

Foto ilustruese

Paraja jashtë bankave ka ardhur në ulje gjatë dekadës së fundit, por në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, kursimet e familjeve shqiptare në para jashtë sistemit bankar përbenin 26 % të totalit të kursimeve, niveli më i lartë i tre vitet e fundit.

Një vrojtim i Bankës së Shqipërisë për shpërndarjen e pasurisë financiare të familjeve në Shqipëri gjeti se, kjo përqindje u mbajt si kursim jashtë sistemit (18%), si borxh tek të tjerët  (2%) dhe investime në mënyra të tjera me më fitim jashtë bankave (6%).

Si kursime në para, shqiptarët mbajnë 18 për qind jashtë bankave. Treguesi pësoi rritje me 3 pikë përqindje në raport me një vit më parë, ku kursimet në vlera monetare jashtë sistemit bankar ishin 15%, por ai është shumë më i ulët se në 2013-n, kur zinte 40%.  Për rrjedhojë depozitat në banka përbënin në gjashtëmujorin e parë të këtij viti 74 për qind të kursimeve të familjeve shqiptare nga 81 për qind që ishte treguesi në gjashtëmujorin e parë 2017.

Gjithashtu Banka e Shqipërisë ka vërejtur se familjet shqiptare kanë dhënë hua tek të tjerët rreth 2% të kursimeve të tyre, ky tregues një vit më parë ishte zero.

Është rritur ndjeshëm pesha e zërit  “investime të tjera” të cilat këtë vit thithen 6 për qind të kursimeve të shqiptarëve, teksa ky zë ishte vetëm 3 për qind në gjashtëmujorin e parë të 2017-es.

Banka e Shqipërisë duke analizuar vetëm pjesën e familjeve që kanë deklaruar pasuri financiare të formave të ndryshme (duke përjashtuar rastet që ‘nuk kanë asnjë lloj pasurie financiare’), rezulton se ‘depozitat dhe/ose llogaritë bankare’ vijojnë të mbeten lloji kryesor i investimit financiar.

Krahasuar me 6-mujorin e kaluar, këto pesha kanë shënuar rënie respektivisht me 7 pp dhe 8 pp. Në përgjithësi, pesha e rasteve të mbajtjes së pasurisë financiare brenda sistemit (depozita/llogari bankare, investime të tjera) ka shënuar rënie, si për grupin e familjeve huamarrësve dhe për totalin e familjeve.

Rreth 26% e totalit të familjeve deklaruan se nuk zotërojnë asnjë lloj pasurie financiare, dhe këto pesha janë rritur respektivisht me 7 pikë përqindje dhe 4 pikë përqindje krahasuar me vrojtimin e 6 mujorit të dytë të vitit 2017.

Niveli i përgjithshëm i të ardhurave dhe shpenzimeve të familjeve është rritur gjatë periudhës së vrojtuar, por rritja e shpenzimeve ka qenë më e theksuar, duke rezultuar thellim të deficitit të familjeve.

Pyetjes mbi pasuritë financiare në pronësi të familjeve të intervistuara i janë përgjigjur 1140 familje, nga 1142 familje që kanë marrë pjesë në vrojtim. Marre nga Monitor

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 26/10/2018 09:12

    Politika e Bankes se Shqiperise, duke ulur interesin e depozitave ,dhe mbetja konstante e perqindjes se kredive, solli dhe kunderveprimin e depozituesve , qe nje pjese me perqindje interesi me te mira ,veprojne ne rruge informakr ose i mbajne parate jasht sistemit bankar . Mos harrojme se pjesa e derrmuese e pipullsuse qe kushin pjestar ne emigracion merrnin perqinje te mire nga interesat e depozitimit dhe jonsumi ishte me i madh . BSH ndihmon bankat dhe nuk mbron depozituesit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm