Ferguson rikthehet në 'Old Trafford' pas operacionit në kokë, s'pushojnë duartrokitjet nga tifozët (VIDEO)

Ferguson rikthehet në 'Old Trafford' pas operacionit në kokë, s'pushojnë duartrokitjet nga tifozët (VIDEO)

Ish-trajneri i Manchester United, Alex Ferguson

Ish-trajneri legjendar i Manchester Unitedit, Sir Alex Fegruson, është rikthyer në Old Trafford, që është hera e parë pas operacionit të cilit iu nënshtrua në maj të këtij viti nga shkaku i një hemorragjie në tru. Ferguson mbërriti në “Teatrin e Ëndrrave”, në prag të ndeshjes së sotme të javës së gjashtë të Premierligës, në të cilën United luajti kundër Wolverhampton. Në momentin që Sir Alex u shfaq në shkallët e stadiumit, tifozët filluan një duartrokitje të madhe e cila zgjati më shumë se një minutë për nder të trajnerit më jetëgjatë të "Djajve të Kuq". Normalisht që e gjitha kjo gëzoi Fergusonin, i cili me plot gëzim nuk ngurronte të përshëndeste tifozët e tij teksa zinte vend në stadium.

Më besoni, sikur të mos ishin njerëzit e spitalit të cilët shfaqën një kujdes të jashtëzakonshëm për mua, sot nuk do të isha këtu”, tha Ferguson. Ai ka shtuar se: “Nga shkaku i kësaj ndjehesha me përulësi, si dhe nga shkaku i mesazheve të cilat i pranova nga e mbarë bota të cilët më dëshiruan shërim të shpejtë. Do të rikthehem për të parë ndeshjet”, shkroi mes tjerash Ferguson.

Manchester United përmes Twitterit ftoi tifozët të ishin në tribuna për ndeshjen kundër Wolves 15 minuta para fillimit, për të nderuar menaxherin legjendar. Gjatë qëndrimit 26 vjeçar në klub, Ferguson ka fituar me Unitedin gjithsej 38 trofe.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Kryetarja e AMA-s në Konferencën ndërkombëtare të Abixhanit! Nënshkruhet Deklarata e Dialogut mes rrjeteve rregullatore dhe platformave Google, Meta, X dhe Tik Tok

Kryetarja e AMA-s në Konferencën ndërkombëtare të Abixhanit! Nënshkruhet Deklarata e Dialogut mes rrjeteve rregullatore dhe platformave Google, Meta, X dhe Tik Tok