POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Fluks pushuesish në Ranën e Hedhun në Shëngjin, rruga e asfaltuar dyfishon turistët

Rana e hedhun në Shëngjin këtë sezon veror është kthyer në një nga destinacionet më të kërkuara nga pushuesit. Numri i turistëve që kanë zgjedhur këtë bregdet për të pushuar, është dyfishuar këtë vit, pasi udhëtimi drejt Ranës së Hedhun nuk është më një sakrificë si nje vit me parë, pasi rruga është asfaltuar në të gjithë gjatësinë e saj.

Zona më e lakmuar është zona e Ranës së Hedhun, duke përfituar edhe nga invesimi që është bërë nga bizneset private, kanë rregulluar kushtet për të shkuar deri tek Rana e Hedhun.

Gjok Caci, Administrator i Shëngjinit

Pavarësisht problematikës me mbeturinat në pjesën veriore të Ranës së hedhun, pushuesit shprehen se kjo zonë është më e pastër sesa disa bregdete të tjera.

Unë kam ardhur për herë të parë në Shëngjin, këtu uji është më i pastër se në qytet. Kam ardhur nga Gjermania, jam shumë i kënaqur edhe kushtet janë të mira.

Pushues

Isha në Golem dhe Durrës, por për mua ishte shumë kënaqësi të vij këtu. Mikpritja është e mirë dhe shërbimi shumë i mirë.

Pushues

Rana e Hedhur është një nga zonat më të rëndësishme të turizmit në Shqipëri, ndërsa vitet e fundit ka pasur një rritje të ndjeshme të vizitorëve dhe turistëve që e frekuentojnë.

a.me./b.ha.
Komento

Komente

  • Kafsha: 13/08/2018 10:11

    U paska bërë pershtypje pushuesve pastertia e plazhit, pra nuk e kuptojne ose nuk duan të pranojne që kjo pasterti e virgjer është si rezultat i mos mundjes se tyre për ta vizituar më parë ngaqë nuk kishte rrugë dhe që ndotja e plazheve të tjerë është produkt i vet atyre. Tani që u bë rruga, TA QELBIN EDHE KËTË! Vendin tonë duhet ta kishin pronë të tyre vendet skandinave që vendi të ishte një përrallë edhe nga ana sociale përveç bukurisë natyrore. Po nuk u investua tek arsimi i fëmijëve ku lënda e Ambjentalizmit të fillojë që në periudhën parashkollore, nuk do të arrijmë të kemi një vend ashtu siç e duan një pjesë e shqiptarëve..

    Përgjigju