FOTO 1917/Avioni francez bombaron
nëndetësen gjermane në detin shqiptar
Botohet për herë të parë dëshmia e dokumentuar mbi prezencën në ujërat e Shqipërisë të nëndetëseve gjermane, të cilat në atë kohë ishin bërë tmerri i aleatëve që po luftonin kundër fuqive të Boshtit…
2018 shënon edhe 100-vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore e duke kthyer kokën pas në kohë, ia vlen të rrëmojmë e të nxjerrim në pah sa herë na jepet rasti, materiale e dëshmi të reja që lidhen me zhvillimet e pasojat e saj për Shqipërinë. Territorin shqiptar dihet se e shkelën austro-hungarezët e bullgarët në njërin krah, si dhe italianët, serbo-malazezët, grekët e francezët në krahun tjetër, duke sjellë me vete shumë kaos, pasiguri, vuajtje dhe kërcënuar kështu shumë edhe vetë prezencën e shtetit shqiptar që thuajse shkoi drejt zhdukjes, vetëm pak vite pas shpalljes së pavarësisë e njohjes ndërkombëtare.
Me të drejtë pohohet se territori shqiptar megjithatë i kurseu skenat e luftimeve çnjerëzore, të cilat Europa njohu në frontet e saj në Lindje e Përëndim, por fotoja që po botoj bashkangjitur këtij teksti, dëshmon se përtej saj, një luftë e ashpër duket se është zhvilluar në ujërat shqiptare, ku të dyja dyja palët kishin rast të përdornin e të eksperimentonin të gjithë arsenalin e tyre. Fotoja në fjalë, nuk përbën risi vetëm si një material grafik i papublikuar deri më sot, por më shumë për vetë faktin se, nuk kemi pasur deri më tani asnjë dëshmi të verifikuar e të dokumentuar mbi prezencën në ujërat e Shqipërisë të nëndetëseve gjermane, të cilat në atë kohë në fakt ishin bërë tmerri i aleatëve që po luftonin kundër fuqive të Boshtit e aleatëve të tyre.
(Momenti kur avioni frances bombaron nëndetësen gjermane)
Gjermanët në fakt nuk kishin interes direkt në Shqipëri, por si aleatë të austro-hungarezëve i ndihmuan ata sa mundën në përballjen e tyre frontale me italianët, grekët, serbët e francezët, duke shfaqur prezencë në fakt fare të vakët në rajonet e skajshme juglindore të Shqipërisë (rajoni i Prespës p.sh. apo në territoret e banuara me shqiptare në perëndim të Maqedonisë) duke u përballur kryesisht me francezët e ndihmuar më shumë bullgarët në objektivat e tyre.
Perandoria dualiste austro-hungareze angazhoi në krahun tjetër edhe shumë anije luftarake në ujërat territoriale shqiptare, shumë prej të cilave më vonë do të mbyteshin nga përplasjet me aviacionin italian e francez, ndërsa sipas asaj që na sugjeron materiali i marrë nga arkiva e revistës franceze “Le Miroir” i vitit 1917, rezulton se gjermanët në këtë rast janë përpjekur t’u vijnë në ndihmë aleatëve të tyre të dëshpëruar me armën që në atë kohë cilësohej si më e sofistikuara e kohës.
Diçitura e fotos na jep të kuptojmë se gjithçka po ndodhte shumë pranë ujërave të bregdetit të Durrësit, ndërsa një avion francez në zbatim të urdhërave nga Ministria Franceze e Luftës, ka pikasur dhe goditur menjëherë nëndetësen gjermane, e cila duket se ka qenë thuajse në sipërfaqe.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?
-
Normale
13.2%
-
Korrupsion
82.4%
-
Nuk e di
4.4%
Vota total: 1953
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Austin: SHBA-ja është e shqetësuar me përshkallëzimin mes Izraelit dhe Hezbollahut
20 Shtator, 22:46
-
Ministria kërkon 2 mln euro garanci sovrane për fermerët, sektori i Bujqësisë është më pak i financuari nga bankat
20 Shtator, 22:37
-
Greqi/ Shkolla përjashton 10 vjeçaren shqiptare! Babai nuk pranoi, drejtoresha thërret policinë! Ja arsyeja
20 Shtator, 22:37
-
Kineastë dhe gazetarë të njohur nga Britania dhe Gjermania 'zbarkuan' në arkivin e ish-Sigurimit të Shtetit
20 Shtator, 22:20
-
Vuçiç nxjerr ushtrinë në rrugë dhe kërcënon: Serbia është e para ose e dyta më e forta në Europë
20 Shtator, 22:09
-
Michel Platini jep propozimin revolucionar: Futbolli të luhet me 10 lojtarë, jo më me 11
20 Shtator, 22:03
-
Anketimi, votuesit thuajse të njëjtën mbështetjeje për kandidatët Trump e Harris lidhur me ekonominë
20 Shtator, 21:43
-
Vizita në SHBA, Osmani merr pjesë në akademinë ushtarake West Point
20 Shtator, 21:20
-
Eksodi me Anijen Legend Panama, ose jetë mes 2 eksodesh! Fatos Berberi, Esencë
20 Shtator, 21:10
-
Ndalimi i importeve nga Serbia mund të ketë pasoja për Kosovën
20 Shtator, 21:06
-
Shqipëria turistike me 2 aeroporte të reja/ Ekspertët: Ai i Vlorës do sjelli vizitorë nga Kina dhe Japonia! Gjirokastra, ideale për udhëtimet e biznesmenëve
20 Shtator, 21:01
-
Frutat e vjeshtës, ja përse duhet t’i konsumoni
20 Shtator, 20:44