POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Francë, rikthehen protestat e dhunshme, 'jelekverdhët' i vënë flakën Parisit

Akti i tetë i “Jelekëve të verdhë” në Francë, i pari për vitin 2019, u shoqërua nga protesta të dhunshme, përleshje me forcat e policisë dhe djegie makinash e biznesesh. Ndryshe nga manifestimet e kaluara, fuqia kryesore e protestuesve u përqendrua në brigjet e Senës, ku u dogjën lokale e sende të tjera. Protestuesit lëshuan gurë mbi policinë, që u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës.

Më shumë se 100 persona u arrestuan, ndërsa numri total i protestuesve në të gjithë Francën ishte mbi 25 mijë. “Jelekët e verdhë” protestojnë kundër reformave të presidentit Emmanuel Macron, që i cilësojnë të papërballueshme.

Shefi i Elizesë bëri lëshime duke rritur pagën minimale dhe hequr disa taksa, por për protestuesit kjo ishte e pamjaftueshme.

l.q./b.ha.
Komento