'Fshati Staravec nuk ka lekë të paguajë dritat', Rama i përgjigjet qytetarit: Mos ma prezanto, e njoh nga Braçe

'Fshati Staravec nuk ka lekë të paguajë dritat', Rama i përgjigjet qytetarit: Mos ma prezanto, e njoh nga Braçe

Kryeministri Edi Rama në rubrikën "Përgjigjia ime"

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të shtunë ndaj një komenti të një qytetari përkundrejt situatës aktuale në fshatin Stavarec të Divjakës. Përmes rubrikës “Përgjigjia ime”, Rama iu drejtua qytetarit të quajtur Besi se nuk ka nevojë t’ia prezantojë fshatin e Staravecit pasi e njeh mjaft mirë nga deputeti socialist Erjon Braçe. 

Ai tha më tutje se në rastin e parë që ka diçka që nuk shkon në këtë fshat, është Braçe i cili e informon. “Edhe kur gjërat nuk shkojnë sikurse duhet në Staravec për faj të institucioneve qëndrore, unë jam i dyti që i marr vesh pas Erionit, që m’i thotë dhe nuk më ndahet derisa të zgjidhen”, u shpreh Rama.

Kryeministri theksoi faktin se problemi nuk qëndron tek pompa e ujit apo tek kamat-vonesa, por  tek perceptimi i banorëve të fshatit për energjinë. Rama nënvizoi faktin se energjia blihet, nuk merret. Më tutje, Rama deklaroi se Divjaka është lider në sektorin bujqësor të vendit. Sipas tij, Bashkia e Divjakës është e para që ka përfunduar hapjen e pastrimit të të tërë kanaleve të një çerekshekuli.

“Eksportet bujqësore do të kapëcejnë për herë të parë këtë vit 3 qind milionë euro. Më parë ka qenë 1.5 milionë euro, pra është dyfishuar”, bëri të ditur Rama, duke shtuar se zgjidhja në këtë rast nuk do të vijë nga qeveria, por nga “mendja në vend, krahët e fortë dhe bashkimi që do të bëjë fuqinë”, duke iu referuar kështu vullnetit të banorëve të fshatit Staravec.

Rama bëri gjithashtu me dije se për herë të parë në 28 vite nuk është rritur importi, e sipas tij, kjo nënkupton rritjen e prodhimit të brendshëm. Rama tha se banorët e Divjakës do të mbështeten gjithashtu me skema financimi e zgjerim të TVSH-së të imputeve bujqësore, duke i mundësuar arkës së buxhetit familjar 3.6 milionë dollarë.

Në përfundim të përgjigjes së tij, kryeministri e cilësoi komentin e qytetarit si një prodhim të politikës së rrugës, që nuk përbën aspak diferencë nga prodhimi i mediave kazanë.

Komenti i qytetarit në llogarinë e kryeministrit Edi Rama në rrjetin social "Facebook":

Me që ra fjala Edvin i kanaleve, në fshatrat e Divjakës është një fshat që quhet Staravec, që jeton kryesisht me bujqësi që nga viti 2000. Një shoqat bamirësie i bëri fshatit dhuratë një pompë ujë të madhe, e cila bën të mundur marrjen e ujit nga hidrovori dhe e pompon në kanalet vaditëse. Verën që shkoi u thanë të gjitha të mbjellat për shkak se pompa nuk punon më, jo se ka defekt….por se fshatarët nuk kanë lekë të paguajnë kamat-vonesën e dritave që iu kanë vënë në fyt. Mirë që nuk iu gjeni treg të shkretëve për të shitur të mbjellat apo të pastroni kanalet, por të paktën hiqja kamat-vonesën, se nuk ka lekë fshati të paguajë 18 vite drita. Boll ka i shkreti kamat-vonesën e shtëpisë. Ashtu siç është ajo shprehja mjaft e njohur në popull, "nuk nxirret dhjami nga pleshti". 

Z. Edvin Kristaq, faqeziu…

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qytetari # 2: 17/11/2018 14:13

    O z Qytetar mos u lodh kot nuk ka per ta zgjedhur problemin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE